Një zë i fortë dhe kritik për buxhetin 2022 në Kuvend ishte deputeti socialist, Erion Braçe, ish-zëvendësministër, mëngjesin e së hënës ishte i ftuar në Dita Jonë.
Në A2 CNN, ai u shpreh se paketa fiskale godiste shumicën dhe nuk merrej me pakicën që grumbullon para në këtë vend.
“Disa të vërteta duhen thënë, për më tepër kur vendosen tatime dhe taksa. Politika fiskale nuk mund të jetë e personalizuar. Paketa fiskale kishte disa veçanti, por më e rëndësishmja, në gjykimin tim, godiste shumicën dhe nuk merrej me pakicën që grumbullon para në këtë vend”, u shpreh Braçe.
I pyetur nëse kemi të bëjmë me një qeverisje të kapur dhe që nuk mund të veprojë për interesat e qytetarëve, Braçe u shpreh ndryshe, duke thënë se ka interesa që gjejnë përkrahje.
“Nuk besoj ende se kemi një qeveri të kapur, por kemi interesa që gjejnë përkrahje shumë të gjerë brenda qeverisë, ashtu siç duhet të ndodhte që interesat e një shumice dërrmuese, siç janë prodhuesit vendas të produkteve bujqësore blegtorale, duhet të kishin gjetur mbështetje akoma më të madhe se këta. Duhet një ekuilibër mes biznesmenëve dhe prodhuesve të vegjël”, tha Braçe.
Ik Braçe mos na bej te vjellim me mengjes. Ti e di mire se sa rende eshte situata. Jo me kot te zevendesuan me tigrin. Por tibje komunist legen qe nuk i bie ndesh Rames edhe pse e di se ai po vjedh nashke me 40 hajdutat e tij perfshi edhe ty.
Problemi more zoti Brace eshte :Cilat jane ato interesa qe qeveria ka kapur.????Jane interesat qe demtojne ekonomine e popullit ,dhe pasurohen qeveritaret qe bejne pjese ne qeveri ,apo jane interesat qe rregullojne ne nje fare mynyre mirqenjen e njerzeve duke ndertuar rruget ,airoportet ,porte ,pallate per te strehuar popullin .PO thua me pake fjale qe ,nuke eshte faji i hajdutit qe vodhi lopen e Celos ,pore faji i lopes qe ishte ne livadhe.Ase mishe dh,e ase peshke. Po per fondet e vjedhura ,i kujte eshte faji??Pse gjithmone vidhen fondet publike????Pse c’do gje behet me koncesion?Po me apaltet ,pse fitone garen gjithmone ai qe ofrone me shume ,kure realishte duhet ta fitoje ai qe ofron me pake .
Ate kujtohetGjini i portokallise ,qe filloi pune ne burge per te punuar si sistem alarmi ,sepse punonte pa kurente. Brace nuke mbetet tjeter gje ,vecse te legjitimoshe vjedhjet galopante te qeveritareve te c’do lloi qevere,dhe keshtu mbrone edhe vilat e sheikeve ne gjirin e lalezit ,filloje nga njerzit qeveritare e deri teke njerzit e drejtesise si Arben Krajaedhe keta njerze po qeveritare.