Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës në Kosovë, gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes dy qeverive, foli për marrëveshjet që do të nënshkruhen mes dy vendeve.
Ndërsa po jepte detaje rreth memorandumit që do në nënshkruhet në Elbasan, Aliu tregoi se ka qenë në një shkollë me ministren e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushin, dhe thotë se është i lumtur që do të mblidhet për të pirë kafe me shokët e klasës!
“Kjo do të ishte e një rëndësie të veçantë. Po nënshkruajmë këtë memorandum në Elbasan, ku kam qenë në shkollë me Evis Kushin dhe mbase mblidhemi për të pirë kafe me shokët tanë të klasës dhe kjo ma shton gëzimin e këtij nënshkrimi”, u shpreh ministri Aliu.