Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur axhendën e Gabriel Escobar i dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor që do të vizitojë Tiranë pas dy ditësh.
Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Sipas Ambasadës së SHBA, ai do të konfirmojë mbështetjen e SHBA për demokracinë në Shqipëri, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
“Më 9 dhjetor, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike.
Escobar do të takohet me kryeministrin Rama, ministren e Jashtme Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.
Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postimin e Ambasadës.
Ska shance te ndodhe asgje perveç asaj te pa evitueshmes. Dmth pd e merr Berisha sa per te larguar Luli. Pastaj edhe Berisha ne te semes bashke me Argiten e kompani. Berisha-Basha dy baxhellat e vendit pas Rames, tigrit, kimetes, gjiknurit, ballukit, spiropidhit lali kancerit etj etj
Perbindshi Sali duhet patjeter te marre nje goditje para 11 dhjetorit nga SHBA. Nuk ecet me keshtu me hipokrizi dhe te vuaj nje popull i tere nga nje monster qe na tmerroi per 30 vjet.
Merreni per zverku dhe mbylleni ne Guantanamo se nuk meriton te kete as var ne kete vend.
Shpresojme te deklarohen bllokimet e gjithe pasurive te vjedhura nga mafiozet “Non Grata” minues te demokracise; Keshtu i shtypet koka gjarperit me cekic.