Avokati Spartak Ngjela thotë se Sali Berisha me “Foltoren” e nisur i shërben Beogradit dhe qëllimeve të tij për të nxitur konflikt civil në Shqipëri.
“Kemi të dhëna të sigurta se Beogradi po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-Jug, njëlloj siç e kërkoi edhe përgjatë vitit të mbrapshtë 1999. Tani po e kërkon pikërisht gjatë foltoreve të Sali Berishës”, shkruan avokati.
Ngjela deklaron se Berishës i është bërë kjo kërkesë nga Serbia, por këtë herë është në dorë të ish-Kryeministrit që ta pranojë apo jo vënien në shërbim të interesave të Beogradit për të nxitur konflikt veri-jug.
“A do ta pranojë sërish Berisha këtë kërkesë të Beogradit, siç bëri edhe në vitin 1999?”, thotë ai.
Avokati paralajmëron edhe pasojat e një pranimi nga Berisha, sipas tij.
“Le ta provojë po të dojë, por të mos e harrojë faktin se ndërkohë është nongrata në Shtetet e Bashkuara dhe, ligji i ri për ekstradimin midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i miratuar në korrik të këtij viti, është në gatishmëri për çdo orvatje të tillë. Le të presim e të shikojmë…”, shkruan ai.
Ditën e sotme, duke sulmuar reformën në drejtësi, Berisha tha se vettingu funksionon në bazë të krahinave dhe besimit fetar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Gjithë shqiptarët pritën që vettingu të ishte një radiografi, dhe t’u jipte atyre gjykatës e prokurorë që meritonin. Por vettingun e morën në dorë Engjëll Agaçi dhe Pamela Balluku. Si ka mundësi që vihet fshesa sipas krahinave dhe besimit fetar në sistemin e drejtësisë. Lexoni studimin e Euronews, tregon që vetëm 6% e shqiptarëve besojnë se ia vlente kostoja e kësaj reforme. Të gjitha këto kanë një ekzekutor dhe ky është Edi Rama, por kanë patur një padrino dhe ky është George Soros”, tha Berisha.
KA TE DREJTE ESHTE NJE LIDHJE TIRANE PRISHTINE BEOGRADE PARA DY DITESH BATON HAXHIU ME NJE FARE KELMENTI KELMENTI KRIJUAN PERCARJE VERI JUGE SOT BERRISHA VERI JUGE DHE PARA NJE JAVE NJE NEXHMEDIN SPAHIU NJE TURKE KOSOVE VERI JUGE DHE NJE FARE MATOSHI MATOSHI NJE PANDURI NJE GASHI NJE SHALA QE SHPESHE I DEGJONE NE TV TONA POR QE PERDORIN NJE DUBLE LANGAGE KANE NJE LIDHJE DIREKTE ME CELULA ANTISHQIPTARE NE BEOGRADE.
NUK JAM DASHSMIRES I YVOKATIT POR KA TD DREJTE
ja dhe ky kerci kuqi i zgjebosur, Ylberisti veteran , dele e dhjet nga goja per lajme propagande se ate dalje e ka jashte funksionit
Ca thu ore !? Po Berisha ket here ka perkrahje me te madhe ne Jug !!! Shiko shiko avokati ! ?
Ky ka ike nga trute fare.
Lum tema per Frrokun Avokotin dhe Meron qe dalin e torollaksin kartifozet.