VIDEO/ Shija e traditës dhe pasioni. Si u bë Korça qyteti më tërheqës në vend!

12 Dhjetor 2021, 14:47Kulturë TEMA

Historia e Korçës është shkruar tek rrugicat me kalldrëm, mbi gurët e të cilave qëndron edhe zanafilla e qytetit.

“Tradita që kthehet në markë” me gazetaren Rudina Xhunga ishte në Korçë, por këtë herë te rruga e dritave, te byreku tradicional, lakrori e petaniku, te “Shija e Sacit”, me Edlira dhe Gramoz Celanji.

Edlira është e vetmja nga mbesat që ka trashëguar zanatin e bërjes së byrekut tradicional nga gjyshja e saj.

E ndërsa Gramozi është përfshirë në pjekje, edhe ai e ka këtë të trashëguar nga nëna dhe gjyshja e tij, nga tradita e vjetër Korcare, e pjekjes së lakrorit në saç.

Lokali i tyre i vogel pak metra katorë është në lagjen më të bukur të Korçës, te lagja dritave, dhe telefoni tyre që nuk pushon asnjë çast nga porositë.


“Ne mund të quhemi të rinj në këtë lagje, pasi ne më përpara kemi pasur një magazinë ku tregtonim pllaka dhe hidrosanitare. Ndërsa gjatë periudhës së komunizmit punoja si roje në fabrikën e birrës “Korça” deri në vitet ‘90.

Mbas ‘90-tës unë ika në Turqi për të nisur tregtinë e rrobave. Pastaj u mora me pllaka dhe hidrosanitare, por konkurenca bëri që puna të binte dhe ne u detyruam ta mbyllnim si punë.


Në vetëm një vit ne e kthyem traditën në biznesin e familjes. Prandaj ne themi “zanatin mësoje dhe lere, dhe kur të të duhet zëre.”

Pas viteve ‘90 njerëzit kërkonin të rregullonin shtëpitë, ose të ndërtonin shtëpi të reja, por me kalimin e kohës kjo nevojë u zbeh. Kur ne shitëm lakronin e parë, ai kushtonte vetëm 800 lekë të reja, e ndërsa kur unë tregtoja hidrosanitare dhe pllaka, isha mësuar që fitoja, 800 mijë, 1 milion në një shitje. Por kthimi te tradita bëri që ne t’i kthehemi zanatit, të punojmë me të dhe të ndjejmë edhe kënaqësi.

Tradita dhe koha e solli dhe bëri që, këtë tepsi ku ne sot pjekim lakrorin, që gjyshi im në 1913 e solli nga Stambolli, prej bakri të kulluar, ne e vendosëm përsëri në punë. Koha ikën, por shija mbetet e njëjtë.”, tregon Gramozi kur përshkruan rrugëtimin e jetës deri më sot, duke rregulluar prushin e lakrorit.


Në ka një shije që të përfshin tërësisht është ajo e petanikut dhe lakrorit, një recetë, nga më të mirat e duarve të gjysheve dhe nënave. Si dhe një gatim ndër më të vjetrit e kuzhinës shqiptare.

Petaniku kërkon pak mund dhe durim në përgatitje, shumë pak përbërës por shija që të ofron është marramendëse. Korça e traditës, kulturës, por edhe e gastronomisë është qyteti që di të ruajë me fanatizëm recetat sa tradicionale, po aq dhe origjinale. Gatime që vetëm korçarët mund t’jua servirin më aq shumë shije, se vetëm ata ua dinë lezetin pjatave të tyre.

Njerëz si Edlira dhe Gramozi janë thelbi i traditës që është kthyer në biznes. Dhe ku më shumë se në Korçë, mund të ndodhte kjo. Korça, që tani është marka e turizmit shqiptar.

 

10 komente në “VIDEO/ Shija e traditës dhe pasioni. Si u bë Korça qyteti më tërheqës në vend!”

  1. Peshkaguri says:

    Korça ka petanikun,lakrorin,qoftet, por mbi te gjitha vajzat e bukura!Tek Sheshi i Kateqit te ka rene tava nga duart sepse si adoleshente te ka ngren me sy ndonje djal.

  2. Outspoken says:

    Korca ishte,eshte,dhe do te jete qyteti me i mire ne Shqiperi ,
    Sepse ne korce, Gjirokaster, e Permet, Jetojne njerez !
    Njerez puntor, me llogjike,
    dhe Nuk vriten, apo te rine neper kafene e te bejne gerr gerr
    Thashetheme gjithe diten,
    Kurse Ne Kavaje,Elbasan,Durres,Tirane,Lezhe,Rreshen,Lac,Shko.o.derrr,
    Jane bere si Hale e prishur,!!!

    1. Shkodrani says:

      Un jam 600 vjet Shkodran dhe e dokumentuar 1000 vjet ne zonen e Shkodres.
      Shqiperia si e tere ka 80 vjet qe po perjeton nje degradim te pergjithshem moral dhe njerzor. Rregjimi, varferia e tejskajshme dhe plaga e madhe e emigrazionit jane shkaqet dhe kjo eshte e vertete edhe per Korcen ose sic e quan qenia jote “Shko.o.derrr. Megjithate un ne asnji menyre nuk do te flisja qofte edhe nji fjale te keqe per nji krahine, qytet ose fshat Shqiptar ose jo.
      Fjalet e tua pasqyrojne cekesine tende kulturore, edukaten e varfer dhe mbi te gjitha ate degradimin qe sapo pershkrova.
      Korca e dua dhe kur flas per te ose per cdo qytet apo fshat tjeter Shqiptar do te shoh dhe perpiqem te ve ne dukje me te miren. Ne kemi nevoje te pasqyrojme dhe lartesojme shembujt e mire. Brezi ri duhet te edukohet me shembullin e mire qe te behet me i mire.

  3. Outspoken says:

    Korca ishte,eshte,dhe do te jete qyteti me i mire ne Shqiperi ,
    Sepse ne korce, Gjirokaster, e Permet, Jetojne njerez !
    Ne korce edukimi qytetar ne familje fillon qe ne moshen 0 vjec dhe vazhdon,
    Njerez puntor, me llogjike,
    dhe Nuk vriten, apo te rine neper kafene e te bejne gerr gerr
    Thashetheme gjithe diten,
    Kurse Ne Kavaje,Elbasan,Durres,Tirane,Lezhe,Rreshen,Lac,Shko.o.derrr,
    Jane bere si Hale e prishur,!!!

    1. Na ishte njëherë says:

      Ke harruar Vlorën, Beratin, Tepelenën, Tropojën, Sarandën e të tjera e të tjera… Kryeson Korça po prapë, por nën rrogoz!

  4. Shkodrani says:

    Korca eshte e mrekullueshme sepse njerezit jane te tille. Per fat familiet Korcare kan mbetur aty dhe edukata qytetare u trashegua.
    Per fat enveri e donte dhe nuk e shkaterroi ashtu sic beri me shume pjese te tjera te Shqiperise qe mendonte se i kishte armiq.

  5. Outspoken says:

    @ na ishte njehere
    Po ke te drejte harrova Vloren,dhe Tropojen, !!!

  6. Na ishte njëherë says:

    Outspoken… e gjithë çështja është se… shqiptarëve ua kanë vjedhur personalitetin, integritetin dhe ndërgjegjjen: rrjedhimisht, identitetin vetë!!!

  7. Shqiperia lengon says:

    Rudina ben mire qe nxjerr ne pah vlerat e arritura nga eksperienca shume vjecare dhe qe jane autentike shqipetare. Kete duhet ta mesoje brezi i ri te mos harrohet tradita e te perparoje mundesisht perpara. Korcaret jane njerez punetore te palodhur respekt meritojne. Por si e gjithe Shqiperia dhe ajo eshte vrare. Keta njerez kane mbijetuar dhe jane te guximshem qe vazhdojne punen megjithe trazirat anembane shqiperise megjithe rrjedhjen e rinise jashte vendit. Ne Shqiperi nuk ka plan per rinine energjia me e forte e shoqerise. Ata vec rrine kafeneve apo shikojne ku te largohen nga vendi sepse dhe pse edukohen nuk gjejne ku te punojne dhe ky eshte nje gabim i pafalshem. Rudine te faleminderit per punen e palodhur per te sjelle me te miren ne kete shoqeri qe po degradon cdo dite e me shume. Shqiperia ka rene ne nje kaos dhe kete e shikon ne cdo skaj te sajen. Nuk ka asnje plan qe ku do jete ky vend ne 10 vjet te ardhshem, por eshte vec jeto e shfrytezo sot e mos mendo per neser. Ah moj e mjera Shqiperi si pesove nga djemte e tu qe nuk dijten asnjhere te te ndryshojne e te bejne plane si cdo vend normal qeti te begatohesh. Vec hahen e grinden mbushin xhepat nga te dy krahet dhe Shqiperia lengon ka 30 vjet e kusur. Deri kur…….

  8. Aleko says:

    Te lumte goja Shkodran
    Une jam Korcar. Por mbeshtes 100 theniet e Shkodranit.
    Te gjithe jemi shqipetare mbi te gjitha , jetoj ne Amerike por Kure nuk ve re a ka dallime midis Korcarit apo shkodranit etj, perkundrazi duhemi me shame kur marrim vesh prejardhjen,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje