Zbulohet biografia e rrallë për jetën sekrete të ish-diktatorit: Kush ishte Luiza, e dashura franceze që lidhi Enverin me komunistët

2 Dhjetor 2021, 15:09Kulturë TEMA

Publikohet në numrin e sotëm një biografi të rrallë për Enver Hoxhën  e përkthyer nga libri i autorit francez me origjinë hungareze, Thomas Schreiber. Një rrëfim për diktatorin shqiptar nga lindja në vdekje, i shkruar duke përballur faktet e dëshmitë, por edhe ironinë.

“Enver Hoxha – sulltani i kuq” është biografia e ish-udhëheqësit komunist që u botua në vitin 1994 nga Schreiber, gazetar, publicist, diplomat dhe specialist për çështjet e Europës Qendrore e Lindore, në veçanti për Shqipërinë. Autori është gjithashtu gazetari i parë francez që ka vizituar vendin tonë në vitin 1981, por në vepër nuk përfshin përshtypjet e tij personale. Ai merret vetëm me zbërthimin e karakterit të “sulltanit të kuq”, Enver Hoxha, duke iu referuar tregimeve të vjetra të bashkëkohësve të diktatorit, dokumentacioneve, letërkëmbimeve, medias, librave etj., të cilat i shtjellon me anë të bibliografisë, veçmas, në fund të librit.

Në këtë mori faktesh, me shumë interes shfaqet ajo që deri më tani ka qenë pjesa më e errët sa i përket jetës së Enver Hoxhës; tri vitet e studimit në Monpelje (Montpellier). Për herë të parë zbardhet me detaje udhëtimi i tij nga Shqipëria drejt Francës, frikërat dhe guximi, armiqësitë dhe aleancat, varfëria dhe instinkti i mbijetesës, por edhe historitë rozë atje.

Lidhja sentimentale e përfolur me një vajzë me emrin Luiza, por më së shumti argëtimet me djemtë gjatë natës, ashtu siç i pëlqenin Enver Hoxhës; muskulozë dhe biondë. Rrëfimi vjen i thjeshtë, duke përdorur kohën e tashme, ndërsa në shumë episode autori lë pa shpjeguar “moralin e fabulës”, duke ia lënë interpretimin në dorë vetë lexuesit, sipas dëshirës.

(Pjesë nga libri “Enver Hoxha – Sulltani i kuq” i autorit Thomas Schreiber)

Objektivi i Enver Hoxhës ishte të nisej në Francë. Sipas një zakoni të vjetër, Enveri merr me vete disa ëmbëlsira dhe llokume për t’ia çuar motrës së madhe, Fahrijes, refugjate politike në Itali, së bashku me të shoqin.  5 shtator 1930, Porti i Durrësit. Në mbrëmje niset me një anije italiane me destinacion Barin dhe ndalesa e parë është Monpelieja. Enveri e kalon mbrëmjen mbi urë, momente të paharrueshme për të riun larg familjes dhe atdheut, në rrugë drejt së panjohurës. Në mëngjes, në platformën e Portit të Barit e pret e motra me të afërm të tjerë. I prekur ai zbulon pjesën tjetër të familjes në tokë të huaj. Si mund të imagjinohej se vite më vonë ai do të vriste kunatin e tij, Bahri Omarin. Pas një qëndrimi të shkurtër në Bari, Hoxha vazhdon udhëtimin e tij. Stacioni i Montpeljesë iu duk si një monument futurist i Italisë fashiste, atij i dukej modeste, e qetë, pak e ndriçuar dhe intime. Natën e parë e kaloi te hotel “Terminus”.

Mëngjesin e parë e provoi në tarracën e një pijetoreje para një kruasani, për të cilin kishte dëgjuar të flitej shumë në Shqipëri. Më pas, Enveri u nis drejt qytetit, ku do të qëndronte përgjatë tri viteve. Në kërkim të Fakultetit të Shkencave, ai përshkon Sheshin e Komedisë dhe gjen galerinë “Lafayette”. Duke ndjekur këshillat e shërbyeses së re të hotelit, Enveri kalon në rrugën ku shtëpitë ishin të vendosura njëra mbi tjetrën, rrugë që i kujtonin Gjirokastrën. Pasi gjeti godinën universitare, Enveri kërkoi menjëherë sekretarinë. Studentët në radhë presin të regjistrohen. Para tij qëndron në radhë një djalë biond, simpatik, me të cilin hyn menjëherë në bisedë.

Tjetri i thotë se është shumë i gëzuar që ka njohur një person që rrjedh nga familja e të famshmit Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skënderbeu. Biondi, i quajtur Roncant, student i Historisë interesohet për Shqipërinë! Ai e ndihmon shokun e ri për të plotësuar formalitetet. Më pas, dy djemtë shkojnë të drekojnë së bashku në një restorant pranë fakultetit, “një restorant i vogël që drejtohet nga një grua e moshuar”, që më pas do të bëhet një nga vendet e preferuara të Hoxhës. Pak pas mbërritjes së tij në Monpelje, ku qëndronte ende në hotel “Terminus”, ai rigjeti disa nga shokët e klasës që kishin shkuar para tij.

Takimi bëhej në hotel “Riche” (vendi nuk ekziston më) muret ishin me pasqyra, një vend luksoz për të riun që sapo kishte mbërritur. Miqtë e tjerë i kishin rezervuar një pritje shumë të ngrohtë. Mes tyre gjendej dhe Eqrem Hado, djali i një avokati të njohur që vazhdonte vitin e dytë për Drejtësi. Për të Enveri do të thoshte se ishte një djalë i qeshur dhe i sjellshëm. Ai do të ishte miku i tij i bisedave të gjata. Edhe pse mendojnë ndryshe, ata nuk shihen si kundërshtarë. Njëri është kundër monarkisë, tjetri është pro, edhe pse pranon se duhen bërë reforma; por të dy studiojnë në Francë, Eqremi dhe Enveri bëhen miq të pandashëm. Në fund të vitit 1931, Eqremi i kërkon një ndërmjetësi t’i gjejë Enverit një dhomë, i cili vazhdonte të qëndronte në hotel. Enveri, i shoqëruar nga miku i tij Eqremi, vizitojnë shtëpinë që ndodhej në zemër të Monpeljesë.

Një 70-vjeçare u hap derën, ajo flet gjysmë frëngjisht.
Ndërmjetësi e prezanton Enverin “si një student i huaj që dëshiron të vizitojë dhomën që jepej me qira”.
Nga jeni?, – pyeti gruaja -Nga Shqipëria,- përgjigjet Enveri.
-Shqipëria, Shqipëria,- përsëriti e moshuara,
-afër kujt shteti ndodhet? -Afër Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë.
-Ah, në Ballkan! Shpërtheu ajo
– aty u vra nipi im gjatë luftës. Ishte me gjeneral Sarrail.

-Trupat e Sarrail-t kanë qenë në vendin tonë, – saktësoi Enveri, – dhe pikërisht në vendin ku kam përfunduar liceun. Në një hartë Enveri i tregon gruas vendndodhjen e Korçës dhe i tregon se afër qytetit ndodhet një varrezë e ushtarëve francezë me mermer dhe çdo vit banorët shkojnë të çojnë lule. Atëherë gruaja e prekur i kalon krahun studentit të ri dhe i thotë “Zoti Hoxha ju do ta mësoni nëse varri i nipit tim ndodhet aty”.

“Sigurisht që do shkoj dhe kur të kthehem do të kthej përgjigje”. Nga dëshmitë e shokëve nuk dihet nëse ai shkoi vërtetë në varreza, por gruaja e mori aq për zemër, sa që ia la dhomën për 200 franga nga 300 që kishte kërkuar në fillim. “Djali i mirë” mori dhomën me dy ballkone, ku do të kalonte tri vite të jetës së tij, gjë që tregon marrëdhënie të mira me gruan. Shpesh ai takohej me mikun e vjetër të gruas, i cili fliste me dialekt provincial. Shumë shpejt studenti mësohet me qytetin, por pa harruar Gjirokastrën. Të shtunën e parë të muajit ai ia kushtonte korrespondencës, ku i shkruante letra të gjata familjes dhe u fliste për jetën në Monpelje.

Në fund të vitit, Enveri bleu për 25 franga një radio që kapte vetëm stacionet e Monpeljesë. Ishte argëtim i madh për bursistin e ri që i kalonte mbrëmjet i vetëm në dhomë. Herë pas here priste ndonjë shok në kafe. Me sa duket nuk kishte ndonjë grua në jetën e tij, ndërsa ka shumë dëshmi që tregojnë një pëlqim të tijin për djemtë biondë dhe me trup të bëshëm. Ndërkohë që ai e kaloi Vitin e Ri në kafe “Riche”, në shoqërinë e disa djemve. Ky qe rasti për të provuar dhe midhjet e marinuara me verë të bardhë, të cilat nuk i kishte shijuar më parë.

Në janar, në momentin kur ndiqte mësimin në fakultet, Mbreti Zog i shpëtoi një atentati nga dy persona, gjatë një vizite zyrtare në Vjenë. Lajmi mbërriti dhe në Monpelie, por studentët ruhen që ta komentojnë ngjarjen në publik. Enveri do të pohonte më pas se ai ishte gëzuar nga tentativa. Shkolla e Enverit, i regjistruar në Fakultetin e Shkencave Natyrore, dukej e komplikuar, pasi në të njëjtën ndërtesë ndodhej dhe Fakulteti i Drejtësisë dhe Historisë. Në vend që të shkonte të ndiqte Fizikën dhe Kiminë, ai frekuentonte orët ku flitej për politikën dhe çështjet sociale. Kështu drejtuesi i ardhshëm i Shqipërisë do të humbiste shumë orë në fakultetin ku ishte regjistruar. Ai ndjek me hope mësimdhënien shkencore dhe mezi familjarizohet me termat e botanikës, ndërsa bëhet një student i zellshëm i konferencave të historisë. Kështu, dalëngadalë ai i braktis studimet për të cilat kishte fituar një bursë.

E ndërsa në Shqipëri, Ali Kelmendi me origjinë nga Korça, pas dy vitesh studime në Moskë kthehet në Shqipëri dhe drejton opozitën ndaj regjimit. Në Monpelie, Hoxha i injoron këto fakte, i prekur nga jeta e dyfishtë, studenti i regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, por që ndiqte vetëm orët e Historisë, Gjeografisë, Filozofisë dhe Letërsisë. Në fund nuk kishte shumë të papritura, pasi arrin rezultate mediokre. I kthyer në Gjirokastër pas përfundimit të vitit të parë, Enveri tregohet i rezervuar për studimet e tij. Kthehet në Monpelje. Enveri frekuentonte kafenetë ku mblidheshin shumë njerëz. Ishte po ashtu dhe një spektator i rregullt i teatrit, por edhe një person i dashuruar pas kinemasë, me gjithë çmimet e kripura të biletave. Mbrëmjet e kaluara në grup në kinema përfundonin në një restorant të vogël të rrugës “Maguelone”.

***
Me se merret tjetër Hoxha? Në rrugën ku rrinte banonte dhe një hungarez i quajtur Pista, me profesion futbollist dhe njëri nga lojtarët më të mirë të Monpeljesë. Pista i linte në kutinë e postës një biletë stadiumi. I kthyer në një mbështetës kryesor i AS Monpelie, Hoxha do të ndjekë gjatë gjithë jetës rrugëtimin e këtij ekipi në kampionatin francez. Një tjetër argëtimin ishin edhe ekskursionet në Palavas, ku shkonte me një makinë për 45 minuta. Sipas Enverit, rëra nuk ishte aq e praruar sa në Durrës, por do të ishte po të mos qe për kazinotë dhe pistat e vallëzimit. Pasi kishte bërë një banjë buzës detit e kishte pirë një aranxhatë, Enveri dhe shokët e tij vallëzonin deri në orën kur vinte treni i fundit, pasi nuk kishte hotel ku të kalonin natën. Me kë shkonte në Palavas? Mister. Në jetën e tij kishte hyrë një farë Luiza, të cilën e kishte takuar në kafe “Riche”. Është një studente e Historisë, më e madhe në moshë se ai, prindërit e së cilës kishin një dyqan në shëtitoren “Frederic Mistral”.

Me brunën Luizë, Enveri i shtoi shëtitjet sentimentale. Në mënyrë indirekte ajo ishte shtysë për fillesën e Hoxhës dhe hyrjen e tij në politikë. Në fakt, miku më i mirë i fëmijërisë së Luizës është një i ri militant i degës së Partisë Komuniste franceze. Edhe ajo vetë është e tërhequr nga idetë revolucionare. I inkurajuar nga Luiza, apo i verbër nga dashuria?

Enveri blen rregullisht broshura, të cilat i komenton në takimet me të dashurën e tij. Por, leximet nuk mjaftojnë, pasi Enveri nuk arrin të kuptojë këtë apo atë pasazh. Një ditë, përgjegjësi i librarisë komuniste i jep adresën e një kafeneje të humbur në rrethinat e Monpeljesë. “Shko atje dhe kërko të takohesh me shokun Marcel. Lutju të të shpjegojë tekstet. Është një propagandues i partisë”, i tha ai.

Enveri u takua me Marcelin, pak më i madh se ai në moshë. Dy burrat patën simpati për njëri-tjetrin dhe bëhen miq. Dëgjohet gjithnjë e më pak të flitet për Luizën. E kotë të pyesësh përse…!

Kush është Thomas Schreiber

I lindur në Budapest dhe i shkolluar në Paris, në rini ai bëri një jetë të dyfishtë mes këtyre dy shteteve, derisa u vendos përfundimisht në Francë. Gazetar, diplomat, publicist e shkrimtar, specialist për çështjet e Europës Qendrore e Lindore, ku në fokusin e tij ka qenë veçanërisht Shqipëria. Ka tentuar disa herë të vijë në vendin tonë gjatë regjimit komunist, duke e plotësuar dëshirën e tij në vitin 1981. Thomas Schreiber është autor i dhjetëra artikujve në frëngjisht, hungarisht dhe anglisht. Ka punuar për gazetat “L’express”, “Le Monde” etj.

Ka qenë kolumnist për kohë të gjatë për RFI, “Radio France” “Internationale” dhe vazhdon të publikojë pikëpamjet e tij në “Le Monde Diplomatique”. Disa nga librat e Thomas Schreiber janë: “Veprimet e Francës në Lindje që nga viti 1920”, “Harmattani, sekretari i Përgjithshëm në Belfond”, “Enver Hoxha, sulltani i Kuq”, “Hungaria, apo tranzicion paqësor”, si dhe plot broshura të tjera për tranzicionin në Europë. Aktualisht është në pension, por jep mësim me kohë të pjesshme në një universitet shumë të njohur në Paris.(panorama)

21 komente në “Zbulohet biografia e rrallë për jetën sekrete të ish-diktatorit: Kush ishte Luiza, e dashura franceze që lidhi Enverin me komunistët”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Nje carcaf me karlliqe per te treguar se Laverri i binte sumes…..!?

    1. www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:

      Po suma e padroneve?

  2. Shqiptari says:

    Kur genjeshtrat spaskan te mbaruara!
    Dua edhe une te them nje te vertet: kam pare nje gomar qe fluturonte..! Duhet te me besoni. Ose e verteta tjeter: Sali Berisha per 30 vjet e ka udhehequr vendin dhe zhvilluar ate sa askush me pare ( ani se shkatrroi shkolla e spitale,industri e bujqesi)!

  3. Populli says:

    Do ishte ne nderin, pergjegjegjesine dhe detyrimin e nje gazete serioze si TEMA, që ta informoje lexuesin jo vetem per çka shkruan Thomas Shreiber, por edhe kush eshte ky Thomas Shreiber. Ky eshte misioni i nje gazete serioze: informimi i paanshem.
    Sepse, nga sa na thone afishimet per kete Thomas Shreiberin, duket se eshte nje njeri i vetmuar, pa familje, pa femije, pa grua, pa njeri.
    Nga boshti qe i jep shkrimit, duket se paska prirje per te krijuar marredhenie burrash.
    Hoxha kishte plot gjynahe, deri edhe me Zotin.
    Por ta pershkruash Hoxhen sot pas 100 vjetesh, pa asnje njohje, sikur kishte orientime te dyshimta seksuale, nderkohe qe Hoxha krijoi familje qe ne rini, madje ne kohe lufte, kjo flet se ketij gjermanit (jo franzez, as hungarez) Thomas Shreiber i paska rene te fiket nga bukuria e Hoxhes!!!

  4. Shqiptarja says:

    Te gjithe e dine se sa e duan Shqiperine dhe Kosoven Franca dhe francezet. Franca ja ka bere gropen gjithmone Shqiperise dhe nuk ka nevoje per komente te tjera. Pse eshte frances nuk eshte asnjegje. Shqiptaret kane dale jashte kufijve dhe e njohin boten. Por, kjo do te thote se eshte pjese e politikave franceze kundrejt Shqiperise. Ta ndihmojne njehere te vetme Shiqiperine , pastaj te flasin dhe te bejne komente. Ata kane nje Makron figure qesharake dhe nuk komentojne rreth tij, por merren me Shqiperine se ” e duan shume”.

    1. nje banor i Tiranes says:

      Shqiptarja , Se pari , Shrejber nuk eshte francez , por gjerman dhe Franca nuk hyn fare ne kete çeshtje . Se dyti , edhe francez po te ishte autori , nje njeri nuk perfaqeson kurre nje vend e nje popull , sikunder edhe ti , nuk perfaqeson Shqiperine , pasi nuk e ke kete mandat . Se treti , Makron nuk eshte aspak nje figure qesharake (nuk e di se si e paske krijuar kete opinion) . Presidenti Makron , eshte perfaqesues i nje populli nga me te zhvilluarit e me te emancipuarit e botes , francezet , te cilet e kane votuar demokratikisht prtesidentin e tyre . Se katerti , nuk i ke bere ditet ti “Shqiptarja” , te japesh opinione per udheheqes shtetesh , se nuk ke as tru , as arsimin e duhur (dukesh nga komenti) , e as shkallen e njohjes per kete pune .

      1. Shqiptari Realist says:

        Ik ore Idiot,mendimi eshte i lire,cdo Figure Publike eshte ne gjykim nga publiku….Makroni Mos eshte ai qe ka grua ate Gorillen ,,keshtu e quajti Bolsonaru.Franca eshte nje shtet nga me Racistet ne evrope dhe me te Korruptuarit,filo Rus e filoserb,,,Pse kerkon te na shesesh dicka qe nuk eshte si shkruan,Sarkozi u zgjedhje me parate e kadafit,U denua per korrupsion,Chirac u denua per korrupsion,Mitterrand gjithashtu,dhe nje njeri imoral e nacionalist.per ke France flet ti per ate qe vrau mijera algjeriane ne 68,per Vichy apo per Gijotinen e famshme te Napoleonit…Franca eshte vater e Spiunazhit Rus dhe LePen financohet nga Rusia…nje vend qe akoma mban koloni me zor.Mallrat dhe industria franceze nuk jane kurre te standarteve te vendeve si gjermania…Inteligjenca jote qe kujton se je dikushi tregon nje idiot qe doli nga shpella e stalinit te vogel qe hiqet me Romak se Cezari….do te Promovoj ne Komisar te idioteve te kafenese.

        1. nje banor i Tiranes says:

          Ti nuk je , as shqiptar dhe as realist , por nje kare me xhunga , bytha jote diskuton Francen , djepin e demokracise , revolucioneve , artit , kultures , kinematografise , shkrimtareve e artisteve te famshem . Franca eshte prodhuesja dhe eksportuesja me e madhe ne bote e armeve (pas SHBA-ve) , deri dhe ato atomike , por edhe e çdo malli tjeter . Nuk ka mall qe prodhon bota e qe nuk e prodhon Franca . Ti mburr gjermanet ? Po per çfare , per krimet e pa krahesueshme ne gjithe historine boterore qe beri ne luften e dyte , per genocidin , krematoriumet , vrasjet e zhdukjet e miliona njerezve , per shfarosjen e nje kombi te tere , atij ebre (gjashte milion te zhdukur) , njezet milion ruse , miliona te tjere ne te gjithe boten . Kush i beri , Hitleri ? Nuk eshte e vertete , nuk shkrehu armet Hitleri , por krimet monstruoze i bene GJERMANET , qe ti na i mburr , keta kriminele qe nuk i permbante deri atehere historia njerezore krimet e tyre . Gjermania i ka borxhe kolosale e te pa shlyeshme gjithe botes , Gjermania duhej zhdukur si komb , nuk duhet te ekzistonte me , qe nga 1945- sa . E di ti se çfare prejardhje kane gjermanet ? Jane pasardhes te fiseve barbare (gotet , hunet , visigotet , ostrogotet) , qe kudo ku shkelen , shkaterruan çdo gje . Ne kohen kur nga Franca rezatohej drite e dituri , gjermanet as qe ekzistonin . Makroni eshte personazh publik , por mund t’a gjykojne ata qe e kane votuar (francezet) dhe jo ca idiote e injorante albaneze , si puna e “shqiptares” dhe realistit te by..es , si puna jote .

          1. Shqiptar Realist says:

            Ke degjuar per Francen dhe Vagonin e trenit ,flamujt e bardhe…Krahason Kombin Mizor,qe krijoi naten e Shen Bartolomeut e vrau per nje Nate 2,5 milione Protestant,,Po cfare arti francez,,ate qe njihet vetem ne Mali dhe Senegal.une di dhe nje France tjeter,ate te unioneve parazite qe kane reputacion per bretkocat dembele,per Francen e getove dhe 7 milione arabeve qe nuk kane asnje te drejte…meqe jetoj jashte ka 30 vite,makinat franceze kane reputacion ,Qendro larg Makinave franceze,,,blegtoria qe ushqen vicat me Fekale,,apo si thone anglezet te hysh ne shtepine e nje francezi do kundragaz….arti francez Mos eshte ai me Depardie qe Mos te paguaj Taksat u be Rus,,kush shikon filma francez sot,,pse kujton se ne komunizem jemi….une kam ton me info per Francen e dhier qe glorifikohet nga vasaler si puna jote njerez qe kujtojne se akoma Franca eshte nje superfuqi,kurre nuk ka Qen e tille,gjithmone anglezet e shkrete e kane cliruar Francen pordhace me bujqit e piste,parisin e zezakeve dhe pordhet frankofoneve…Shqiptaret kurre nuk duhet te mbrojne kete kurve filoserbe qe donte ti jepte Korcen grekeve e vari Germenjin ….nder sa ti injorant nga cila klinike idiotesh del..kujton se jemi ne komunizem te na shesesh Francen si superfuqi,,Po arme nukleare ka dhe pakistani ore debil,Po eshte hale…Franca do jete gjithmone nje lavire pas Gjermanise dhe anglise dhe nje kurve Ruse….shtet sa Polonia eshte me remitacione nga BE jeton,nuk ishte as eshte kurre nje shtet qe udheheq ne BE se nuk i merr njeri seriozisht si komb.vetem shovinizem dhe pordhe me francofoni…..ik ha pilafin futi dhe nje kos se je bere kaps e nxjerr bajga nga haleja qe ke…debil Stalin I vogel ose dobic i Bllokut te tollonave

        2. Lala i Lushnjes says:

          Oland shkonte me ” vespa,, për piçkë me gjysmë kokore në kohën e orarit të punës nga presidenca

      2. AA says:

        Krimet me te medha ne evrope i kane bere Francezet,Edhe Maria Antuaneten e varen,,Gijotina eshte shpikje Franceze,,Franca ne Alsace qe ka gjerman eshte ne progress,Franca e katolikeve parazite eshte nje mut qe te hash ti…Gjermanet jane Burra jo bretkoca….ti nje morr Dobic komunisti mbron Francen se aty i bete gjemen shqiperise,,,arti francez o zot cfare arti kane francezet,,delonin homo,yves saint homo,Bardot qe Po vdes me Qen se nuk e do njeri,,Franca ka influence ne zezaket ne afrike dhe ne injorant si puna jote,ke vajtur ne France te shikosh se cfare burdello eshte…Ti je nje njeri i nje nivel i te ulet me arsim komunizmi qe shikon Nazista,une shikoj Burra trima qe e morren Francen ne nje vagon per 48 ore,dhe vrane muzhikun njeringrenes antishqiptar……Nuk blen njeri teknollogji franceze ne bote,Shiko australine ja u la thate.ti je bajge komuniste,,,,Shqiptaret nuk i kane pare asnje te mire Frances dhe nuk duhet te flasin mire per ta…gjermania eshte shtet filo Shqiptar dhe E ka treguar…..bretkocat e pista te llumit nuk kapen dot as me shqiponjen gjermane as Shqiptare,ne Shqiperi nuk ka force Franca dhe larg nga ne..ti je nje mut vasal qe konsumon Ajrin kot,Shqiptaret qe nuk jane pro gjerman duhet ta mbyllin halen….Makaroni homo me vitrine nje plake eshte Lider qesharak,kur takon nje debil si Rama tre here ne vit…Francezet jane qelbesira filoserb,aty ka varrin Esat Pasha ne varrezat serbe….nuk eshte shtet filo Shqiptar….Komb homosh i morri gjermani pa lufte frikacaket …ik ore hale qe na mbron dhe Francen ne gazetat Shqiptare ti me siguri je spiun ish Fuks kurve komuniste.Wehrmacht ushtria e lavdishme pro Shqiptare i morri per 48 ore ju qihu grate 5 vite,deri sa erdhi anglia ti clironte fshataret e Frances..gjithe Shqiptaret te shkredhefshin gruan ty dhe francezeve,Shqiptaret jane pro gjerman jo prohomo Frances…ti je si Lideri thonjpaprere bythqire francofilo.

  5. Besa says:

    Germoni Tare,germoni,por nese jeni te zot,gjeni dhe pershkruani vrimen e hales ku dhiste Legjenda ne France haha
    Ndoshta gjeni gje aty dhe ushqeheni per me tej…..

  6. daja says:

    POPULLI – si gjithnje populli nek gabon ke plotesisht te drejte !

  7. dyshuesi says:

    Ç’bente Enveri ne rini…! E çdo bente ….ate qe bejne rinia . Lene mesimin dalin verdallosen rrugeve shkojne neper lokale me muzike per te vallzuar , bejne qef. Nuk me duket ndonje gje e veçante . Nje djalosh nga nje vend i varfer si Shqiperia qe kerkon te beje shoke dhe miq , konviktor qe nuk ja varin femrat. Nje hallexhi qe genjen per te ulur çmimin e qerase . Edhe po ti thoshte plakes qe e kam pare varrin e nipit per ti pelqyer nuk se ka bere ate qe se ka bere kush. Sot po degjojme llojlloj genjeshtrash nga shqiptaret neper itali dhe Greqi qe ty pelqejne vendalive . (Kledi Kadiu . Ermal Meta. Ermonela Jaho) Po pse ore prej keture gjerave vuajti Shqiperia , keto ishin gabimet per te cilat so e quajme diktator Enver Hoxheb…?!

  8. neseba says:

    Çfarë të keqe ka se na kishte dashnore, në një kohë që nuk ishte i martuar? Gërmo, o tare, gërmo se…

  9. Haka Tekizoti says:

    Autori i paska nxjerrë nga truri të gjithë gazrat e zorrës së trashë dhe gazetat e shëtisin shkrimin te njëra-tjetra me delirin se çoç po japin. Me këtë shkrim, ata që e kanë urryer do kënaqen a thua se nuk janë dëgjuar prej vitesh e vitesh këto theshetheme, edhe kur ishte gjallë i përfoluri, ndërsa ata që e kanë çmuar nuk do të luajnë nga istikami.

  10. Shqiptari says:

    Ka 40 vjet qe ka vdekur tjetri kokrrat e alabkave pa shtyll kurrizore i kerkojn dashnoret , shikoni o kurva se po shkerdheni grat e njeri tjetrit sot po çoni femrat e familjes po i shisni trotuareve te europes , mos u merni me te vdekurit , ai sa ishte gjall ja u futi koken ne byth te terve , i bet shuplaka e qat kur vdiq tani si bythqira mereni me te vdekurit burra kurva.

  11. kur do zere mend njeriu says:

    Me sa shikoj une, keto jane te gjitha trillime prej Babalje dhe pse? Sepse nuk na thuhet sa vjeç eshte ky autor dhe ku ka jetuar qe diteka hollesira kaq imtime per jeten e Enverit; ose ka qene student me te ose ka shkruar nje roman dhe i ka vene emrin e Enverit! Sot edhe brekte e Saliut genjejne.

  12. Rebus says:

    Libra si ky i ketij Shreberit une shkruaj sa hjere shkoj ne mengjes ne wc!
    Ku e ka burimin e te gjithe ketyre historive te Enverit ky rrote cari?
    Mos e dinte njeri ,qe Enveri do behet i pari i Shqiperise qe ne ate kohe?
    A e kuptonoi,.qe sajesa te tilla ka plot dhe jane per te shitur librat e jo per te bere histori!
    Po lizen nga e njohu ky” Po pse Liza dhe nuk e quanin Piza?
    Po mire o Mero,kaq pak halle paska ky populli yne sot sa ti te mbushesh faqet e gazetes cdo dite me historite e Enverit?

  13. Julian laci says:

    Pershendetje Nje banor I Tiranes . Franca eshte nje nga vendet me pak te emancipura Evropiane. Nga 1778 deri 1945 prene kokat e njeri tjetrit kur u lodhen prene kokat evropiane, Africane, Aziatike , Americane. Nje vend Racist. Enver Hoxha eshte figure historike po ashtu edhe Macron. Ti dhe une cfare jemi ?

  14. Moisi Golemi says:

    Pordha pederastësh hungarezë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje