FOTOT: Kush është shqiptarja që terrorizoi grekët, dëshmia e autores dhe pasuria e “fshehtë” në Shqipëri

12 Nëntor 2021, 10:22Politika TEMA
FOTOT: Kush është shqiptarja që terrorizoi grekët,

Klodiana Çela, shqiptarja e cila një ditë më parë plagosi ish-partnerin e saj grek Jorgo Neos kishte qenë e dënuar nga gjykata greke pasi e kishte shantazhuar atë vazhdimisht për t’i marrë para. Mediat greke bëjnë me dije se ata kishin pasur një lidhje 13 vite më parë, nga e cila kishin bashkë edhe një vajzë 13-vjeçe. Okulisti grek në atë kohë ishte i martuar me një grua angleze dhe me dy fëmijë, dhe vendosi të mos e prishë martesën e tij, por i njohu atësinë vajzës që kishte me shqiptaren.

Pas lindjes së fëmijës Çela nisi të shantazhonte babanë e fëmijës së saj për t’i marrë para. Ai e denoncoi atë në polici për zhvatje. Gjykata vendosi ta dënonte shqiptaren, ndërsa greku mori vajzën në shtëpinë e tij me gruan angleze. Klodiana Çela kishte hedhur dyshime se ish-partneri i saj grek donte të abuzonte me fëmijën dhe ta lëndonte atë, raporton ABC News.  Ajo ngriti disa padi ndaj mjekut megjithatë gjykata e shpalli të pafajshëm.

Si ndodhi ngjarja

Ditën e djeshme autorja u shfaq jashtë banesës së mjekut grek, teksa ky i fundit po parkonte makinën për të marrë me vete vajzën që kishte nga lidhja me shqiptaren. Ajo u afrua pranë tyre, nxori armën dhe qëlloi të paktën 5 herë ndaj ish partnerit grek duke e plagosur në gjoks dhe bark. Më pas arma i ra nga duart dhe ajo u përpoq të merrte me vete vajzën e saj. Kjo e fundit rezistoi duke i ikur nga duart. Gjatë kontrollit policia gjeti në makinën e saj dy thika, dy telefona celularë dhe disa letra tarot. Gjatë dëshmisë së saj shqiptarja i tha policisë se nuk e kishte armën me vete por u sulmua nga 68 vjeçari.

Ajo deklaroi se pasi i mori armën 68-vjeçarit dhe arriti ta qëllonte. Mirëpo e bija e ka hedhur poshtë këtë variant duke deklaruar: “Mami e nxori armën nga çanta dhe qëlloi në drejtim të babit”, është shprehur ajo.  13-vjeçarja u dërgua në departamentin e të miturve në GADA për t’u asistuar nga psikologët. Ajo u tha atyre se donte të qëndronte me të atin pasi ai ishte kujdesur gjithmonë për të. Policia e pyeti 49-vjeçaren në lidhje me vendbanimin e saj. Ajo tha se flinte në makinë dhe shpesh herë qëndronte në hotele.

Krim i paralajmëruar

Sipas informacioneve të mbledhura nga hetuesit, gruaja shqiptare e cila tashmë është vënë në prangat e policisë, e kishte menduar sulmin e një dite më parë prej një kohe të gjatë. Sipas fqinjëve ajo endej nëpër lagjen e ish partnerit dhe para pak kohësh kishte pasur një sherr me gruan angleze të tij. Ajo vinte nga Kelafonia ku jetonte prej disa kohësh, dhe niste të vëzhgonte lëvizjet e mjekut pa u vënë re prej tij, pasi prej vitesh një vendim gjykate e ndalonte t’i afrohej më shumë se 100 metra. Klodiana Çela prezantohej herë si artiste, herë si trashëgimtare e një pasurie të fshehtë që pretendonte që kishte në Shqipëri.

Ajo përpiqej të hidhte baltë mbi figurën e babait të fëmijës së saj, duke e akuzuar si komplotues bashkë me prokurorë, avokatë dhe biznesmenë të mëdhenj, të cilët sipas saj kishin vepruar të gjithë bashkë për t’i marrë pasurinë e fshehtë dhe vajzën e saj. Gruaja vazhdimisht telefononte gazetarët duke ankohej se ishte viktimë e mjekut duke kërkuar të bënte publike historinë e saj. Një person i afërt me të i tha mediave greke se ajo kishte pasur shpesh sjellje të dhunshme ndaj fëmijës dhe po përballej me probleme psikologjike të cilat refuzonte t’i pranonte.

Gjendja e 68-vjeçarit

68-vjeçari grek është në gjendje të rëndë për jetën. Ditën e djeshme ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati të paktën 8 orë dhe nga trupi i tij u nxorën katër plumba. Avokati i tij Alexandros Alexandrakis deklaroi për mediat se autorja kishte ushtruar presion vazhdimisht ndaj klientit të tij. 5 vite më parë ajo kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. “Pesë vite më parë ajo sulmoi gruan e klientit tim në sy të fëmijës. Ajo e hodhi në dysheme dhe filloi ta godiste me këmbë në kokë. Kjo është arsyeja pse ai u dënua”, është shprehur avokati.

16 komente në “FOTOT: Kush është shqiptarja që terrorizoi grekët, dëshmia e autores dhe pasuria e “fshehtë” në Shqipëri”

  1. Vini says:

    Kjo qenka e semure psiqike ,nuk i kuptoj shume shqiptar qe i thon bravo ksaj mostre.

    1. Hoxh Armandi says:

      Kjo eshte heroine pellazge turkoshqiptare. Greket jane te poshter dhe i bien ne qaf kot turkoshqiptareve.

    2. Kozmai says:

      Po duan ta nxjerrin te semure nenen se shteti grek bythq..r eshte fajtor qe nuk ibdja mbrojtje per te vetmen arsye se ishte shqiptare e i hedhin balte. Shtet legen po kane faj shqiptaret qe vene e duan ta ndertojnr jeten atje.

  2. Taulant says:

    Greqia eshyte vend ne bashkimin evropjan ku me ligj kujdesi i femijes i kalon nenes.
    Nuk mund ti rrembehet femija nje nena.
    Terrori eshte i justifikuar.

    1. pjeter says:

      Po,por jo te gjitha vendet jane ashtu,ka edhe nga ato vende qe gjykata ja u jep te dy prinderve me te drejta e detyrime te barabarta,natyrisht, kur prindrit jane normale.Nuk ka si te justifikohet ky krim ne sy te femijes,ajo grua,edhe ne qofte se mund ti jete bere padrejtesi,dhe per shqitaret drejtesia greke historikisht nuk eshte treguar gjithmone e drejte,por me kete krim,ajo e ka larguar perfundimisht femjen e saj.
      Ajo femije veshtire ta harroje ate skene,qe ja shjaktoi e ema.

  3. Totololi says:

    Plehre, si shume shqiptare te tjere. Ne jemi populli me psikopat ne bote, pa asnje dyshim. Vetem vrasim, vjedhim, mashtrojme, tradhetojme. Fuck, popull i mete nga trute.

    1. Franci says:

      Pergjithesimi dhe paragjykimi jane karakteristikat e injorantit ……ndodh shpesh here qe ngateron te gjithe te tjeret me veten ……keshtu dhe ti kujton se je brashnjar dhe te gjitha epitetet qe ke vene dhe jane e te tjeret……..dylber

  4. k says:

    Edhe kur nëna është putanë kriminele ?

  5. labi says:

    Ku eshte problemi,krim emocional,keto ndodhin cdo dite ne Europe,bile ka dhe me keq,eshte e lejuar me ligj dhe ka vende te posacme ku burrat shkojne e nderrojne grate me njeri tjeterin,keto quhen clube echangiste,dobici Grek dhe ne moshe te vjeter nuk ka pas kohe ta mesoj qe dhipi ti bo punet dhip.

  6. E verteta says:

    Une nuk e di si eshte historia e vertete por fakti eshte qe nje nene ne sy te femijes se vet kryen nje akt kriminal. Ajo nene nuk eshte me per femijen. Edhe femija me te drejte ka deshmuar dhe ka vendosur mos te jetoje me me te. Per me teper qe sipas femijes ajo ka genjyer. Kjo duket se eshte e çrregullt menderisht, qenka per psiqiatri. Keshtu eshte kur je mesuar me hajduteri dhe t’i biesh tjetrit ne qafe. Ky lloji njeriu eshte mesuar qe jeten ta çoje qyl. Njeri qe nuk nderton dot jeten e vete dhe kthehet ne kriminele se ia kane fajin te tjeret. Shko moj idiote se nuk je per te rritur femije!

  7. Fair enough says:

    Personalitet psikopatik. Mashtruese, shantazuese, pa pike empatie per tjetrin, dhe ne fund vrasese.
    Sa pak dihet ne Shqiperi per semundjet mendore!

    Post scriptum:
    Te gjithe qe mbeshtesin dhe justifikojne dhunen shantazhin, vrasjen kane ne brendesi te tyre shirita psikopatie dhe jane te rrezikshem! U rrini larg!

  8. demokrati says:

    Nga gjuha e pedorur nga gazetari duket se shqiptarja paska qene thjesht nje prodhuese femije dhe jo nena e vajzes.Mjere kush merret dhe bie ne dore grekesh.Kjo grua nepermjet shtrengimit humbi vajzen e saj dhe tss tani edhe jeten.Nena eshte fuqi force por edhe deshperimi.

  9. Supaxhiu 300 evro says:

    Pothuajse tè gjitha komentet ketu i ka ber “dylberi 300 evro”keshtu i paguajn pensionin greket mujor!Nuk ekziston vend evropian n qe me ndarjen e çiftit fèmijèn e merr Nèna.Meqènse ne jemi shtet me nder muti,nuk ka as konsullat dhe ambasad qè mbron te drejtat e shqiptareve.Si mund te lihet e vetme nje Nèn femije pa vajzen e vet dhe tè luftoj me drejtèsin greke e cila e ka vertetuar me shqiptaret qè i pèrdorin si mish pèr top.Kjo Nen mbasi i hoqèn femijèn e detyruan te arrij ndoshta ne depresion?Shtet me nder mu,,,,,,.ndihmo kete viktim te shoqeris nacionaliste greke nga çmènduria,ka nevoj pèr psikolog dhe avokat ,nuk mundet tè lihen shqiptaret ne mèshirèn e fatit dhe njè bastard apo dy grek ketu mbushin me komente ofenduese ndaj shqiptareve.Perse nuk njoftoni policin postale ti gjej keta bastard?

    1. pjeter says:

      Sepse redaksise i intereson supaxhiu 300 evro qe provokon,ose eshte ndonje nga stafi i saj qe provokin me te njejten gjuhe,ska mundesi qe ti jepet hapesire urrejtjes ndryshe.Do ishte mire qe ndonje ta denoncoje Temen, qe nepermjet portalit te saj ,perhapet urrejtje fetare,por deri tani vazhdon i lire Qaf k …i grekofil te ofendoje shqiptaret.

    2. AA says:

      Po Legena njerez,cfare pret,,,,,Greqia eshte shtet evropian ne letra se ne praktike eshte si irani..nuk gjykate ne Greqi te jap Drejtesi per Shqiptaret…cdo gjobe qe vendoset kudo ju vendoset shqiptareve.cdo bisnez vuan nga racizmi dhe Policia raciste.mire ja bere ka pasur shenje te mire,Policia greke para nje jave zbrazi 38 plumba mbi nje cigan,…greku me i mire do bere sapun per derra

  10. Qyterar i zakonshem says:

    Eeee..ee.. paskan njçike difetence si çift ky babaxhani i” pa fajshem” grek me kete” shoten ” tone qe te merrka gjak nr vetull. Po pse mor gjysh e mer 18 vjer me te re gruan edhe nga nue rrace tjeter . Kush kujton se je Ali pashe Trpelena ? Qysh ketu fillon perplasja. Ajo ka menduar te shfrytezoje pasurine e grekut ky ka menduar te shfrytezoje trupin e shqiptaries . Kjo ka lindur vajzen ai ka keruar ta nxjerre pa gje nga jeta e tije dhe e vajzes. Vajzen e konsiderin vetem te tijen. Me ane gjygjesh dhe marifetesh don ta largoje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje