Fotoja shokuese e spitalit gjerman, ilaçet që një pacient me Covid duhet të pijë çdo ditë

6 Dhjetor 2021, 16:50Bota TEMA

Një tryezë e mbushur me ilaçe, flakonë dhe mjekime të tjera, është kjo fotografia e publikuar në rrjetet sociale nga një spital në Gjermani, me objektivin për të treguar sasinë e ilaçeve që duhen për të mjekuar një pacient të shtruar për shkak të Covid.

Ky është gjithashtu një mesazh i qartë dhe i drejtpërdrejtë për ata që refuzojnë vaksinimin, me shpresën që të ndërrojnë mendje.

Fjalët që shoqërojnë postimin, nuk lënë vend për dyshime: Armët në luftën kundër Covid-19. Këto ilaçe i jepen një pacienti të infektuar me Covid në gjendje të rëndë çdo ditë. Vaksina mund të mbrojë nga e gjithë kjo”, raporton abcnews.al.

Spitali është në prag të kolapsit për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe shtrimeve në spital në të gjithë vendin. Shqetësimin më të madh e kanë dhe infermierët të cilët gjenden për herë të katërt në front në luftën kundër koronavirusit.

Ata shprehen se janë gjithnjë e më të lodhur. Por dhe të zemëruar, pasi pjesa më e madhe e pacientëve nuk do të ndodhej në terapi intensive nëse do të ishin vaksinuar.

Pavarësisht kësaj, spitalet gjermane janë ende nën presion për shkak të protestave kundër vaksinimit. Disa ditë më parë u organizua një protestë e madhe pikërisht kundër vaksinimit të detyruar për stafin shëndetësor. Drejtoria e spitalit u shpreh se një protestë e tillë para spitalit, brenda të cilit ka pacientë që po luftojnë me jetën për shkak të Covid, është  e pakuptimtë.

 

4 komente në “Fotoja shokuese e spitalit gjerman, ilaçet që një pacient me Covid duhet të pijë çdo ditë”

  1. ardi says:

    propagande e Gebelsit … duan ti fusin njerezit te vaksina qe gjoja te shpetojne nga virusi por nag vaskina mund te zeje ataku ne zemer ose tromboza.
    Pra Gebelsi thote – ose mortajen ose koleren — nuk mund te jesh normal dhe i pavaksinuar dhe i sheruar si une qe jam sheruar nga covidi vetem me paracetamol dhe pa anjje ilac me shume.

  2. dantes says:

    Po keto ilaçe ne ate sasi te çmendur e mbysin njeriun pa pasur nevoje per covid.
    Propagande e ndyre!

  3. Populli says:

    Merr ndonje nga keto ilace pacinti ketu, nje te vetem?

  4. franci says:

    Ata qe refuzojne vaksinimin dhe bejne politike te ndyre ne rast se infektohen me Covit nuk duhet tu ipet ndime mjekesore por le ti sheroi idjoti gjeologu Alfred Cako…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje