"Faleminderit për emocionet që na dhuruat", Edi Rama i del në krah Rejës: Kombëtarja nuk është e jona vetëm kur fiton, po edhe kur humbet

15 Nëntor 2021, 23:50Sport TEMA

Kombëtarja jonë ka mbyllur me një fitore minimale ndaj Andorras në “Air Albania” rrugëtimin për Botërorin, Katar 2022.

Padyshim që ky ishte një nga edicionet më të mira të “kuqezinjve” pasi si kurrë më parë ai dalim të grumbullojmë 18 pikë dhe të përfundojmë në vendin e tretë pas Anglisë dhe Polonisë.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjen në rrjetin social “Facebook” ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka falenderuar futbollistët dhe trajnerin për emocionet e bukura që dhuruan.

Kombëtarja kuqezi nuk është e jona vetëm kur fiton, po edhe kur humbet dhe ky i kësaj radhe mbetet një edicion i bukur i kuqezinjve, për të cilin të gjithë djemtë e kësaj skuadre dhe traineri ynë, meritojnë falenderime për emocionet që na dhuruan e respekt për të 18 pikët që grumbulluan.

Me grupin plot të rinj dhe eksperiencën e fituar në këto eliminatore, më e mira është ende përpara për këtë Kombëtare #ForcaShqipëria”, shkruan Rama.

2 komente në ““Faleminderit për emocionet që na dhuruat”, Edi Rama i del në krah Rejës: Kombëtarja nuk është e jona vetëm kur fiton, po edhe kur humbet”

  1. Tifozi kuq e zi says:

    12 pik se 6 pik ja dha Mbroja me 20 minuta loj , se pjesen tjeter ngrofi stoli prej kti trajneri matuf , ky te shkoj te haj pensionin ne shpi te vet se nuk ka çi jep me ekipit ton komtar .

  2. Bujar Kanapari says:

    Me Rejen skuadra do te vazhdoje te kete paqendrueshmeri ne rezultate.
    Skuadra nuk ka marre fitore te medha por ka grumbulluar pike me shume se te tjeret.
    Shkaterrimi me anglezet ku mund te kishim pesuar edhe 15 gola, nuk justifikohet, ose ndeshja ka qene e trukuar per numrin e golave ne pjesen e pare.
    Hungarezet barazuan ne Angli.

    Ta shtysh skuadren perpara me anglezet duhet te keshe mesfushore me cilesi te larta fizike atletike dhe teknike.
    Ku eshte eksperienca e trajnerit ketu?
    Hysaj nuk i pergjigjet skemes 3 5 2, Balliu eshte me i pershtatshem.

    Me afrimin e Brojes dhe Bajramit, duhet te ndryshohet skema, por trajneri nuk ka ndermend.
    Skuadra jone eshte e prirur per sulm gradual dhe kundersulm.

    Me De Biazin kemi patur qendrueshmeri dhe fitore me te medha, por qe ka patur lojtare me te mire ne mesfushe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje