Tirana mbështillet me dijen albanologjike

23 Nëntor 2021, 17:24Kulturë TEMA

Nga datat 25 deri më 27 nëntor 2021 Tirana do të bëhet qendra e diskutimeve dhe e arritjeve më të fundit në fushën e shkencave albanologjike.

Prej vitit 1972, kohë kur u mbajt në Tiranë Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Ilire, i cili bëri një bilanc të plotë të të gjitha arritjeve që ishin shënuar deri në atë kohë në fushë të historisë së shqiptarëve, prejardhjes së tyre, të gjuhës shqipe, duke treguar vijimësinë iliro-shqiptare përmes argumenteve historikë, arkeologjikë dhe gjuhësorë, e deri më sot, gati 50 vjet më vonë nuk ka pasur një aktivitet të këtyre përmasave që e kthejnë Tiranën në qendër të studimeve albanologjike.

Këtë vit, pra në vitin 2021 Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës organizojnë Kuvendin e Studimeve Albanologjike për ta ridimensionuar kuptimin dhe përmbajtjen e albanologjisë dhe disiplinave të saj :vijimësia iliro-shqiptare, shqipja si gjuhë indoeuropiane dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët motra të kësa familjeje, trashëgimia e shqiptarëve në trojet etnike do të pasurohen në këtë Kuvend edhe me vështrime nga disiplina e antropologjisë, etnomuzikës dhe përmes analizave që mbështeten në teoritë moderne e që do të hedhin një dritë të re për origjinën, gjuhën, kulturën dhe qytetërimin shqiptar në trojet e veta.

Kuvendi ka komitetin organizues dhe atë shkencor si dhe  ka edhe një bord nderi të cilit i prin shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare dhe mjaft personalitete të tjera shqiptare dhe të huaja.

Kuvendi do t’ zhvillojë punimet në hotel Plazza. Do të mbahen tri seanca plenare në datat 25, 26 dhe 27 nëntor, pastaj do të vazhdohet për tri ditë resht me dy seanca paralele të pasditeve rreth katër temave themelore : Histori, Gjuhësi, Antropologji dhe Studime letrare. Do të referojnë rreth 182 studiues shqiptarë dhe të huaj.

Një tjetër vlerë e Kuvendit është se synon të krijojë rrjetin e shkollave, qendrave dhe individëve që merren me albanologji në të gjithë botën. Do të krijojë mundësinë që albanologët e ftuar dhe organizatorët shqiptarë të dëgjojnë njëri-tjetrin. Do të qartësojë gjendjen e albanologjisë sot dhe ndryshimet që kanë ndodhur nga një kohë në tjetrën. Do të konfirmojë arritjet e albanologjisë te ne dhe do të bëjë një bilanc krahasues me albanologjinë në qendrat e tjera dhe me vetveten në të shkuarën. Do të verifikojë e rikonfirmojë tezat bazë të albanologjisë si strategji shkencore për të ardhmen.

Mbështetur në ligj Akademia e shkencave të Shqipërisë po luan rolin e saj që të drejtojë dhe të orientojë kërkimin shkencor në vendin tonë duke zgjeruar marrëdhëniet e saj dhe duke përfshirë në strukturat e saj dijetarët më të mirë shqiptarë brenda e jashtë vendit.

Pas suksesit të Konferencës Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë, Kuvendi i studimeve albanologjike shënon një hap të ri në hullinë e veprimtarive  të mëparshme të këtij institucioni.

Duke përbashkuar arritjet më të mira të qendrave dhe studimeve albanologjike si ato të Palermos, Kozencës, Mynihut, Regensburgut Vjenës si dhe pas viteve 1999 arritjet dhe zhvillimin e dukshëm të studimeve albanologjike në Republikën e Kosovës, dija shqiptare e albanologjisë për të vënë një kufi të qartë mes shkencës albanologjike dhe pseudoshkencës .

Kuvendi i studimeve albanologjike shënon gjithashtu edhe një shkallë të re në vështrimin e dukurive të historisë, arkologjisë, gjuhësisë, antropologjisë e letërsisë sepse tani qendrat e Studimeve albanologjike të Tiranës dhe Prishtinës janë pasuruar me dijetarë të rinj që sjellin në këtë anë të dijes shqiptare teoritë moderne të vështrimit të dukurive tradicionale albanologjike.

10 komente në “Tirana mbështillet me dijen albanologjike”

  1. faro says:

    Perse mungon ftesa per studiues qe mund te deshirojne te kumtojne ne kete kuvend kaq te rendesishem?
    Mendoj se ka shume te tille.

  2. Papi says:

    Nje albanolog i mynihut para 10 vjetesh ankohej qeverise se tiranes se nuk arrrinte kuptonte me shqipen e folur neper tv shqiptare
    Morali… a po e mbrojme ne shqipen?

  3. GSTV says:

    FARO, është për të përshëndetur takime të kësaj natyre.
    Cështja e kriterit se kush do duhej të merrte pjesë për të kontribuar rreth zbulimit të arriturave të reja, nuk është lehtë të përkufizohet. Mirëpo, personalisht jam në përfundim e sipër të një studimi mjaft interesant, të panjohur që, sipas rezulteteve të deritanishme, hap një horizont të ri e të gjerë për njohjen historike të shqipes dhe prerjet e ndërsjella me gjuhët tjera evropiane, gjermanike.
    Ia kam nisur shtypit ma herët do fragmente studimi, pa ato kontaktet e njoftimet – lidhjet paraprake me redaktorin etj.
    E dini se c´më ka ndodhur? Nuk tregojnë as më të paktën kërshëri, jo më interesim, për të mësuar dicka nga ky projekt studimi.
    Shënimet, sprovat, esetë, shtjellimet, studimet e përfunduara më rrinë stoqe letrash n¨për rrafte dhe disqe elektronike dhe, ndoshta, nuk do shohin kurrë dritë..

  4. Baliu says:

    E mbas tri ditesh Tirana do te q’mbeshtillet prap nga “dijet” albanologjike. Pse te mos thuhej: Tirana mikpritese e kuvendit … . E sa ju perket rezultateve te reja ne fushen e albanologjise nga studiues “jo legjendar”, ata skan nevoje ta marin bekimin e “legjendarve”, por thjesht le ti botojne ato duke i shfrytezuar mundesite e shumta elektronike dhe te shtypura qe kemi sot.

  5. albaniafirst says:

    Nje nisme e vonuar, por me mire vone se kurr, thote populli yne i mencur

  6. millosh kopiliqi says:

    arritje te medha !!!!!!!!!!
    krejt viset shqiptare ushtojne arabisht, greqisht, turqisht…..
    toponime sllave, greke……
    emra arab,grek,italian……
    qdo dite futje te fjaleve te huaja….
    “albanologet” skane ekzistuare kurre…..

    1. SS says:

      Dashuria dhe kultura kombëtare kultivohet.

      Tek na dhe ndër ne – respektohet kulti i interesit material dhe dhuna.

    2. Shmil Gurra says:

      FATKEQËSISHT, jemi popull pa fije sensi kombëtar. Vjen sllavi në bregdetin tonë, kamerieri ynë nis e belbëzon sllavisht, sa për shembull.
      Në Gostivar, u tretën vendbanimet Rrafshe ´ Madhe; Mirditë; Recani ´ Sh´jeve; lagja Koria; Kodra e Banjicës, Ura e Toskës; Llacet e Debreshit e e të tjera dhe nuk përmenden më ose u modifikuan me fabrikate sllave të cilat popullata shqiptare, në krye me politikanët shqipfolës i përpijnë e i përdorin pa fije vreri.

      Njëzet (20) km më lartë funksionon “Universiteti” i Tetovës, me katedër “albanologji” , ku prodhohen diploma e nxirren ekspertë për të luajtur domino në pijetoret e cajit….

  7. . says:

    F0rumi i albanologjise me Albanolog te cunguar,dhe me ide te cunguara.Neraste se nuk jan te ftuar Elena Kocaqi,Fatbardha Demi,Marin Mema,e disa te tjere nga diaspora qe e njohin mir te shkuaren Pellazge ilire arberore ky forum eshte i deshtuar.Albanologet e ppsh i referohen gjithmon kultures greke, dhe asaj romake. Ne te pa drejte anash kalojne vertetesin Pellazge ilire.Keta Albanolog jan te paqarte nga alkoli dhe tymosja.Mjafton te studjohet historia e japigeve,dauneve,mesapeve dhe te shardenau ku do te zbuloni fjal te gjuhes ilire ,te tradicionit dhe te arkeologjis antike.Do te jap disa shembuj qe nuk duhen mohuar si pershembull! ne krete quhet nje vend banim antik(ku- ni-se)qe do te thote ketu nis jeta zhvillimi .ka me shqip se kjo fjale.Ne Peucezia zot i tyre quhej gjano.ky popull kishte prejardhjen nga gjenusia popull qe banonte ne afersi te lumi shkumbin.Gjano qe do te thote gjason se ky simbol ishte nje koke me dy fityra.Ky simbol perfaqesonte ne antikitet pellazget dhe iliret nje rrac ne dy krahina nga shkumbini e deri ne kret po ashtu nga shkumbini e gjer ne halshtat .

    1. SS says:

      Do të fitosh mallkimin e Paskal Milos!
      Aty, diku në afërsi, do të marrësh goditjen edhe nga Xhufi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje