Deputeti Erion Braçe është shprehur me kritika ndaj kandidaturës së propozuar nga Partia Socialiste që në krye të Autoritetit të Konkurrencës të vendoset ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë ku u diskutua kandidatura e tij, Braçe shprehet se ka rezerva mbi integritetin e Bibës, dhe se është gabim që ai nuk është i pranishëm.
Erion Braçe thotë se Denar Biba nuk është i formuar dhe se nuk ka ekspertizën e duhur për të drejtuar një institucion si Autoriteti i Konkurrencës, duke i dalë kundër kandidaturës së tij.
“Është gabim që zotëria nuk është i pranishëm në mbledhje. Nga eksperienca ime, në krye të komisionit të Ekonomisë, kanë qenë dy anëtar të Autoritetit të Konkurrencës. Janë zgjedhur nga Kuvendi, ka qenë Lindita Milo e cila ka qenë në detyrën e kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës dhe i është rinovuar mandati nga Komisionit Ekonomisë me miratimin e opozitës dhe mazhorancës. Seancat nga zgjedhja anëtare në Autoritetitn e Konkurrencës, ka zgjatur 4 ditë pune. Zonjat janë paraqitur në komision si të gjithë të tjerët. Për shkak se ky Komision është i ri, për shkak se kemi dhe opozitë, do ishte normale që zotëria të ishte këtu dhe të parashtronte vizionin e tij.
Të parashtronim pyetjet dhe të shuanim çdo dilemë. Unë këto fjalët doja tja thoja në sy. Kam nja 3 javë që në gojën e tij dëgjoj të lakuar në gjithë Tiranën. Për çfarë do them këtu dhe çfarë qëndrimesh. Do ishte normale t’i konsumonim sy në sy. Denar Biba nuk ka qenë funksionar në PS, mos t’i japim merita që nuk i ka. Nuk ka qenë as anëtar i PS, as deputet, asi kryetar organizate. Në dijeninë time, detyra e kryetarit të KQZ-së nuk është politike, por Kushtetuese dhe ligjore. Për mua, ky zotëria nuk është njeri politik i PS-së. Nuk ka asnjë lidhje, mos t’i japim merita që nuk i ka.
Ka qenë në një detyrë shtetërore përveç KQZ-së për të cilën kam rezervat e mia. Do ishte mirë tja thoja në sy, dhe nëse do kishte ndonjë gjë, ta sqaronim këtu. E dyta, për mua, kandidatura e zotërisë, ka tre probleme. E para, zotëria është një pedagog shumë i mirë i të drejtës Kushtetuese, një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në të tilla fusha, është ekspert i asaj fushe, por të them të drejtën në fushën që e kemi ngarkuar si kryetar i Autoritetit të Konkurrencës nuk ka ndonjë ekspertizë me aq sa kam lexuar nga jetëshkrimi. Po ka lidhje e njeh shumë mirë fushën e zgjedhjeve, e njeh të drejtën kushtetuese, por në këtë lëmin që po e ngarkojmë me përgjegjësi, siç e ngarkuam në lëmin e prokurimeve publike, nuk ka ekspertizë.
Më vjen të them që në këtë fushë nuk ka lidhje. E dyta, kam rezerva për integritetin e zotërisë. Po e lëmë me kaq, kur të jetë përballë ia them. Në Shqipëri po zhvillohen procese kushtetuese, dhe kam vetëm një qëndrim për të gjithë. Puna e bërë deri më tani në autoritetin e Konkurrencës, është thelbësisht negativ, i jam referuar qëndrimeve publike të marra në atë institucion. Kam lexuar çdo gërmë të qëndrimeve të tij atje. Vlerësimi është negativ. Nuk është kuptuar fare roli i atij institucioni, ai është për të mbrojtur interesin publik. Përtej interesit publik, në mbrojtje të 10 kompanive, nuk është përmbushje e detyrës” – tha Braçe.
Deputeti i Partisë Socialiste shprehet se Biba merr nota negative duke u nisur dhe nga qëndrimet që ka mbajtur vetë ai në cilësinë e anëtarit të Autoritetit të Konkurrencës.
“Në rastin e drithit dhe miellit për bukë, denatyrimi është i dukshëm. Ka nisur një hetim paraprak përpara dy vitesh. Nga hetimi paraprak u kalua në hetim të thelluyar, u kalua në vendimmarrje, u mor vendim dhe një vit tregu ishte nën monitorim. Me detyra të përcaktuara të përmbushen, në fund të një viti zgjedhja është siç referon ligji. Nëse gjetjet janë jo siç i vendosi autoriteti, vendimarrja është në ligj. Mua kaq më mjafton që të them se nota për të është negative. Ka çështje të tjera që do i shohim më tej. Kam tre javë që e dëgjoj, emrin tim në gojën e tij.
Në cilësin e deputetit, kryetar komisioni, deputet por prapë, dhe tani i kam kërkuar publikisht në sy të të gjithëve, në procesverbale kryetarëve të Autoritetit të Konkurrencës, që për shkak të të dhënave nga tregjet, abuzimet marramëndese, të shtrohen hetimet dhe ky institucionit të konkurrencës. Do ta bëj prapë, se kam problem, do më vinte turp nëse njëri, qoftë dhe më e vogla ose më e madhja, të vinte dhe të më thoshte, që Erion Braçe pasi më sulmoi, më ka marrë kaq lekë. Kjo do më vinte turp” – tha Braçe.
Kush eshte “Debar Biba”?
Të lumet z Braçe të lutem mbroje sa do pake shtetin ligjore dhe popullin Shqiptare nga keta horra .. Se pse edhe Edi Rama Erdogani Turkue eshte bër nje lloje si Sali Berisha ilir Meta Lulzim Basha me shoke … Edi Rama errdhi në mandatin e 3 dhe pa priture nga ngriti në detyre disa hajdute më fame keqe te qeverisjes se ti 8 vjeqare siqe jane Arben Ametaj Damire Xhiknuri dhe ilir Beqaje
Ouuu, demek Erion Braçe qenka njeri i ndershëm?
Ketu problemi eshte se Denar Biba vjen nga shtresa e djathtë, nga e djathta e vërtetë, dhe nuk e pjerdh Braçen.
Prandaj ky zgjebaraku socio-komunist ka ngritur zërin e tij çjerres.
Perpara se te shani Denar Bibën, ktheni shikimin nga vetja juaj, dhe do shikoni se nuk ka “mo zo ma zi”, si thone kukesianët.
e mbeshtes Bracen ne kete rast, ky zoteria si anetar i aitj institucioni eshte treguar thj3esht… legen…
Denar Biba eshte Pervers dhe Imoral,
qe u ka kerkuar Seks studenteve ne kembim te notes, aty ku ka dhene leksione.
Ka shume vajza deshmitare per kete, thjesht do hetuar!
Une kam qene student i prof Denarit. E kam per nder dhe kam pas kenaqesine ta degjoj.
Kjo qe po thua eshte maskarallek.
Ndoshta nusja jote ja ka lyp e ai s’ka pranuar dhe ti je nxehur, por me fatin nuk luan dot.
Eshte e turpshme te flasesh me aq urrejtje per presidentin e Turqise…..
Kush me shume se ky ka kontribuar per termetin o injorante, Turqia sipas tradites me vendin tone ka qene gjithmon mikja me e mire…..
Me siguri keta qe e urrejne jane te shitur te Greqia..
Erion
njeriu I ndershem
ka shume shume rruge,
por ndershmeria e tij
VLEN
sa njemije
deshmitare.
Edhe pse s’te degjojne
ata te llojin tend
mos u murzit.
Me kujton librin e Hygos
tek “NJERIU QE QESH”
ku Guinpleni shprehej
per aristokracine :
– U fola por s’me degjuan.
Koment i perkryer dhe i pershtatshem per botimin ne fjale ….koleg , sdo shume tjetri te mendoje qe shkolla prej se ciles ke studiuar te ka formuar si njeri ……nga cilesia e te menduarit dhe te shprehurit ….qarte ,paster , bukur dhe kryesisht …….pa ofenduar askend, cilesi ne kerkim te brezat e sotem …….tung
Ky Bracja,kur ishte zevendes kryeminister,zerin e ngriti vetem per te mbrojtur “Partizanin”,(edhe une jam tifoz i “Partizanit”
Autoriteti i Konkurences as ka qene e zor se do jete mbrojtes i konsumatoreve….
-Ai ka mbrojtur fermeret kur kane futur fara misri apo perimesh jashte standarteve tona?
-A i ka mbrojturkonsumatoret prej mallrave nen peshe e me afate te skaduara?
E kuptoj se keto jane detyra te AKU-se,por cdo devijim nga standartet ka influencen ne konkufence permes cmimev.Malli jashtestandartit shitet njesoj me ate brenda standartit,pra spekullim i hapur dhe mungesa te medha ne taksa tatime…
Dhe se fundi,si shume vrull ke marre sapo re nga froni,a mos ke ndonje gozhde sepse nuk po kundershton vetem Denar Biben…por per cdo propozim qe ngrihet dhe propozon PS-ja…
Ha gjize Erjon, ha! Gjiza te ben esell???
Z.Braçe është shumë korrekt. Komisioneri I Konkurrencës duhet të jetë nga ata të paktët që kanë ngelur tek Rilindja të pacënuar. Biba do të hidhte në kosh të plehrave gjithë punen e mundimshme te bere deritani brenda 24 oresh. Do krijohej Kosherja e monopolise jo konkurente. Mbase Rilindja duhet te jete me e mature. Eshte teme nderkombetare e dites konkurrenca. Me udhes mbase do kish qene te zgjatej mandati egzistues deri ne gjetjen e nje personi me integritet . Te pakten moral. Se per profesionalizem kush po pyet më.
Shume mire e ke shkujt! Tani kryetarja aktuale Latifi, dashnore e Braces, do te te jape 2 byreke me gjize!
Bravooooo
Kryetari i Autoritetit te Konkurences duhet te jete njeri i papajtueshem me korrupsionin. Mire thote Bracja: ai nuk ka mbajtur qendrim korrekt ne rastin e miellit. Si mund te besohet kryeyarlliku ketij njeriu? Perse duhet zgjedhur kryetar, per neglizhence apo bashkepunim ne korrupsion?
Bravo Brace! Ngrehuni o njeres! Ne kete rast Bracja duhet mbeshtetur.
Z. Brace ka te drejte. Ne krye te Konkurences duhet nje njeri skrupuloz e jo kandidatura qe paraqitet. Z.Biba ishte anetar. Cberi per kete autoritet? Tani Rama e ve ne krye sic ka bere per te dhe me kpmisionin e zgjedhjeve. Z.Brace, ju lutem ngreni zerin deri ne fund dhe jo sa per te shkuar radhen. Njerzit do tu jene mirenjohes.
Erion Bracen une e kam inat se mban mjeker, por tani e degjoj me respekt!