Presidenti Amerikan Joe Biden, prej kohësh po promovon makinat elektrike që po prodhohen nga fabrikat e tre kompanive të mëdha të SHBA në Detroit.
Fabrika që kanë kaluar vështirësi të mëdha, që ndikoi më pas në një papunësi galopante dhe trazira sociale e ekonomike.
Në një plan gjigand investimesh prej 1.3 trilion dollarë, Biden ka planifikuar edhe mbështetje për klimën, ku gjithashtu ka vendosur çështjen e makinave elektrike.
Presidenti amerikan ishte në fabrikën e General Motors, ku dhe ngau një Hummer elektrik, duke e promovuar në faqet e tij si një makinë e së ardhmes.
Këtë seri makinash elektrike të GM-së, e ka projektuar një grup inxhinierësh të talentuar, në krye të të cilit bën pjesë një shqiptar nga Vlora: Gjergji Shaska.
I ndodhur prej kohësh në SHBA, ai është pjesë e një familje të njohur qytetare dhe intelektuale të Vlorës.
Pak vite më parë, vëllai i tij, Tanush Shaska, një akademik mjaft i njohur në SHBA u rikthye në qytetin e tij, ku mori drejtimin e Universitetit “Ismail Qemali”, me idenë për ta kthyer një qendër perëndimore arsimi, por nuk e lanë, pasi ai parashikonte që mediokrit të mos kenë punë në marrjen e titujve apo në dhënien e leksioneve.
(TemA)
a ju lumte, Shaskajt e Vlores jane njerez fisnike
Per dijeni:Ky mund te jete ne grupin e inxhinjereve, por tre drejtuesit epare te ketij projekti dhe firma e kesaj patente eshte e nje inxhinjeri tjeter shqiptar i cili eshte nga Tirana si dhe dy te tjeret jane njeri nga Meksika dhe tjetri SHBA, ndersa te tjeret ne mes te tyre edhe ky nga Vlora jane punonjes qe zbatojne kete project.
Pak rëndësi ka.
Qe njëri nga drejtuesit është nga Tirana aq më mirë akoma, ne shqiptarët themi; gjalpi mbetet ne lakror
Sakte
Ka shume specialiste te talentuar shqiptare qe kontribojne ne fusha te ndryshme te shkences dhe teknikes ne vend te zhvilluara te botes.
Bravo per SHaskajt e SKELES ,inteligjenca duhet te shkonte ne AMERIK te shperthente se ne SHQIPERI mos gabohem ne kohen e dulles kan qene te persekutuar.
E vërtetë , erdhi në drejim të universitetit ,në atë periudh organizoi studentit që të propozonin heqjen e emrit universitet . Natyrisht me bekimin e “Anteut k/ demokrat “ S, Berishës dhe ministrit kuqualosh i PD së Pollo . Pati kurajon që të prekte emrin e babai të Kombit .