Mbesa e Qazim Mulletit: Të gjitha durohen, por të tallet mbiemri ynë, është e tepërt

2 Dhjetor 2021, 09:26Sociale TEMA

Mbesa e Qazim Mulletit, personazhi real në veprën “Prefekti” që u rilexuam më 28 nëntor nga aktorët e Teatrit Kombëtar e quan të tepërt përtalljen që bëhet sipas saj, edhe në shekullin 21 me mbiemrin e saj.

Besforta Mulleti tregon vuajtjet e familjes së saj gjatë kohës së komunizmit, ndërkohë që edhe sot vuan akoma pasojat. Ajo thotë se artistët që kanë për detyrë morale si në çdo vend të botës të edukojnë duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe këtu dhe nëse nuk e bëjnë këtë, të paktën nuk duhet të hapin plagët e atyre që kanë vuajtur.

Reagimi

Unë isha 8 vjeç kur familja ime u rikthye në Tiranë. Deri atëherë ne kishim jetuar në Shkodër, ku familja e babait ishte vendosur pas vdekjes së gjyshit dhe përfundimit të internimit në Kavajë, meqenëse nuk iu lejohej të ktheheshin në Tirane, pasi ishin dëbuar. Unë isha një tiranase që flisja me dialekt shkodran e sa herë përmendja mbiemrin, dëgjoja fraza nga shokët e klasës “Mulleti? Si Qazim Mulleti?”, të cilët vazhdonin me pas me batuta nga komedia. Unë nuk e kam parë kurrë të ashtuquajturën komedi “Prefekti”.

Besoj se nuk është e nevojshme t’ju them pse… por e mbaj mend shume mirë zhgënjimin në fytyrën e babait tim sa herë që ndërronte kanalet dhe ndonjë kanal lokal po shfaqte komedinë. Pardje, më 28 Nëntor 2021, Teatri Kombëtar vendosi të rishfaqte njërën prej “kryeveprave” të komunizmit, komedinë “Prefekti”. Kjo ka qenë gjithmonë një temë shumë e ndjeshme për familjen dhe fisin tonë.

Ne akoma luftojmë nëpër gjyqe për të drejtën e pronës. Ne jemi nga ato familje që u shpronësuan për të mirën e interesit publik nga Bashkia e Tiranës para pak vitesh për të ndërtuar një shesh rekreativ, të cilit minimalisht duhet t’i kishin vënë emrin “Qazim Mulleti”. Të gjitha këto durohen, por të vazhdohet të përtallet mbiemri jonë në vitin 2021 është e tepërt. Në një vend ku akoma debatohet për shkrimin e saktë të historisë, sidomos të asaj pas vitit 1944, të vendosesh të rishfaqësh ditën e Pavarësisë, një vepër që tall e denigron një figurë që e nderon ajo pjese e Shqipërisë që e njeh mirë historinë dhe patriotët e vërtetë, është e turpshme dhe aspak njerëzore.

Artistët kudo në botë krahas artit, e ndjejnë për detyrë edhe të lobojnë për kauza të rëndësishme e të edukojnë popullin. Në një vend si Shqipëria, ku strukturat përgjegjëse nuk funksionojnë, ky detyrim bëhet më i madh për artistët shqiptarë. Është detyrë e tyre dhe e shoqërisë civile të promovojnë vlera e figura që kanë kontribuar pozitivisht për këtë vend. Nëse nuk mund ta bëjnë këtë, atëherë të paktën të heshtin e te mos vënë gishtin ne plagë. Doni të bëni art? Filloni shkruani kryevepra të reja, vini në skenë vepra te intelektualëve të dënuar, persekutuar, burgosur e pushkatuar nga regjimi komunist, përndryshe mbeteni vetëm ca artistë të rëndomtë që as teatrin tuaj nuk e mbrojtët dot.

15 komente në “Mbesa e Qazim Mulletit: Të gjitha durohen, por të tallet mbiemri ynë, është e tepërt”

  1. Sqepari says:

    Po bashkepuntore te fashizmit keni qene, pse, mundeni ju e raca juaj te ndryshoje dot historine? Facizmi ka qene i omel per ju, por te tjerve u solli mjerim, vuajtje e vdekje!

    1. TIRONA1920 says:

      Për kte SQEPARIN. Ty o sqepar bjeri mrapa komunizmit e SALIZMIT.Ska njel TIRONA e familja MULLETI me bo ti biografin e mbiemrit.Po kshu ësht kur i jepet e drrejta e fjalës çdo lloj sqepari e kazme.

      1. ben says:

        TIRONA1920-Une kam lindure jam rritur ne ate zone te Tiranes ku ka patur shtepine Qazim Mulleti dhe ku sot eshte Tregu i Tiranes. Nuk e kuptoj se perse duhet tu mbetet qejfi anetareve te familjes Mulleti per kete komedi, qe mbeshtetet mbi fakte reale te ndodhura gjate pushtimit fashist te vendit.
        Per hir te se vertetes, Qazim Mulleti ka qene nje intelektual, qe fliste disa gjuhe te huaja, por qe u be bashkepuntor i pushtuesit. Duke qene Prefekt i Tiranes, Qazim Mulleti ka firmosur per ekzekutime te luftetareve te lirise. Pamvaresisht se firmat e tija ishin thjesht formale, pasi ligjin ne vend e benin pushtuesit italiane, sidoqofte edhe formalisht ai nuk duhej te rrestohej ne anen e gabuar.
        Kerkesa per ti vene emrin e tij tregut te Tiranes, aty ku e ka patur shtepine eshte njesoj sikur ti kthejme emrat e Enverit institucioneve apo veprave qe kane patur emrin e tij. A nuk do ishte kjo nje fyerje per ata qe u ekzekutuan prej fashizmit italian me firmen e Qazim Mulletit?
        Fare prane tregut ka qene (nuk e di nese ekziston akoma) lapidari i Shyqeri Berxollit, qe u var ne ate vend pikerisht me firmen, qofte edhe formale te Qazim Mulletit.
        Si do ndjeheshin familjaret e heroit nese sheshi ku eshte lapidari i tij do te merrte emrin e atij qe i firmosi urdherin per ekzekutim?
        Historia mik i dashur nuk mundet te nderrohet. Me vjen keq per te birin e Qazimit, Reshitin, te cilin e kam njohur personalisht, qe hoqi te zite e ullirit ne kohen e komunizmit sebashku me te jemen, Hajrien, por sa i perket Qazimit, do te thoja se meriton perbuzjen tone si qytetare te Tiranes. Qazimi, po te ishte burre, te pakten i kishte marre me vete djalin dhe gruan e tij dhe nuk do ti linte ne meshiren e komunisteve gjakatare. Ne te kunderten, u tregua nje burracak i vertete duke ja mbathur per te shpetuar vec prapanicen e tij.

  2. Po na vjen balli kombetar trala tralala says:

    Ndrojeni emrin e qazimit,me emrin e saliut,ilirit mulit,xhelalit e kujtdo politikani injorante te sotem se do kete me shume humor.
    Ashtu si mon kukaleshi veprojne keta te sotmit duke rjepur popullin dhe filmohen duke numruar paret.

  3. Ceni says:

    Ke te drejte zonje, po kujt i flet. Jemi ende te kaluara qe nuk na le te mendojme dhe veprojme ndryshe.

  4. Shqiptari says:

    Na u be Mulleti si profeti i paprekshem. Bashke me Enverin duhet te ishin denuar edhe te gjithe bashkepuntoret e fashizmit ashtu sic bene gjithe vendet e Europes.

  5. Trapajane fashiste says:

    Ka shume te drejte zonja Mulleti.A eshte rehabilituar gjithe skota e fashizmit dhe nazizmit?Ne pushtet dhe parlament i keni.Mungojne vetem thirrjet “viva il duce”,”heil hitler”.kudo ne tribuna e foltore kemi degjuar “komunistet ne litar”,duam dekomunistizim”por asnjehere “duam defashtizim”.A eshte ky vullneti i popullit?Atehere ta respektojme.Komunistet jashte ligjit dhe ne litar.ky eshte dhe vullneti i te madherishmit Edi Rruama.Ndaj edhe qazimi e moni,djemt e dale nga omeleta fashiste duhet te rehabilitohen.

  6. rexha 10 says:

    E DREJTA E ZONJES ESHTE QE U KERKONE ARTISTEVE QE TE MOSE BEHEN KRAHE E POLITIKES ,PORE TE PARAQESIN RALITETIN E HISTORISE ME TEATROT E TYRE ,APO FILMAT PA DREJTUAR GISHTIN DJATHTAS ,APO MAJTAS.VETEM NJE GJE DUHET TE KETE PARASYSHE KJO ZONJA ,QE E SHKUARA NUKE MUNDE TENDRYSHOHET PER C’DO PERSONE. . PROBLEMI ESHTE SE ME FIGURAT E HISTORISE QE NDIKUAN PER MIRE ,APO PER KEQE NE ATE VENDE ,QEVERITARET ,APO LAPANJOZET E TYRE E BEJNE KETE ZHURME PER TE MBULUAR VJEDHJET E TYRE ,EDHE KRIMET E TYRE . MASKARALLEKU I FUKARALLEKUT TE ATIJE POPULLI ,DO TE NGREJE NGA VARRI EDHE TE VDEKURIT. KOMEDIA E PREFEKTIT TE TIRANES ,ESHTE SI FILMI I BEUT TE LUSHNJES ME TITULLIN :KONCERTI I VITIT 1936.:ME ARTISTIN E MADHE ALBERTE VERRIA. TE PAKTEN JU MOJE ZONJE E NDERUA KERKONI ,BOLLE ME ME QAZIMET E ATYRE VITEVE ,PORE SHIKONI RAMUSHET SALUSHET LULUSHET ,FLORUSHET E SOTEM ,QE NUKE ISHIN BEJLERE ,PORE NJERZE ME OPINGAT SI ATA TE SHEROS,DHE NA U BENE BEJLERET E AGALLARET E SOTEM. QAZIMI VETEM NJE MON KUKALESHI KISHTE ,PORE KETA KANE NGA 100 HYZMETEQARE E SPIUNA QE NJE DREQE E DINE SE NGA I GJEJNE PARATE QE I PAGUAJNE.

  7. Katunari mulletit says:

    Mbiemri madh shum , çfar kujton ti se ishte star gjyshi jot , ishte nje tradhtar kolaboracionist antishqiptar , ty duhet te vij turp prej atij , na prekesh per kte far mbiemri ,ai esht gjyna qe mban miemrin e katunit mullet se na ka felliq gjith katunin .

  8. Nik says:

    Qazim Mulleti ka qene kembe e koke fashist.
    Ai dha urdher per te hapur zjarr mbi grate demonstruese perpara burgut te Tiranes
    me 17 shtator 1942, ku u vra Mine Peza (Heroine e Popullit)
    Duro edhe ti, sic durojne femijet e Enver Hoxhes.

  9. kur do zere mend njeriu says:

    Ndrysho mbiemri, s’eshte gje e madhe, ashtu si ndryshon mendjen.

  10. KOZi... says:

    Normal kemi comente po jo nga katunari pa toke ! Kjo goca nuk i di te gjitha mbase por Qazim Mulleti eshte nje person i shkolluar dhe dinte disa gjuhe te huaja ! Ka qene i angazhuar ne ceshtjet shqiptare dhe nuk angazhohej per rroge se kishte gjendje ekonomike familjare ! Ne vitet 1924 u rreshtua me opoziten dhe Fan Nolin . Me ardhje te Zogut iku dhe jetoj ne Europe duke qene nje antizogist i eger . Ka marre pjese ne atentatin ndaj Zogut ne Vjene me Ndok Gjeloshin, Azis Camin, Hasan Prishtinen e ndonje tjeter. Me pushtim te Italise me 7 prill 1939 dhe ikjes se Zogut e qeverise tij jo vetem Qazim Mulleti por gjithe antizogistet u kthyen ! Gjate luftes u angazhua ne administraten koloboracioniste ! Antizogizmi i tij i tepruar e beri qe te kete dy gabime !
    Gabimi i pare se duke ardhe Italia e duke perzene Zogun e quajti si “fitore” dhe si detyrim qe duhej te angazhohej krah tyre!
    Gabimi i dyte se duke qene se edhe atentat i bene Zogut por ai regjim asnjehere nuk u muar me familjet e tyre as me aktivitetet financiare e pronat kujtoj se perseri mund te largohej ne emigracion dhe perseri rregjimi nuk do kishte pune me familjen ! Por ketu gaboj dhe nuk e paska njohur mire komunizmin sic rezulton!
    Si perfundim mendoj qe ne aspektin historik mund te permenden me emer e mbiemer por jo ne vepra letrare e aq me teper ne komedi !

  11. Aspirantja says:

    Po athehere le te ngrihen femijet niper e mbesa te politikaneve te mbas chlirimit e deri sote per komedite (talljet e imitimet) qe u thur Portokalli, Al Pazar, Klanifornia, Bleta, e te tjera. perse keto te lejohen? Qazim Mulleti, Ballistet, koloborocianishtet e shovinistet mos te lejohen ne komedira?!!!!!! Sado te kerkojne PD-istat dhe Alibeajt, niper e mbesa te ndalohen komedite, filmat, Populli i njeh mire bemat e tyre.
    Turp qe kerkoni te cbeni historine, sic shkaterruat gjithe veprat industiale kulturore e shoqerore ne Shqiperi qe kur erdhi “demokracia” i thencin, se kjo nuk eshte demokraci.

  12. Loni pe Kolkondasi says:

    Po mirë o shokë komunistë, ju nuk e dini se vetë Enveri e kishte gruan fashiste, e cila më pas na u konvertua në komuniste? Po ka burrë nëne të dallojë me sy të lirë ndryshimin midis një fashisti dhe një komunisti, kur edhe me mikroskop mezi vihet re ndonjë dallim fare i parëndësishëm? Akoma nuk e keni mësuar ju se Hitleri, si nacional-socialist, nga 10 pikat e Manifesti komunist realizoi pikë për pikë 8 prej tyre? Po si mund të jetë më i lig Qazim Mulleti, i cili në kushtet e okupimit nga të huajt mori përsipër qeverisjen e qytetit, një barrë shumë më e rëndë dhe për një periudhë disavjeçare, nga ajo e sundimtarëve komunistë që me terror drejtuan dhe po drejtojnë për treçerek shekulli jetën e këtij populli? Për një demokrat çdo lloj diktaturë është e urryer, si ajo fashiste dhe ajo komuniste. Të dy sistemet e mbështesin sundimin vetëm mbi terror. Por të paktën fashizmi lejonte lirinë e pronës, kur komunizmi të numëronte edhe pulat në kotec dhe kur ti therje duhej të dërgoje kokat në këshillin e lagjes apo fshatit. Ato që ka bërë komunizmi janë komedi e shkuar komedisë me të cilat njeriu i shkretë nuk dinte, të qante apo të qeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje