Sali Berisha pranon vërtetësinë e fotos me Enver Hoxhën: Kisha miqësi me djalin e tij dhe Lilianën

9 Dhjetor 2021, 21:57Politika TEMA

Sali Berisha ka pranuar vërtetësinë e fotos me Enver Hoxhën.

Ai tha se ka qenë në një festë i ftuar me Liliana Hoxha, pasi ka pasur miqësi me të dhe me të shoqin.

Berisha tha se Enveri ka kaluar rastësisht aty, i ka dhënë dorën, ka qendruar dy minuta dhe më pas është larguar.

Jonila Godole: Në ditët e fundit ka patur shumë pyetje që janë ngritur në lidhje me një foto që është publikuar e juaja në prani të diktatorit Hoxha dhe pastaj një lajm tjetër që ka dalë, që dikush një mjeke kolegia juaj, që ju ka akuzuar, sipas saj, ju keni ndikuar në largimin e saj nga Tirana dhe në internimin e saj.

Sali Berisha: Është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo. Në qoftë se sheh një intervistë timen ai që po drejton sot emisionin më pyet, a e ke takuar personalisht Enver Hoxhën? Jo i them unë, personisht nuk e kam takuar asnjëherë sepse nuk e kam takuar kurrë personalisht. Por i them ka kaluar ajo që tregon fotografia.

Kemi qenë në një ditëlindje mesa di unë të Liljana Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës Shkenca dhe Jeta dhe unë kam qenë një bashkëpunëtor dhe anëtar bordi i kësaj reviste. Aty ka ardhur dhe ka kaluar, mund të jetë ulur 2 minuta, nuk e mbaj mend, ka dhënë dorën dhe ka ikur.

Kjo ka qenë. Në qoftë se një takim kolektiv quhet personal, merreni. Por unë nuk e kam mohuar, e kam shpjeguar edhe herë të tjera, që unë kam patur miqësi qoftë me këtë renë e tij por edhe me të shoqin e saj.

Ndërsa në lidhje me akuzat se ka internuar kolegen e tij  Margarita Kostaqi dhe bashkëshortin e saj, Berisha shprehet se kjo nuk është aspak e vëretë, por trillim.

Ai kujtoi një takim të vitit 2010 me mjeken Margarita Kostaqi, e cila, sipas tij, i ka thënë konkretisht: “Sali të lutëm më nxirr në ndonjë media t’ja u marr fytyrën këtyre që shpifin ndaj meje dhe tu tregoj se kush ka qenë Sali Berisha”.

Një ditë, në vitin 2010 me Blendi Fevizun duke pirë kafe shoqja ime vjen dhe më përqafon dhe më thotë: Sali të lutëm më nxirr në ndonjë media tja u marr fytyrën këtyre që shpifin ndaj meje dhe tu tregoj se kush ka qenë Sali Berisha.

Margarita Kostaqi ka qenë një mjeke e nderuar dhe kam punuar me te në një klinike për shumë vite. Ajo ishte bashkëshortja e mjekut personal të Mehmet Shehut. Kur  kryeministri  vrau veten, në të gjitha rastet kur ndodhnin këto, personelin e dëbonin, e internonin ose e burgosnin.

P.sh, oficerin Ali Cenon e burgosën. Milton dhe të shoqen i dëbuan apo i transferuan. Në atë kohë unë nuk kisha kompetencë. Unë sekretar partie kam qenë në 1979 dhe janë dokumentet. Kjo është historia, e gjitha është trillim”, tha Berisha.

5 komente në “Sali Berisha pranon vërtetësinë e fotos me Enver Hoxhën: Kisha miqësi me djalin e tij dhe Lilianën”

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Ti je nje pis malok i pa bese,cfare thua sot e mohon neser.

  2. Hasani says:

    Sa cudi. Kur flet per veten dhe femijet e Enver Hoxhes papritmas behet thjesht shoqeri. Papritmas behet normal. Kisha thjesht hyrje dalje. Ishte rastesisht aty Enveri. Me dha doren dhe iku. Po, shume mire. Normale. Une e besoj. Po pse atehere kur per ty qeka normale te japesh doren rastesisht, pafajsisht diktatorit dhe te jesh mik me familjen e tij kur behet fjala per te tjeret fillon e ngre akuza delirante perralla vetem per ti poshteruar ne syte e publikut. Shpresoj te vdesesh si mi per gjithe ate percarje dhe vuajtje dhe ngaterresa qe i ke krijuar shqiptareve me deliret e tua o zagar!

  3. putana e fshatit socialist says:

    A mor putanë burrë, u ke nxirë jetën të tjerëve për 100 herë më pak, i ke hequr nga puna se kishin babën komunist, ti me Balliun Fahriun e sa e sa putana fshati …

  4. Ladi says:

    Sa genjeshtar i paskrupullt eshte ky palaço.Si ka mundesi qe ata qe i shkojne pas akoma e besojne verberisht.

  5. Graziano Matei says:

    Po mire kete e morem vesh se ke pasur miqesi me Ilirin dhe Liljanen dhe te zuri halli
    (dy jave nuk i lave duart) i dhe doren shokut Enver,
    po per miqesine&armiqesine me Margarita Kocaqin si do te na e serviresh,
    apo me aftesite qe ke, duke qene se je mjeshter manipulator nderkombetar, ja kalon per triblime dhe Mesit,
    do ta gjeshe dhe ne kete rast justifikimin.
    Por koha jote ka mbaruar dhe ata pak trushplare qe te vijne mbrapa shum shpejt do te te lene si trim i vetem ne lufte me Ameriken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje