Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi, i biri: Nëna jonë e shtrenjtë mbylli sytë sot

3 Dhjetor 2021, 18:50Kulturë TEMA

Aktorja e njohur Edi Luarasi është ndarë nga jeta. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

I biri, Eldoni shkruan në një postim në Facebook se Edi ndërroi jetë pasditen e sotme dhe varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00:

“Me hidhërim te thelle njoftojmë se sot me date 3 dhjetor 2021 ndërroi jete nena jone e shtrenjte Edi Mirdita Luarasi. Varrimi behet ditën e Shtune dt. 04/12/2021 ora 14:00.

Ceremonia mortore zhvillohet tek Internacionali i vjeter ne rrugen e Kavajes mbrapa ish Lidhjes se Shkrimtareve”.

Edi Luarasi debutoi në skenë që në moshë të re. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës.

Ajo u diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë” etj.

Ajo u martua me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi, ndërsa u përjashtua nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike.

 

5 komente në “Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi, i biri: Nëna jonë e shtrenjtë mbylli sytë sot”

  1. Trotski says:

    Ngushellime familjes.I perjetshem kujtimi i saj.

  2. Otto says:

    U prehte ne paqe Edi Luarasi.

  3. Enri says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti o plotfuqishem qofte me te.

    Krishti qofte me te .

    Ikin te medhenjte e Shqiperise dhe zevendesohen me perputhen dhe big brother….

  4. Prof.Sp.5 says:

    Kam pasur rastin per te konsultuar per gjendjen shendetsore si te shoqin Mihallaqin ashtu dhe vete
    Ikonen e Artit Edi Luarasin.Ruaj respektin e vecante per cka i kane dhene shoqerise Shqiptare dhe per vitalitetin,pas kalvereve qe kauan.
    Ngushellime !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje