Sulmi ndaj Kongresit amerikan, zbulohet plani për organizmin e një grusht shteti

11 Dhjetor 2021, 15:54Bota TEMA

Ish-shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows i dorëzoi komisionit që po heton sulmin e 6 janarit në Kapitol, 38 faqe në të cilat theksohet se Donald Trump do të shpallte një emergjencë të sigurisë kombëtare në mënyrë që të rimerrte presidencën, shkruan The Guardian

Pra sulmi ndaj kongresit amerikan nuk ishte një revoltë e organizuar në rrjetet sociale, por një plan i detajuar mirë që do të fuste Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një grusht shteti me rikthimin e Donald Trump në pushtet.

Në përmbajtjen e 38 faqeve, këshillohet që ish presidenti të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme për arsye të sigurisë kombëtare dhe të vonojë certifikimin e fitores së Joe Biden nga ana e senatit, e cila do të ndodhte pikërisht në 6 janar.

Hartimi i këtij plani u bë nga ana e një ish koloneli të ushtrisë të Teksasit, mbështetës i idesë se zgjedhjet presidenciale u vodhën.

5 komente në “Sulmi ndaj Kongresit amerikan, zbulohet plani për organizmin e një grusht shteti”

  1. Florida says:

    do shkoj ne burg kelyshi i Putinit

  2. Arion says:

    Boll piblikuat budallalliqet te tilla. Cdo gje qe beri Trump ishte brenda ligjit. Jeni bere si Saliu qe shani.

    1. AlbNY says:

      Ligjit te kujt o avokat?! Nga cili ligj del grudhti i shtetit?

    2. Sara says:

      dokumentat e White House nuk jane budallalliqe, apo te duket si SHQUP-i?

  3. Martin says:

    Grushti i Shtetit kunder Capitolit ishte i qarte si drita e diellit,
    por USA pse po vonon t’i hedhe hekurat aventurierit hitlerian Donald Trump?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje