Vritet biznesmeni 55-vjeçar në Laç, ndërsa udhëtonte me mjetin e tij (zbardhet e shkuara e tij problematike)

10 Dhjetor 2021, 09:20Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Një biznesmen 55-vjeçar, është vrarë me armë zjarri. Viktima është Pilot Rrjolli

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Laçit në vendin e quajtur Sanxhan. Viktima është biznesmen dhe ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është qëlluar me armë zjarri.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Po ashtu janë ngritur pika kontrolli dhe në ndihme të policisë vendore janë nisur edhe dy grupe të FNSH.

Bëhet me dije Rrjolli ka qenë i dënuar disa vite më parë.

Mësohet se ai ka vuajtur dënimin në burgun e Shënkollit dhe pas lirimit është marrë me biznes.

Rakip Rroli kishte dy identitete. Ai njihej dhe dhe emrin Pilot.

Ai kishte në pronësi një firmë për përpunimin e drurit në qytetin e Laçit.

Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, dhunuar me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

Njoftim i Policisë:

Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

3 komente në “Vritet biznesmeni 55-vjeçar në Laç, ndërsa udhëtonte me mjetin e tij (zbardhet e shkuara e tij problematike)”

  1. Per korrektese says:

    Gjynah familja, se ata e ndjejnë humbjen, por ky ishte rryp nga koka.
    Se kur do mesojne keta debila, se çdo sherr per motive te dobeta, çon ne vrasje per motive te dobeta.
    Ka paguar gabimin e para disa viteve.
    Megjithëse kur nuk mesuan nga 1997-a, njerezit nuk do mesojne kurrë.
    Të gjithë ata qe e mbanin veten per trima, u qeruan nje nga një, nga disa qe ishin me trima dhe me te zgjuar se trimat budallenj.
    Dhe perseri dolen budallenj trima te tjerë.

    1. Mese e Drejte says:

      Mese e Vertete.
      Mos ndergjegjesia ne vetevete e cdo njeriu,, dhe vetem djersa jite e ballit te mban gjalle.. sjedhin keto Probleme..

  2. vilson naci says:

    Cpo behet keshtu po na vriten te gjithe biznesmenet??????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje