Britania e Madhe në krah të Ukrainës, paralajmërohet Rusia

11 Dhjetor 2021, 12:00Bota TEMA

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me pasoja të rënda ekonomike nëse pushton Ukrainën.

Në një deklaratë ajo është shprehur se Britania e Madhe dhe aleatët e saj duhet të jenë të bashkuar dhe të frenojnë Rusinë nëse arrin që të marrë vendimin për të sulmuar Ukrainën.

Ajo tha se takimi i ministrave të jashtëm të G7 në Liverpool këtë fundjavë do të tregojë unitet dhe do të bënte të qartë se një veprim i tillë do të ishte një gabim strategjik.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës po rriten dhe Moska ka nisur me grumbullimin e trupave ushtarakë. Nga ana tjetër Ukraina ka deklaruar se ndihet e kërcënuar.

Ditët e fundit Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka bërë thirrje për qetësi dhe është angazhuar që të shuhet konflikti mes dy vendeve.

 

1 komente në “Britania e Madhe në krah të Ukrainës, paralajmërohet Rusia”

  1. Sdo kishte gje me te bukur per Njerezimin !
    Shqiptaret jane gati ti bashkohen Rusise kunder Putanhes Angli qe shkaterruan e Coptuan Kombin Shqiptare
    dhe vazhdojn ala sot te
    bejne nji Politike e Propagande te ndyre Kunder Shqiperise dhe gjithe shqiptareve .
    Kriminelt angleze i kan nji borxh te Madhe shume kombeve ne kze Planet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje