Arben Derhemi "tërbon" tironsit: Ore intelektuhale, se kuptoj pse jeni ofenduar ju?

1 Dhjetor 2021, 11:57Kulturë TEMA

Teatri Kombëtar vendosi të lexojë pjesë nga vepra “Prefekti” të Besim Levonjës për t’i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit. Por leximi i kësaj vepre ngjalli një sërë kritikash, pasi në të ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit. Ishte shoqata “Tirona Intellectum” që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre.

Sipas tyre, duket se Teatri me këtë vepër po rivlerëson tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste, por edhe u portretizuan dhe u përjetësuan në vepra arti.

Për këtë gjë, Shoqata Tirana është shprehur se do t’i drejtohet edhe Ministrisë së Kulturës që të heqë zyrtarisht nga transmetimi shfaqjen “Prefekti”, si një sajesë politike e sistemit komunist, e cila bazohet mbi trillime dhe mohimin e të vërtetës.

Rolin e Qazim Mulletit, që përpara viteve ‘90 e kishte mbajtur aktori Robert Ndrenika, tani i ishte besuar aktorit Arben Derhemi.

Ndër të tjera, Shoqata e cilëson edhe më të turpshme që pjesë e këtij produksioni është një aktor nga Tirana, duke iu referuar pikërisht aktorit Derhemi.

Nga ana e tij, aktori Arben Derhemi, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Shoqatës Tirana për të hequr zyrtarisht nga transmetimi komedinë “Prefekti”.

Me anë të një reagimi, Arben Derhemi shkruan se rrjetet sociale u kanë dhënë të drejtë çdo qenieje “Intelektuhale”, siç i quan ai, të sajojnë çfarë u intereson.

Derhemi, i cili është në rolin e Prefektit, shton se nuk e kupton se “ku janë prekur tironcat e vërtetë”.

“Une e di qe ne sot jetojme ne boten e internetit dhe rrjetet sociale i kane dhene te drejte cdo “qenie intelektuhale” te sajoje e shpife c’i intereson dhe i vjen per shtat, por nuk kuptoj ku i ka prekur keta tironcat e vertete, leximi qe ne i beme vepres groteske “Prefekti”, ne nje kendveshtrim tjeter dhe per ta evidentuar si fig historike te madhe.

Ju qe i bini tam tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetem nje batute me te cilen mbyllet vepra: “U ulen malet, u ngriten halet””, shkruan Derhemi

Para leximit artistik të veprës “Prefekti” që u soll për publikun, përmes një video në faqen e Teatrit Kombëtar regjisori Spiro Duni shprehej mes të tjerave se është një sprovë, ku artistët sfidonin veten.

“Sot bëjmë një lexim artistik të vepër së mirënjohur ‘Prefekti’ të Besim Levonjës, është një sprovë që e kemi marrë përsipër për të nënvizuar idenë e një profeti që paralajmëron se çfarë e zeze do ta gjejë Shqipërinë për shumë vite më pas.

Këtu ne nuk kemi shfaqje, është një sprovë ku ne sfidojmë veten fillimisht dhe do të nxjerrim konkluzionet edhe me dashamirësinë e kolegëve tanë, që kjo vepër të shohë dritën e skenës sa më shpejt”, shprehej regjisori i njohur Spiro Duni, i cili ka një aktivitet të vlerësuar në fushën e teatrit.

21 komente në “Arben Derhemi “tërbon” tironsit: Ore intelektuhale, se kuptoj pse jeni ofenduar ju?”

  1. Malo says:

    Po ky qe keni nxjere ne foto kush eshte more,pse nga ky jeni ofenduar nga ky goje corapja,Po ku do ta gjeje ky surrat palari dinjitetin qe te krahasohet me Familjet e medha,ju jeni tipa qe kendoni akoma epopene e Ballit kombetare,priteni se vjen sahati i shpagimit.

  2. Shaqo says:

    .. po ne Shaban Qosen o tirobsa pse talleni? Po me figura te tjera te sistemit te kaluar dhe te ketij sistemi pse talleni dhe i vini ne loje, qe nga Saliu, Fatosi, Edi, Jozefina e Meta? Tw “nderuar” intelektuale demode, figurat historike vete u japin material krijuesve me punet dhe sjelljet e tyre qe te perpunojne vepra artistike qe nga komedia, poezia apo edhe romani, nese do te kete romanciere. Nuk ndalet me ligj krijimtaria artistike. Kalojme nga nje sistem qe kishte ideoligjine ne qender te cdo gjeje, ne nje sistem qe mohon vlerat dhe te shkruhet cfare u pelqen nje takemi njerzish per te cilet o duhet te flitet me pompozitet; ose nuk te lejon te besh gje, duke ia kaluar edhe sistemit te shkuar.
    Lereni krijimtarine te lire, ajo qe pelqehet ndiqet si ne skene dhe tv; cfare nuk pelqehet ngelet stok e nuk shitet se nuk prodjon vlere.
    MOS U TREMBNI NGA VENIA NE LOJE E QAZIM MULLETIT APO ENVER HOXHES; SALIUT E ILIRIT APO DHE EDIT. Ata me punen e sjelljen e tyre ne cdo kohe kane qene material i gjalle per krijintarine artistike. Sepse sipas Ackes e Alibejt i bije qe te zhdukeshin veprat artistike qe nga lashtesia e deri me sot sepse kane patur ne qender me venie ne loje apo vleresim te figurave te ndryshme historike.

  3. Velo says:

    Po të mos e kishte shkruajtur Besim Levonja këtë komedi, emri i Qazim Mulletit do ishte i njohur vetëm në fshatin Mullet. Nder i bëjnë Qazimit që e lexojnë.

  4. Jorgo says:

    Po kjo karak..va qe ben si profesore Bogdanova.. c’do beje tjeter qe te bjere ne sy kur s’ia vershellen kush?
    se kush i that kesaj qe letersia duhet te jete reale si gazetaria ec e merre vesh… letersia sajese eshte dhe Prefekti eshte sajese e perkryer, aq sa jo tironcit, po gjithe shqiptaret gjithe lezet vijojne te riprohojne edhe pas kaq e aq vitesh batutat e komedise ne fjale ne dialektin e omel tirons….

  5. Tirona says:

    Kto pseudotironca qe e majn veten si Tironca, qe i paska zon kaq shum meraku per kte cfaqje, jon qe te gjithe ato Tironca qe jon fut tek brekushet e “Plakut Mere”

  6. graniti says:

    E mor TIROCA sa te trashe qe mbetet, kot nuk thone qe cdo rrugice ka nga nje budalle por jeni shtuar shume…..

  7. Daj Semi says:

    Vetem ne Shqiperi e degjon kete. Shesin pordhe me “familje e madhe” !!! Se kuptoj se çvlere te shtuar ka kjo per individin qe ta kete prejardhjen nga nje familje e madhe!? Je pjese e familjes se madhe? E pastsj? Je pjese e turmes.
    Kane dhe perla te tjera Shqiptaret. Psh ” jam Tirons”
    sikur me qene “tirons” titull akademik.
    Me gjeni nje krahasim ne bote , USA , Gjermani, Kanada , Angli etj ku njerzir te thone per pordhe jam nga Uashintoni , jam nga Berlini une, jam nga Toronto, erj
    Sa qesharake.

  8. Roberto says:

    Historine e Shqiperise askush nuk ka te drejte ta zhbeje. Filmat Shqiptare jane filmat me te bukur. Aktore te medhenj si Kadri Roshi, Ndrek Luca,Sander Prosi,Pandi Raidhi,Demir Hyskaj,Margarita Xhepa,Dhorke Orgocka,Stavri Shkurti,Ilia Shyti,Ribert Ndrenika,Jani Riza,Drita Pelingu,Mevlan Shanaj, Roland Trebicka,Bujar Lako,Bujar Asqeriu,Ndricim Xhepa,Melpomeni Cobani,e dhjetra e dhjetra te tjere aktore te shquar qe kane shkrire tere talentin e tyre pa perjashtim per teatrin dhe kinematografine Shqiptare. Krahu ekstremist i PD u mbeshtet fort nga ballistet dhe koleboracionistet e asaj kohe dhe ata sollen ne pushtet Saliun qe ky pleh ti hiqte njollen e zeze qe ju rendonte ne kurriz ketyre zagareve dhe po prap ky llum kerkon zhdukjen e nje prej thesareve me te cmuar qe ka mbetur,kinematografia Shqiptare. E kuptoni tani se cilet jane keta ???? Pasi e vodhen,e shkaterruan Kinostudion tani duan te zhdukin dhe filmat e saj??? Kinematografia Shqiptarebe atyre viteve nuk vjen me. Shikoni filmat e sotem qe xhirohen ne kushte 100.000 here me te mira se atehere dhe krahasoni lojen e dobet te aktoreve te rinj. Kjo ndodh se ne kete mes ka hyre leku. Filmi behet per biznes gje qe eshte dicka e mire por te besh biznes me gjera te sajuara pa pike ndjenje per mua nuk eshte film. Tek ne ardhja e demokracise me dyer e dritare te shqyera bene qe te ndodhemi ne kete gjendje qe jemi tani dhe ketu them per cdo gje dhe jo vetem per filmin Shqiptar qe do jetoje ne shekuj per te gjithe brezat qe do vijne????????

  9. Mali says:

    injoranca e te ashtuquajturve Familje te Medha!.. me keto mendime do te beteni gjithe jeten prapa botes. U verubuar mbas saliut dhe shani cdo gje tjeter! Saliu iu mori pronat ….etj.. Ju prape i bini fyellit ne nje vrime. Turpi i juaj qe doni ti kceni ne shhpine edhe artit!.. Mali

  10. urani says:

    Shoqat mbushur me idjote….. Qazim Mulleti ka qene nje figur ne ate kohe njelloj si sot qe ne te gjith boten behet humor me qeveritare, president kryetar bashkie etj. Ajo eshte nje komedi brilante qe tregon nje realitet….. Keta te shoqtes perse nuk merziten me RAMADON KAFSHEN apo aty e gjejne veten.

  11. Arian says:

    Tironca bythe Juve ju përdhunoi Lali Eri dhe s’keni hap gojë.dhe kullën e sahatit e myti me pallate simbolin e Tironës dhe ju hic

  12. Eno says:

    ska tironc pa nje carac te oborri dhe nje budall te shpija -Skender Sallaku

  13. AlbNY says:

    Keshtu eshte kur ne krye te shoqates Tirana qendron nje hajdut klasik si Arben Tafaj qe i ka sherbyer Sali Berishes dhe hajduteve qe zbriten nga shpellat dhe zune tokat duke shenuar “tok e xanun”.
    Ky legen nuk i permend keto se e shperbleu Saliu me nje hidrocentral. Po ti hapesh petet lakrorit del pa brek Arben Tafaj dhe vellai Iliri. Hajt turrqeta Mono.

    1. Roberto says:

      Hahahhaa Arben Tafaj e kam njohur personalisht dhe jemi takuar disa here nepermjet nje shokut tjeter. Ka qene kamarjer te hoteli i oficerave te SHQUPIT. Hanim ndonje dreke atje dhe na sherbente Beni??. Bashke me te vellain hapen nje punishte sallami dhe kremvicesh. Me pas si karrierist qe eshte formoi dhe shoqaten Tirana si Tironc qe eshte dhe ansamblin Tirona mos gabohem. U be dhe kryetar i njesise bashkiake nr.8 dhe keshtu e plotesoi ate synimin e tij. Normal qe me lepirje ky Ben Tafaj shkon shume lart. Ashtu ka qene njeri interesaxhi,skuth. C’mut intelektuali eshte ai aman. Mos na hapni barkun.

  14. Blerti says:

    Pse merreni kaq gjate me kete qelbesir aktor? Nuk kuptoni qe do protagonizem duke lenduar Tiranen? I hyni ne dru dhe do i kaloje deshira per filmat e ndyre te komunizmit..

  15. balsha says:

    Thjesht nje pyetje, kur kane pasur plebejte te ndryshojne dicka ne shoqerine shqiptare. Shqiperia eshte akoma ne epoken feudale qe nga koha e Skenderbeut. Thjeshte ndryshojne elitat kleptokrate qe qeverisin vendin ndryshojne ngjyrat e flamurve. Shqiptaret jane patriot per nje ose dy dite varet nga perkatesite ne “spektrin politik”.

  16. rexha 10 says:

    Tirona nuke ka qene kurre blloku ,pore periferia.Aty ku qente nuke flinin kurre.
    Lagjet e fameshme te Tiranes kane qene
    1- KOMBINATI, ATY KU ZHVILLOHEJ KAMPIONATI I DOMONOSE.
    2-KOMUNA E PARISIT ,ku per te pasur fame ,duhej te kishe me te vertete nje mike.
    3-DON BOSKO,qe mbaheshin te famshem per vjedhje ,bile te vjedhnin celularin me gjithe doren qe kishte celularin.Dhe per liqenet qe krijoheshin kure binte shiu.
    4-Rruga e durresit ,ku sherbente per te shetitur TIRONSIT.

    5BLLOKU ,KU LEVIZNIN RAMA ME SAJMIRIN ,DHE SHUME SHOKET E TYRE TE PASUR ,QE U NDALOHEJ MBAJTJA E DUAREVE NE XHEPA.
    Nuke ka qe me te bukur se sa e kaluara e nje personi qe mbetet ne histori ,te ralizohet simbase ralitetit te saje .Per ndryshe ky vende do te ngelet pa te shkuaren e tije .SHume njerze bejne historira ,pore pake persona hyjne ne histori ,per mire ,apo er keqe .e shkuara e njerzeve nuke harrohet duke e devijuar ralitetin historike ,.Mbase vitit 90 qeveria e serbise e komanduar nga SALIU ZHBERI HISTORINE ,DUKE ELEMINUAR EDHE DATAT HISTORIKE ,DHE REABILITUAR EDHE AHMET ZOGUN.QE PER MOSE ME I HENGER HAKUN ,NGRITI SHTETIN E PARE SHQIPTARE ME LIGJET ME TE MIRA SE SA SHTETI KOMUNISTE. PORE U ARRATISE NGA SHQIPERIA ,KURE E PUSHTOI ITALIA .E VODHI ,APO NUKE E VODHI ARIN ,KJO PERGJIGJE I TAKON HISTORIANEVE. KESHTU SICE DO TE NDODHI EDHE ME MBRETIN TJETER TE EDI RAMES TE VETESHPALLUR ,QE FLITET SE E VODHI ,APO JO ARIN E KOMBIT.

  17. Genti says:

    Nese Qazim Mulleti eshte figur “emblematike” e drejtimit te administrates” ky eshte nje turp i pdegjuar.Nje bashkpuntor i fashizmit qe ju kundervu Levizjes Nacional-Clirimtare jo vetem duhet vene ne loje se e ka pak por duhet bere elaq bashke me gjithe “figurat emblematike” te ballit dhe kolaboracionisteve te fashizmit. Ishin pikerisht ato halet e rregjimit zogist qe bashkpunuan me fashizmin e qe sot niperit dhe sternipat e tyre duan ti ngrene nga varri e tu thurin elozhe nderkohe qe i ka mbulluar balta dhe turpi i historise. Kush ka bashkpunuar me nazi-fashistet nuk duhet as te guzoje te ngreje syte e jo me zerin se demokracite e sotme kane ne themel antifashizmin. Asnje figure sado e shquar qofte qe u perlye me fashizmin nuk duhet trivleresuar pasi per tradhetaret dhe bashkpuntoret e nazi-fashizmit nuk ka dhe nuk do kete kurre rehabilitim. Nga viktimat e rregjimit komunist duhet te reabilitohen vetem personat ordinere dhe figurat qe nuk u perlyen me fashizmin. Bastardet e pjella te baballareve dhe gjysherve kolaborcioniste e balliste duhet ta mbyllin sqepin se bijte,niperit dhe sternipat e atyre qe derdhen gjake ne Lufte dhe pas Clirimit jane gjalle dhe nuk do lene qelebesirat te ngrene koke .

  18. Alfred says:

    Pergjigjen e ka brenda kjo pyetja idiote,mor derr!
    Ti qe flet me kete gjuhe e mban veten per njeri te skenes,te artit te fjales,te rrefimit?!…Ti qe e shite kauzen e teatrit te lali horri?!….

  19. pirro says:

    Shoqata Tirana e ka gabim.
    Qazim Mulleti mbetet nje kolaboracionist.
    Ne te gjitha vendet e Europes perendimore, kolaboracionistet u denuan.
    Edhe ne Shqiperi u denuan.
    Ai mund te kete qene i ditur por e perdori inteligjencen e vet kunder populli te tij.

    e Perse atehere duhet te kemi respekt per nje tradhtar?

  20. Ben Mema says:

    Secili për interesin e tij në emër të popullit . Është komedi , jo realitet. Edhe ju gjetët vaftin. Tirona ka ngel vec me shoqata se tokat e shtëpitë që prishen cdo ditë , nuk i shohin . Sa për jabanxhitë e kulturumë , vec katunarë që kanë zbrit me u rregullu për vete janë,tu u lëpi si në kohën e monizmit edhe sot. Përmendin Amerikën ,Europën . ?Në cilin shtet shko e bën shtesë pallati , prish e ndreq sipas qefit ? Vetëm në Shqipëri e në Tiranë. E shkatërruat sa sa një ditë vertete do ju mbysin halet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje