Arabia Saudite ka avancuar me projektet për diversifikimin e ekonomisë dhe shkëputjen e varësisë së madhe nga eksporti i naftës, që sot siguron mbi 90 për qind të të ardhurave të mbretërisë.
Këtij qëllimi i shërben edhe projekti i konsideruar utopik, “Oxagon”, që do të jetë një qytet lundrues në Detin e Kuq me hapësirë më të madhe se qyteti i Nju Jorkut.
Princi i kurorës Mohammed bin Salman njoftoi sot projektin e “Oxagon”, që do të ndërtohet në jugperëndim të zonës së Neom, edhe ky një megaqytet i ri futuristik për të cilin autoritetet pretendojnë se do të jetë 33 herë më i madh se Neë York City.
Gjysma e qytetit të Oxagon do të qëndrojë mbi sipërfaqen e Detit të Kuq, në një thellësi prej 500 metra.
“Oxagon do të jetë katalizatori i rritjes ekonomike dhe diversitetit në Neom e më gjerë në të gjithë mbretërinë, duke plotësuar ambiciet tona për projektin Vizion 2030,” thuhej në deklaratën e princit, duke iu referuar strategjisë ekonomike të diversifikimit për shmangien e varësisë nga burimet e naftës.
Mbas euronews Albania qe eshte bere arabnews, tani po reklamojme gjithandej arabine dhe emiratet bashke me mbreterit e tyre. Diçka nuk shkon. Ato kane arritjet e veta qe duhen njohur, por druaj qe po teprohet. Kanalet europiane te informimit ndodh te flasin edhe per arritjet arabe, por ne mase. Francezet ja kane shitur kanalin e vet ne gjuhen shqipe arabeve me sa duket, kjo eshte pune e tyre. Ndersa per ne, shqiptaret, ka vetem nje amanet qe s’duhet harruar “Drejt Perendimit”
Sa avantgarde Jane keta beduinet e Saharase qe nga deveja kaluann tek Rolls Royce keshtu papritur me nje te rene te lapesit dhe keta anglezet,amerikanet,cifutet,francezet mbasi e volen mire I thane merreni tani dhe shfrytezojeni vete qe the beheni me te pasur se ne dhe cuditerisht ata vertet u bene te pasur bile ja kaluan ketyre te pafeve???.Ajo familja mbreterore e Arabise ka shume gjera te perbashketa ne menyren e pasurimit me familjen e pasur te Bes Kallakut
Sapo bisedova me një CEO për këto gjëra. E kishin ftuar të shkonte në këtë qytet për biznes. Ajo tha se i gjithë qyteti është një makinë Rube Goldberg që s’i hyn në punë as dreqit. Sa të thahen paret do thahet dhe qyteti.