Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 me Andorrën në “Air Albania”.
Sfida e fundit në kualifikueset e Botërorit 2022 do duhet të fitohet nga kuqezinjtë, për të mbajtur vendin e tretë në grupin I.
Gjashtë lojtarë janë jashtë për kuqezinjtë, teksa mes mungesave dhe dëmtimeve trajneri Edy Reja ka skicuar titullarët e sfidës së sotme.
Broja, Bare dhe Kumbulla janë të dëmtuar, ndërsa Cikalleshi, Ismajli dhe Gjasula janë të pezulluar. Gjykon sfidën Andris Treimanis nga Letonia.
Formacionte zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Uzuni, Cekiçi, Seferi Trajner: Edy Reja