Qazim Mulleti i gënjeshtër dhe Qazim Mulleti i vërtetë

6 Dhjetor 2021, 10:10Kulturë TEMA

Nga Roland Qafoku

Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”, emri i Qazim Mulletit më doli dy herë. Herën e parë i përfshirë në atentatin ndaj mbretit Zog më 20 shkurt 1931 në Vjenë në të cilin mbeti i vrarë adjutanti Llesh Topollaj dhe u plagos ministri i Oborrit Mbretëror Eqrem Libohova. Si referencë kisha jo vetëm dokumente arkivorë shqiptare dhe austriake por edhe disa gazeta vjeneze të kohës, veçanërisht “Wiener Neuse Nachrihten”, e cila pak ditë pas ngjarjes kishte publikuar një listë të pjestarëve të komplotit që policia i kishte futur në qeli. Përveç dy vrasësve Ndok Gjeloshi dhe Azis Çami, në listën e organizatorëve, bashkë me Hasan Prishtinën, Rexhep Mitrovicën, Angjelin Sumën, Sejfi Vllamasin, Menduh Angonin dhe Luigj Shkurtin ishte edhe Qazim Mulleti. Më 15 maj 1933 Gjykata Ushtarake e Tiranës, e dënoi me vdekje në mungesë Qazim Mulletin bashkë me 8 bashkëpuntorët dhe ekzekutuesit. Ishte një vendim që nuk u ekzekutua asnjëherë sepse Mulleti jetoi në Vjenë derisa filloi Lufta e Dytë Botërore dhe u kthye në atdhe vetëm kur u sigura mirë që Zogu nuk kthehej më në Shqipëri.

Në vrasjen e dytë më rezultoi i përfshirë në vrasjen e Mine Pezës më 12 shtator 1942 në Tiranë para burgut të Tiranës. Prefekti Qazim Mulleti ishte ai që urdhëroi hapjen e zjarrit në ajër për rojet si reagim ndaj një grupi grash që ishin të revoltuara aty dhe thërrisnin “Lironi djemtë tanë”. Një plumb që bëri rikoshetë në murin e burgut plagosi 70-vjeçaren Mine Bilali Peza nga Ndroqi i Tiranës dhe pas dërgimit në spital vdiq nga plaga e marrë. Ndërkohë që po nga plumbat rikoshetë mbetën të plagosur edhe dy xhandarë, mes tyre edhe ndihmësi i prefektit Mulleti. Në asnjë rast nuk vërtetohet se protesta më e guximshme në Shqipëri e 60 grave, kryesisht nga fshatrat e Tiranës dhe që kërkonin lirimin e djemve të tyre të arrestuar të ishte e organizuar nga komunistët. Mine Peza nuk ishte as komuniste dhe nuk kishte asnjë lidhje me komunistët, por sot ajo që dikur quhej rruga e Shkodrës dhe rruga “Princi i Piemontit” mban të çimetuar emrin e saj. Edhe për ngjarjen e dytë Qazim Mulleti u dënua me vdekje në mungesë. I larguar pas tetorit 1944 nga Shqipëria, emri i ish-prefektit dhe ish-kryebashkiakut u vendos në listën e kriminelëve të luftës dhe kërkohej me qiri nga regjimi i Enver Hoxhës për ta ekzekutuar. Por edhe ky vendim nuk u ekzekutua asnjëherë. Qazim Mulleti u largua drejt Italisë sapo përfundoi lufta dhe vdiq në një provincë të Romës më 28 gusht të vitit 1956 në moshën 63-vjeçare duke lënë në Shqipëri bashkëshorten dhe djalin e vetëm.

Pra Qazim Mulleti ishte antizogist ekstrem ashtu siç ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij pas lufte, për atë që i bëri Ahmet Zogut në Vjenë ai ishte një hero për kundërshtarët. Por Qazim Mulleti ishte antikumunist po ekstrem siç ishte Ahmet Zogu. Në dallim me rastin e parë, në ngjarjen e dytë prefekti i Tiranës nën pushtimin italian zyrtarisht ishte profashist. Hajde ta ndajë shqiptari i vitit 2021 se çfarë ishte Qazim Mulleti i vitit 1933 dhe Qazim Mulleti i vitit 1942. E vështirë, shumë madje. Në rastin e parë një hero fannolist që deri në Vjenë synoi në eleminimin e Zogut. Në rastin e dytë një bashkëpunëtor me fashistët. Shqiptari që kishte luftuar me armë në dorë kundër forcave serbe, pjesmarrës aktiv në ngritjen e flamurit në Tiranë më 26 nëntor 1912, pjesmarrës në Kongresin e Lushnjes në 1920 dhe “tironsi” që hapi shtëpinë e vet për qeverinë e Sulejman Delvinës duke e kthyer në ministri të Bujqësisë, në tallazet e Shqipërisë befas u shndërrua në një personazh me dilemën se çfarë përfaqëson ai për historinë. Por çfarë ishte në të vërtetë Qazim Mulleti? A ishte hero, tradhtar, antizogist, patriot, antishqiptar, fashist, antikomunist, atdhetar, administrator i mirë lokal apo kriminel lufte? Zor se në botën e kohës që jetoi të ketë një personazh që mori mbi kurriz të gjitha këto epitete e sharje sa mori Qazim Mulleti, në të gjallë dhe në të vdekur. E pavarësisht kësaj epitetnaje, dilemat për të nuk mbarojnë këtu.

KOMEDIA QË E DENIGROI RËNDË

Në vitin 1974 në artin komunist ndodhi një ngjarje që konvergjoi në një figurë të vetme Qazim Mulletin. Në Teatrin Kombëtar dhe më pas në një ekranizim u vu në skenë komedia me titull “Prefekti” që e portretizoi figurën e Mulletit ashtu siç regjimi komunist dëshironte që ajo të ishte dhe jo siç ishte në të vërtetë. Asnjëherë nuk e kam arritur të kuptoj autorin Besim Levonja për atë produkt të tij. Më shumë kam prirjen se vepra kishte bashkëautorësi dhe redaktim dogmatik se sa një fantazi e shfrenuar e Levonjës sado komunist e antimulletian të ishte ai. Nuk janë të paktë ata që tregojnë se ndërhyrjet në një vepër arti gjatë regjimit ishin puna më normale që bëhej dhe nuk përjashtohej nga kjo sindromë as “Prefekti” i Levonjës. Megjithatë, për faktin se ajo që i është bërë Qazim Mulletit me emër konkret dhe me një denigrim ekstrem që nuk i është bërë kujt, nuk ka justifikim. Përveçse antikomunist, antikombëtar, tradhtar dhe lloj lloj epitetesh, Qazim Mulleti aty dilte i deformuar, injorant, anadollak, i prapambetur, frikacak deri në palcë dhe një figurë që thjesht të shkaktonte humor edhe falë zhargonit aspak zyrtar të të folurit.

Pra nga një figurë nga më të arsimuarat si rrallë kush në Shqipëri që startonte me gjimnazin “Zosimea”, i diplomuar në kolegjin perandorak të Stambollit dhe një poliglot po aq i rrallë, Qazimi Mulleti u bë sinonimi i një regjimi të shkuar që të krijonte impresionin se ishte fati ynë i madh që e kishim lënë pas. Për ata që nuk e njihin fare Qazim Mulletin kjo komedi ishte një ilaç idiot për shpirtin e sëmurë se sa mirë jetonin në komunizëm që kishte përmbysur të vjetrën, injorancën dhe antishqiptarizmin. Por ama për ata që e njihin figurën e tij nën zë edhe me zë e dinin mirë se ajo komedi ishte një turp letrar dhe kombëtar sëbashku. Komedia “Prefekti” e trazoi shpirtin e Qazim Mulletit por edhe të shumë familjarëve që la në Shqipëri, pse jo edhe të tironsve që nuk e njihnin ashtu beun e tyre. Qazimi Mulleti jo vetëm nuk e meritonte atë trajtim, por duhet të merrte edhe disa merita për atë që kishte bërë në jetë. Por kur gjatë komunizmit? As që bëhej fjalë. Pas viti 1990 publikut iu dha mundësia ta njohë pak nga pak figurën e tij dhe media i ka lënë jo pak hapësirë historisë reale në faqet e gazetave. I biri, Reshiti, ka qenë pjesë e shumë intervistave dhe ata që e kanë njohur nga afër e kanë mësuar jo vetëm pasurinë shpirtërore të të atit, por edhe vuajtjet që ai dhe e ëma pësuan nga regjimi për shkak të Qazimit dhe sidomos për shkak të komedisë “Prefekti”. Po a kishte ilaç për të shëruar plagën që ua kishte shkaktuar regjimi komunist? Kurrë nuk mund të kurohej ajo plagë.

PËRSËRI PËR FILMAT E DIKTATURËS

Komedia “Prefekti” nuk ishte e vetmja që gjatë regjimit komunist denigroi figura që ishin antikomunistë. Më shumë se 20 vite më parë unë jam shtangur teksa zbulova në SHBA personazhin real Sali Protopapa dhe sa i ndryshëm ishte nga filmi “I teti në Bronx” që ne e kishim parë e stërparë në kinema dhe televizor me një personazh jo vetëm ishte tradhëtar por një personazh groteskt mishëngrës dhe një i fort fshati që vriste partizanë në bashkëpunim me gjermanët. Në fakt Protopapa i vërtetë ishte një inxhinier që kishte punuar për 30 vjet në laboratorin sekret të bombës bërthamore në Los Alamos. “Po cfarë i kam bërë unë Shqipërisë që më bëri këtë”, më përsëriste shpesh Protopapa për personazhin në film. Dhe si për ironi me Protopapën këto ditë në Shqipëri është rikthyer sërish debati për filmat e kohës së komunizmit. Sigurisht që ka shumë propagandë në ato filma dhe vepra si “Prefekti”, “I teti në Bronx” e të tjerë nuk duhet të jenë pjesë e transmetimeve publike por vetëm pjesë e studimeve. Por prisni! Kjo nuk do të thotë se bashkë me këta të gjithë filmat e Kinostudio “Shqipëria e re” nuk duhet të transmetohen. Filmi “Nusja dhe shtetrrethimi” ishte poster i festivalit ndërkombëtar disa vite më parë në Vjenë me temë nga rezistenca e luftës së Dytë Botërore. “Dimri i fundit”, “Malet me blerim mbuluar”, “Tomka dhe shokët e tij”, pavarësisht ndonjë sekuence me indroktrinim kanë në thelb temën e rezistencës dhe kaq. Por që të fshish të gjithë krijimtarinë e asaj kohe është po aq kriminale sa bëri ai regjim me artin dhe kulturën përpara vitit 1944 që e zhduku të gjithë. Madje ai regjim fshiu edhe vepra të prodhura edhe gjatë vetë komunizmit vetëm se kishin autorë armiqtë e rinj.

Pak e dinë sot se në vitet ‘70-‘80-të ishin të ndaluar të shfaqeshin filmat “Skënderbeu”, “Tana”, “Vitet e para”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Skëterrë 43” e të tjerë, pikërisht sepse në stafet që i kishin prodhuar ishin një tufë me armiq të Hoxhës. Për të mos shkuar te kolonat zanore që janë pasuri më vete dhe kryemjeshtri Kujtim Laro mbetet një Hanz Zimmer i filmave shqiptarë. Por sot ne nuk kemi asnjë film që jep një version ndryshe të rezistencës së Luftës së Dytë Botërore dhe që i hedh poshtë filmat e komunizmit. Ne sot nuk kemi asnjë aktor me peshën dhe autoritetin e Robert Ndrenikës, Sandër Prosit, Sulejman Pitarkës, Margarita Xhepës, Tinka Kurtit, Edi Luarasit e të tjerë. E kam shkruar edhe më parë. Bëjini filmat më të mirë dhe unë nuk do t’i shikoj fare më ata të vjetrit. Por ama që të nxjerrësh një ligj që ndalon cdo film të prodhuar në diktaturë është njësoj siç u fshinë të gjitha librat dhe arti dhe kultura gjatë kohës së Zogut. Kishim kryeveprën “Lahuta e Malcisë” të Gjergj Fishtës por nuk e njihnim se u ndalua nga regjimi komunist. Kishim kryeveprën “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” të Faik Konicës por nuk e njihnim sepse u ndalua nga regjimi komunist e shumë e shumë vepra të tjera. Kishim libra, kishim teatro dhe kinema dhe në 1944 befas u fshinë të gjitha dhe u duk se era e re nisi të fryjë pas patur asnjë traditë. Jo! Arti është art prandaj ndahet në etapa. Ky i viteve 1944-1990 ishte art komunist i indroktrinuar, në funksion të regjimit gjakatar të Hoxhës dhe pa vlerë në shumë raste. Por zhdukja dhe fshirja do të ishte një vendim absurd që jo vetëm nuk ndihmon por e dëmton memorien e shoqërisë. Brezi i ri duhet ta njohë komunizmin në radhë të parë nëpërmjet studimeve dhe arkivave dhe jo duke i fshirë këto arkiva si një shirit bosh. Kjo do ishte e pafalshme. Studiues, mësues dhe profesorë duhet t’ia shpjegojnë brezit të ri se çfarë ishte ky art, çfarë syonte dhe çfarë solli por ama jo që ata të mos shikohen fare sikur të mos kenë ekzistuar.

KOMEDIA QË NA KTHJELLON MË SHUMË SE NA NGATËRRON

Në komedi del gysmë budalla dhe në realitet Qazim Mulleti kishte një IQ që linte pas çdokënd në kohën që jetoi. Po duhet ta themi se antizogist dhe antikomunist ishin dy cilësitë e tij më të spikatura. Dhe ne asnjëherë nuk kemi guximin ta themi se ai ishte i tillë me të gjitha të vërtetat që jetoi. Palët ndahen; ose Qazim Mulleti ishte i miri, i dituri, i drejti, jomëkatari dhe tjetri se Qazim Mulleti ishte armiku, vrasësi, antishqiptari. Tamam me të njëjtën gjuhë që politika Lufton edhe sot. Për të majtët cfarë është Sali Berisha dhe Lulzim Basha? Secili është antikombëtar, antishqiptar, vrasës, tradhtar e të tjerë epitete të rënda. Për të djathtët cfarë janë Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta? Tradhtar, hajdut, kriminel, antishqiptar, grabitës territoresh e të tjera e të tjera. E pra ky është stili dhe metri se si përcaktojnë sot ne politikanët tanë njëri tjetrin duke u kthyer në kulturën tonë dhe mos prisnin që me atë të para 1 shekulli duke përfshirë edhe Qazim Mulletin të ketë metër tjetër. Ai ishte edhe i gënjeshtër edhe i vërtetë, tamam sikur të jetonte edhe sot.

Ndërkohë Teatri Kombëtar kishte disa kohë që kishte nisur nga puna për ta rivënë në skenë “Prefektin”. Këtu si fillim ka një problem madhor se pa e parë versionin e ri, të 3 milionë shqiptarët japin mendim. Hervin Çuli ishte i qartë kur tha se figura e Mulletit në këtë vepër vjen e rishikuar dhe në një version komplet tjetër. Por hajde ta besojnë Çulin dhe aktorët kur u janë turrur i madh e i vogël si komunistët e pas 1944-ës Qazim Mulletit. Aktori Arben Derhemi që rrjedh nga një familje thelb e Tiranës kishte një reagim akoma edhe më të fortë teksa më gjuhë ironike komentoi:

“Unë e di që ne sot jetojmë në botën e internetit dhe rrjetet sociale i kanë dhënë të drejtë çdo “qenie intelektuale” të sajojë e shpifë ç’i intereson dhe i vjen për shtat, por nuk i kuptoj ku i ka prekur këta tironcat e vërtetë, leximi që ne i bëmë veprës groteske “Prefekti”, në një këndvështrim tjetër dhe për ta evidentuar si figurë historike të madhe Ju që i bini tam-tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetëm një batutë me të cilën mbyllet vepra. U ulen malet, u ngritën halet”. Por as Çuli e as Derhemi nuk e përballojnë dot lukuninë e kritikëve në facebook.

Ndërkohë që Qazim Muleti ishte ai që ishte. Mund ta duash figurën e tij por edhe mund ta urresh. Por ama dreqi e mori një copë tokë 2 metra katrorë për tu prehur trupi i tij në Shqipëri ky njeri i meriton që çke me të. Ata që ulërijnë në facebook përvec djersës që derdhin çurk me të shkruarën është mirë të bëjnë ndonjë punë konkrete me figurën e Qazim Mulletit. Ky shtet nuk e rehabilitoi figurën e tij në këto 31vjet. Nuk e solli ashtu sic duhet dhe ky është një gabim i rëndë. Por së paku këta intelektualët e facebook-ut të grumbullojnë disa para me të ardhurat nga trojet private që japin për gradaçiela dhe me to të sjellin eshtrat e tij në Tiranë. Është turp shtetëror por edhe shoqëror që eshtrat e Qazim Mulletit nuk janë as të futura në tokë, por qendrojnë prej dekadash në një arkë alumini dhe të vendosur në një depo në varrezat e provincës Rocca di Pappa të Romës ku ai ndërroi jetë 65 vjet më parë. Është minimumi i nderit që duhet ti bëjnë Qazim Mulletit. Për të gjithë këtë debat që u hap e u mbyll, përgjigjen më të saktë e dha mbesa e tij Fatbardha Mulleti me një nënqeshje që duket se i ngjan xhaxhait të vet: “Qazimi qesh nga parajsa se si ky vend që përjetoi 50 vjet komunzimin kërkon ta denigrojë përsëri figurën e tij”. Këtyre fjalëve mund t’i shtojmë edhe frazën lapidar të dalë nga goja e personazhit Qazim Mulleti: “Unë ju thërrita këtu për të mbajtur partizanët, po ju dulët vetë partizanë”! Kjo batutë ishte nga komedia e vjetër e “Prefektit”. Këtë të renë nuk e dimë nëse do kemi fat ta shikojmë.

33 komente në “Qazim Mulleti i gënjeshtër dhe Qazim Mulleti i vërtetë”

  1. JU te detyroni per te folur keq... says:

    Roland Qafoku ! Nuk e di pse disa figura publike qe sot i njohim si Qafoku qe ka qafe te shtrember, Topalli qe çalon nga nje kemeb apo nga te dya, Bregu, Hoxha ect ect te kene marre llagape te tilla. Mos valle keta duhet te jene pjelle e te pa vertetes? Qe do te thote se ata ose paraardhesit e tyre s’kane asnje bazament trashegimtar prej fisi dhe u kane qepur mbiemra te tilla. Kete, ne fakt, duhej te na e spjegonin vete ne publikut qe te ishin me te besueshem tek lexuesit sepse: ja psh Qazim Mulletin e shane deri sa nuk i takonte komunistet dhe diktatura, por Qafoket, Topallet… po shajne komunistet dhe diktaturen me te njeten monedhe; ke te besojme? Ata deformuan historine, po keta çfare bejne? Jo vetem e deformojne dhe e shkruajne sipas qejfit te tyre, se nje njeri qe ka jetuar nuk e genjejne dot sikur te hidhen ne qiell e te zbresin ne toke, por edhe nxjerrin pergjegjesi historike ose histerike ja, si komunisti Sali Berisha. Me thene te verteten, une nxjerr konklyzioni sot, duke patur parasysh se Sali Berisha ka qene komunist i betuar qe nga 8 Nentori 1968, duke pare video, foto, duke e pare keto 30 vjet, se jane keta lloj komunistash qe kane bere keto pune atehere qe bejne dhe sot. Ky eshte fakti i vertete dhe kete e mbeshtese me shume se shikoj njerez qe betohen per koken e tij si per koken e Enver Hoxhes. Mire atehere qe benim dhe servilin nga halli, po sot ç’i detyrone keta njerez qe te futen ne brekete e Saliut me gjithe keto krime dhe bema qe i jetuam?! Kete pergjegje mund te na e jape dhe zoti Qafoku apo ndonje Topall nga mendja qe vazhdon te na pluhuros me ate qe as vete nuk e beson por i intereson. Keta lloj gazetaresh, keto lloj mediash, keta lloj politikanesh, vetem kenaqin veten me genjeshtrat e tyre, shuajne epshet qe u eshte dhene mundesia nga çfrenimi dhe çthurja, duke edhe menduar si injornate dhe idiote qe jane se po mbushin mendjen miletti. Ama kenaqesine kanibale e ndiejne si qetesim shpirteror te tyre duke na kthyer te njejten monedhe qe morem dhe dje. KJo eshte fitorja e fundit jona, para se covidi te beje pune e tij dhe duhet te bertasim: rrofte koha qe erdhi! Ose tu thyejme turinjte.

  2. Popull says:

    Ok me gjykimin tuaj por ama keshtu duhet pare cdo figure apo personalitet qe ne nje forme apo tjeter ndikuan ne zhvillimet ose jo te vendit dhe civilizimit. Keshtu pra duhet pare edhe figura e Enver Hoxhes e cila per keto 31 vite eshte pare vetem Zi edhe pse ne popull nga sondazhet e BE rezulton me 52% mbeshtetje.

    1. i cudituri says:

      Eeeee si thote ky Qafok katunari : demostrata e grave tironse nuk ishte organizuar nga komunistet… Por pak me poshte thote qe te arrestuarit ne burg ishin komuniste. Pra grate ne demostrate po kerkonin lirimin e djemve komuniste ne burgje, por grate dhe demostrata nuk kishin asnje lidhje me komunistet …
      A ka mundesi te jete njeriu me i trashe se kaq, si ky Qafok katunari!?

  3. Bardha says:

    Po se ashte pak fashiste e nazist qafeleshi mos ishte si ti pake me barre

  4. Selfo Qorri says:

    Zoteri, autor i shkrimit, si mund ti heqesh filmat qe tua zotrote. Le tu vene filmave qe shfaqen nje shenim te shkurter me komentin e nevojshem dhe qendrimin ndaj tyre. Ajo eshte historia jone, eshte abc-ja e filmit shqiptar ku ikona te tij nuk kthehen me.
    Jo keshtu i nderuar zotni, qe vervitesh sa ne nje dege ne tjetren.

  5. Haka Tekizoti says:

    Roland Rehabilituesi. Me djersën që derdhe me këtë shkrim e fitove një mbiemër profesional “dreqi ta hajë”.

  6. Vetetima says:

    Letersia e viteve 1945 deri te pakten e viteve 1960 ka qene letersi staliniste bile disa hapa me majtas se ajo sovjetike.
    Autori, Roland Qafoku e analizon dhe nuk thote te mos thuhet se ka qene kryetar bashkie ne periudhen e fashizmit, ai
    shprehet qarte te mos i ngarkohen male me te meta e cilesi qe si ka pasur e sjane te verteta dhe e denigrojne pa te drejte.
    A mund te botohet nje artikull ne fushen e shkencave te sakta kur nuk mbeshtetet ne keto shkenca, por ka shkruar 5 here 7 bejne 45, se autorit I falet se ishte 1945? Ne thelb personazhi I Prefektit eshte e qarte se eshte shkruar apo sugjeruar te shkruhet per nivel injorantesh pa asnje dite shkolle, se keshtu u duhej stalinisteve injorante te kohes.
    Eshte mjerane, nese eshtrat e Qazim Mulletit, qendrojne akoma ne nje arke metalike ne Itali, eshte turp i madh dhe per familjaret. Ato duheshin marre me kohe dhe te varrosen ne pronat e familjes Mulleti, dhe skane pse i marrin leje as kujt..
    Me te drejte permendet fizikani i shquar Sejfi Protopapa, i Los Alamosit. Kur I vajti Driteroit aferdarke ne shtepi dhe i tha cu bere more me ate liber-film families Protopapa, i detyrove pasardhes te saj te lene Beratin, nderrojne mbiemrin , te mos martohen dotetj. Driteroi u pergjegj ” se ashtu ishte koha”. C’fare kohe, kohen e bejne njerzit… sepse edhe Driteroi kishte studjuar ne ish Bashkimin Sovjetik me letersi staliniste….

    1. Jorgo says:

      Driteroi qe devolli e s’kishte asnje lidhje me Protopapat e Beratit, personazhi i tij eshte bazuar mbi personin Xume Protopapa nga Opari i Korces dhe jo mbi ate qe thua zotrote… e ka sqaruar autori, e kane sqaruar edhe te tjere, bile edhe pasardhesit e Xumes e dine… po juve ju pelqejne perrallat e shpikura e legjendat urbane jo e verteta

    2. qe te kuptosh says:

      Vetetetim katunari dhe kokpalari! Komedia “Prefekti” eshte nje perle e vertete dhe nje nga majat e letersise shqiptare, ne te gjitha kohet! Doni apo s’doni ju pinjollet injorante dhe idiote te fashizmit, kjo keshtu do mbetet ne jete te jeteve! Nje komedi fantastike dhe fshikelluese per te gjithe kolaboracionistet “poliglote” te fashizmit dhe nje kujtese per te gjithe njerezit normale te kesaj bote se : nga dita qe dikush ben nje krim, nga ajo dite e me pas ai quhet kriminel, qofte edhe nese me pare ka qene engjell (megjithese engjejt nuk ekzistojne ne kete bote).

      1. Lasgushi says:

        Ke te drejte,por cpata une,qe lexova deri ne fund,shkrimin e Qafokut,duke e njohur cfare kapaciteti ka.Harxhova kohen kot.Vetem per faj te Temes qe boton shkrime nga autore tip kaloci apo besnik mustafa.

  7. katarakti says:

    O Qafok. E nise mirë, por e nxorre fytyrën në paragrafin e fundit. Si mund ta respektojë ky shtet një njeri qê u shërbeu si prefekt dy regjimeve pushtuese?! Duçes dhe Hitlerit?! A i ke trutë në vend?! Apo meqë tani u bë deti kos, po e hedh edhe unë një gur në lumë?!

  8. Është e njohur dhe e definuar jo nga shqiptarët por nga të tjerët që cilido individ që bashkëpunon me pushtuesit e vendit të vet cilësohet si bashkëpunëtorë i pushtuesit .Duke qenë e njohur që cilido pushtues për ta pushtuar një vend duhet të vrasë njerëz atëherë bashkëpunëtorët duke marrë pjesë në mbajtjen këmbë të forcës pushtuese i japin legjitimitet vrasjeve të bëra nga pushtuesi dhe rehabilitojn aktin e pushtimit.Për rrjedhojë ata që kontribuojn në mbajtjen në këmbë të forcës së huaj pushtuese quhen me të vetmin emër që ka sanksionuar ndërgjegja morale dhe ligjore e qytetërimit e që është cilësimi Tradhtarë.

  9. Vetetima says:

    Ne thelb ketu mesa kuptohet behet fjale per nje vend varri.
    Mbi kosovaret ne kohen e krajleve, por sidomos ne periudhen 1944 deri ne daljene UCK dhe nderhyrjen e NATOS
    eshte bere genocid i pa pare. Mbi 450 000 kosovare jane shperngulur per ne Turqi si Turq myslimane, vrasje masive burgosje, plackitje, perdhunime, kur edhe aty ka patur kryetar komunash, bashkie, deri ne presidence komunist e shqiptare. Po, a kane nje vend varri ata, Po, bile dhe jane varrosur me nderime…..dhe kane botuar libra.

    1. ca po thua says:

      O BUDALL, sa klase shkolle ke!?

  10. Buda says:

    Si te gjitha “studimet” e Qafokut, ky shkrim ka pasaktesi te medha.
    1. Eshte e pamundur qe “tironci” mysliman te kete studiuar ne Gjimnazin grek Zosimea”,
    ndoshta ka studiuar ne Medresene myslimane te Janines, si shume shqiptare te tjere.
    2. Qazim Mulleti nuk ka marre pjese si delegat ne Kongresin Kombetar te Lushnjes,
    ndoshta ka qene shoqerues i delegateve Abdi bej Toptani dhe Mytesim Kellicit,
    3. Qazim Mulleti si “trim” ishte caktuar ne grupin e atentatoreve te Zogut ne Vjene,
    por sipas nje deshmitari okular, ne momentin kulmor Qazim Mulleti nuk nderhyri ne aksion.
    4. Qazim Mulleti e ka shkruar vete raportin e vrasjes se Mine Pezes (e lindur ne Ndroqi, por e martuar ne Peze te Vogel”)
    se ai dha urdher per te hapur zjarr mbi dritaret e te burgosurve dhe jo “ne ajer” sic e shtremberon qafoku.
    Ngjarja NUK KA NDODHUR ME 12, ka ndodhur diten e Enjte, 17 shtator 1942, ora 16:30.
    Ne raportin e tij, qazim Mulleti shkruan:
    “Në atë kohë e sipër menjiherë ka shkue personalisht titullari i kësaj prefekture, i cili mbasi i porositi të burgosunit për t’u largue nga hekurat e që nuk u bindën, urdhnoi që rojet të hapnin zjarr kundër tyne.” (AQSH, F.252/2, v. 1942, d. 264, fl. 65)

    Per veprat e tij te tjera kriminale po nxirren dokumente origjinale nga AQSH.

    PERSA I PERKET DRAMES “PREFEKTI” MJAFTON VETEM DEFORMIMI I MBIEMRAVE TE PERSONAZHEVE.

  11. Olimpia says:

    Qafok…..Ne perendim…jo ne lindje…shumica derrmuese e prefekteve kuislinge ,pra bashkepuntore te nazifashisteve,perfunduan para skuadrave te pushkatimit ose ne denime me shume vite heqje lirie.Mareshalli Le Pen ,heroi i luftes se pare boterore iu fal jeta por,beri burgim te perjeteshem,
    Ne Shqiperi pas 44..s ka patur gjyqe dhe denime me vdekje apo me burg..Nder to sigurisht ka patur tejkalime.Por nuk ka patur vetegjyqesi dhe lincime.Nderkohe ne Perendim por edhe Lindje,menjehere pas clirimit nga nazistet ka patur vetegjyqesi masive,pushkatime pa proces,lincime dhe poshterime publike deri edhe te femrave qe thjesht ishin shoqeuar me ushtaraket pushtues.Te famsheme jane qethja e flokeve ne publik,demaskime dhe denigrare perballe turmave etj .U deshen ligje te vecanta dhe nderhyrje e forcave ushtarake aleate qe te nderpritej kjo situate.
    Kjo eshte historia reale Qafok…Natyrisht kur perpiqesh te kulturohesh vone ,nuk arrin kurre te jesh i sakte Qafok..

  12. Qyterar i zakonshem says:

    Po mire xhanem po komedia gjuetia e fundit a duhet trasmetuar ?? . Po pse mor lum miku ashtu si ne komedi ishte Enver Hoxha ? Po lerin more komedite ..lerini filmat me himorin e tyre . Ti po mumde pastroje figuren e Qzim Mulletit nga bashkepunimi me pushtuesin , nga akuzatat per vrasje dhe ndoshta per rryshfete dhe para qe kerkonte . Po bere kete e ke çversuar komedine “Prefekti”

  13. LG says:

    Qafako duhet të dijë se kjo pjesë e Besim Levonjës është shkruar dhe luajtur përherë të parë nga të burgosurit në burgun politik të Tiranës ku ndodhej në atë kohë dhe vet autori.

  14. xhemal says:

    Qafoku eshte nga zori gazetar..qazimi e mbylli karieren si bashkepunetor i fashizmit ..teatri jep mesazhin e rendesise se luftes ncl e ndarjen e forcave ne beteje ..ata qe kishin idealin e lirise e panvaresis e atyre qe pa’ u munduare fare donin pushtet pas luftes..figura qesharake e qazimit perfaqesonte. klasen parazite te dhjamosur nga favoret qe u benin pushtuesit. e bukura e teatrit per qazimin eshte ne thjeshtesine e spjegimit te gjerave e kuptueshme per kedo sidomos per te rinjte qe se jetuan luften ncl..te jesh i shkolluar apo i pasur nuk do te thote me siguri qe je patriot apo e do me shume atdheun me shume se nje njeri i thjeshte qe jetonme dinjitet nga puma e tij…te gjithe bashkepunetoret e fashizmit Jane parazitet e asaj kohe e perfaqesues te erresires ,te dhunes ,zhvatjes ,kuzhdo qe do qe te ndreq figuren e tyre eshte nje miop e nje adhurues i fashizmit..kudo ne europe figura te tilla nuk reabilitohen..ndoshta qafoku me mediokritetin e tij siguron nje rroge ne TV sh i cili vetem publike nuk eshte

  15. TURIEMIGR says:

    PSE NE SHQIPTARET KERKOJME TI BEJME GJERAT NDRYSHE . SA DO KOHE TE KALOJE FAKTI MBETET FAKT DHE CDO GJE QE MUND TE THUASH SOT : JO PARA KESAJ KA QENE ASHTU E KESHTU SKA VLERE . KOHA MUND TI ZBUSE NDJENJAT , LLOGJIKEN , POR FAKTET MBETEN FAKTE, BASHKEPUNTOR I PUSHTUESIT TE VENDIT, KUISLING,TE DENUAR NE CDO VEND TE BOTES, PAVARESISHT POZIVITETIT APO NEGATIVITETI QEVERITAR..
    PER SA I PERKET VEPRES,A KA QENE I DETYRUAR LEVONJA QE PERSONAZHIT TI VEJE EMRIN E QAZIMIT APO JO .NUK E DI, AQ ME TEPER QE QAZIMI I KA SHPETUR JETEN..NE QOFTESE SKA QE QEN I DETYRUAR ATEHERE KA QENE E ULET NGA ANA E LEVO.NJES. SI VEPER PER MUA ESHTE NJE KOMEDI QE SA HERE E SHIKON NUK TE MERZITET.

    1. Dukati says:

      Duhet pa tjeter te kesh qene kryefashist qe fashistet te te caktonin kryebashkiak te kryeqytetit kur pushteti qe i fashisteve, duhet te kesh qene perfekt nazist qe administrata naziste te te caktonte prefekt te kryeqytetit.Gjate luftes se dyte boterore angloamerikanet ishin antifashiste dhe bashkepunonin me komunistet si antifashiste , se kete kerkonte historia dhe nevoja e popujve ,ndersa kryebashkiaku i Tiranes ishte antikomunist dhe profashist.A thua ky ishkolluardhe inteligjent intelektualisht e kuptonte me mire se Curcilli dhe Rusvelti politiken e kohes.

  16. Mario says:

    Cdo figure publike ne politike, shoqerore, religjoze eshte bere dhe do te vazhdoje te behen objekte per tu kritikuar dhe satirizuan nepermjet artit, ndaj kjo qe kerkojne keta demokratet te hiqet ky teater, duan te nxjerrin debate se nuk kane cfare debatesh te bejne. Ky mentalitet te heqesh filmat apo artin e bere ne nje epoke tjeter eshte njesoj si mentaliteti i atij regjimi komunist qe lejonte vetem artin me ideologjine e vete. Ne demokraci ia le kete publikut te shikoje cfare te doje, nuk e vendos politika. Ketu po satirizojne Skenderbeun qe bota e nderon, le me nje Qazim Mullet. Kush te doje ta shikoje, kush nuk do mos ta shikoje.

  17. Pilo Lala says:

    “Ama dreqi e hengert, 2 metra varr , per tu prehur eshtrat ne vendin e tij, Qazim Mulleti e meriton”
    Po e pyes autorin e shkrimit, kush ja ka ndaluar djalit te Qazim Mulletit te sjelli eshtrat e babit ne Shqiperi?
    Por mos kerkoni qe Shteti ta beje kete, sepse familja e Mine Pezes gjithashtu eshte vrare pa te drejte nga ky Qazim.
    Shkoni dhe silleni, por mos na kerkoni ta nderojme edhe ne, sepse keshtu ju pelqen juve.
    Ju keni 30 vjet qe kerkoni te fshini 29 Nentorin, festen e Clirimit, kur cdo shtet i Europes e feston me krenari fitoren ndaj Hitlerit.
    Ju nuk donit te mundej Hitleri, por ja qe ka disa qe donin, qe moren pushken , dolen malit, dhe e cliruan Shqiperine.
    Njeri prej tyre qe nuk donte, ishte Qazim Mulleti, dhe prandaj iku, se i dinte zullumet dhe krimet qe kishte bere.
    Qazim Mulleti perfundoi si qindra mijera SS te Hitlerit, qe iken ne Argjentine, Brazil e vende ku mund te fshiheshin, te mos jepnin llogari per krimet qe kishin bere.

  18. Piro says:

    Keto pune nuk rregullohen derisa ish komunistet te jene gjalle. Shikoni si shperthejme ish shushunjat e kuqe. Jane edukuar keq. Jane jo tolerant, te pandryshushem. Njohin vetem dy ngjyra, bardhe e zi.

    1. kur do zere mend njeriu says:

      Piro, do te jepja nje porosi duke u nisur nga ato qe ke shkruar ketu; ti mos e merr per baze. Ti Piro nuk besoj se je me shume se 31 vjeç, po je me shkruaj se une do te jape emrin pastaj. Dhe si i tille duhet te dishe se dhe sperma qe je prodhuar ti ne topet e babait, po ke, qendron vetem 24 ore dhe pastaj vdesin spermatozoidet duke u krijuar te rejat, prandaj ti flet kot dhe si ti ka shume Shqiperia qe s’kane jetuar , por si duket edhe sot s’po jetojne por rrojne. Ke koncepte jashtezakonisht te gabuara per shtresat e shoqerise njerezore njesoj si komunisti Sali.

  19. iksi says:

    Po mire more Qafok po si tja bejme asaj pune qe Qazimi paska qene antikomunist antishqiptare pro italjan e gjerman e atehere çfare emri i ven ti . Per kete lexo komentet e popullit dhe meson edhe ti ca gjera qe ti nuk ditke asgje merr vesh ti .

  20. Shaqo says:

    Ka ca gazetare idiote ne Shqiperi qe kane marre persiper te zhbejne historine. Nje njeri me dy pare mend ne koke nuk do t’i hynte kesaj aventure. Duket qe jane tallash nga trute e kokes. Keto “figura historike” e percaktuan vete vendin e tyre ne histori dhe s’ka qafok e topall t’i reabilitoje vetem se ishin antikomunist. Llogjike mjerane.
    Po hajde, s’ke c’ben kur Meros i dalin faqet e gazetes bosh, i mbush me analiza topallesh e qafokesh.

  21. I nderuar Z. Qafoku, ajo demostratë ka qenë organizuar dhe udhëhequr nga qarkorit i PK i Tiranës. Unë njoh i njoh personalisht këta njerëz. Nuk është e vërtetë që ka pas më shumë gra fshatare. Dita 12 shtator ka qenë e enjte, ditë pazari për Tiranën dhe ditë takimi me të burgosurit. Dita e enjte i zgjodh për të justifikuar prezencën e grave nga fshatrat rreh Tiranës. Ti vërtet nuk ke gjetur dokument për përfshirjen e komunistëve,sepse ata ishin ilegal dhe ato që i arrestuan nuk pranuan implikimin në demostratë. Të këshilloj të dokumentohet kur është fjala për ngjarje historike. Këtë dokument mund t’a gjesh në muzeun historik.
    Të uroj punë të mbarë

  22. WTF was that says:

    Reshiti dhe Hajria vdiqen ne internim ne mjerim te thelle pas vuajtjeve te pa merituara per krime qe s’i kishin bere .Kush zgerdhihet me ate komedi qe perqesh keta fatkeqe eshte kriminel.

    1. ik ere pirdhu says:

      Na plasi trapi!

  23. Dukati says:

    Duhet pa tjeter te kesh qene kryefashist qe fashistet te te caktonin kryebashkiak te kryeqytetit kur pushteti qe i fashisteve, duhet te kesh qene perfekt nazist qe administrata naziste te te caktonte prefekt te kryeqytetit.Gjate luftes se dyte boterore angloamerikanet ishin antifashiste dhe bashkepunonin me komunistet si antifashiste , se kete kerkonte historia dhe nevoja e popujve ,ndersa kryebashkiaku i Tiranes ishte antikomunist dhe profashist.A thua ky ishkolluardhe inteligjent intelektualisht e kuptonte me mire se Curcilli dhe Rusvelti politiken e kohes.

  24. Rrugaci says:

    Nje batut e Luftar Pajes thonte PO AI QE E VODHI NUK PASKA FAJ. Kush mund te me sqaroje pak car lidhje kishte Qazim Mulleti me masakren e 4 SHKURTIT dhe me Xhaferr Deven. Sa per sqarim per Qazim Mulletin SA LEK KA MOR NGA TIRONSIT (KOMUNISTE DHE JO KOMUNISTE)PER TI LIRU NGA BURGU SA HERE QE KAPESHIN NGA GJERMONI DHE KTO JANE SHUME TE LEHTA PER TI VERTETU SA JANE AKOMA GJALLE DISA 90 VJECARE TIRONAS ……….KUSH DON INFORMACION PER KETO GJONA E DIN SHUME MIRE KU TE SHKOJ ME PYET

  25. Kush i paguan kta Plehra Kazani te shkruajn qellimishte tema idiote te tilla ,
    per te mbajtur te percare dhe ne kaos mendimi Shqiptaret duke vene ne Pikepyetje te Vertetat Historike ?
    Greku vazhdon te financoje Kazanin Shqiptare ,duket qarte i trembur nga E Verteta Historike qe po
    del ne Driten e Europes cdo dite qe kalpon .

    Janulla ne fund te Halese dhe qafoket bashke me te?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje