Mijëra njerëz bllokuan rrugët anembanë Serbisë në një protestë të madhe kundër ndotjes së ajrit. Qytetarët serbë janë kundër dy ligjeve të reja të cilët ata thonë se do të lejojnë kompanitë e huaja të shfrytëzojnë burimet vendase.
Konkretisht protesta drejtohet kundër projektit për përftimin e litiumit në Loznicë, në perëndim të vendit nga grupit lider i minierave Rio Tinto.
Në urën kryesore të Beogradit demonstruesit brohoritën “Rio Tinto ik nga lumi Drin”. Ata mbanin edhe pankarta të tjera ku shkruhej “Ndalni investimet, shpëtoni natyrën”, dhe “Ne nuk e dorëzojmë natyrën në Serbi.”
Ambientalistët shprehen se miniera e litiumit do të ndotë ujin e pijshëm në zonë. Kjo ishte protesta e dytë e tillë mbarëkombëtare e organizuar nga grupet për mbrojtjen e mjedisit mes pakënaqësisë në rritje ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
E le sorrosin pa pjese edhe dalin ankohen keto ojq e mjedisit pastaj
eh neoliberalizem!
po per rrogat, rritjen e cmimeve ankohet njeri
Eee, litiumi duhet per bateri. Me se do behen makinat elektrike?! Eshte metal i rralle. Shikoni se mos ka litium edhe Shqiperia.