Andi Bushati: Basha u shkarkua nga 4500 veta, e ka reduktuar aksionin te vula, selia, zyra. Haxhiu: Berisha, një barbar

13 Dhjetor 2021, 21:50Politika TEMA

Hyrja e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij në selinë e PD-së ditën e sotme, për Andi Bushatin nuk ishte një akt i jashtëzakonshëm.

Në emisionin “Shock”, analisti Bushati tha se Lulzim Basha nuk ka as mbështetjen e anketave të opinionit, as të militantëve, as të kongresit, u shkarkua nga 4500 delegatë dhe të gjitha këto janë më të rënda për Lulzim Bashën sesa hyrja e Berishës në selinë e PD-së.

Sipas Bushatit, Basha e ka reduktuar politikën në një vulë, një seli dhe një zyrë.

“Basha e ka humbur lidhjen me realitetin e partisë së tij dhe e di partinë vetëm me kush rri në zyrë dhe kush mban vulën, hyrjen në selinë e PD-së të Sali Berishës dhe të mbështetësve të tij e sheh si disfatë”, u shpreh Andi Bushati.

“Ne komentojmë triumf i madh i Berishës që u fut në shtëpinë e tij”, shtoi ai.

Ndërsa Baton Haxhiu e cilësoi Sali Berishën si një lider i guximshëm por edhe “barbar”.

1 komente në “Andi Bushati: Basha u shkarkua nga 4500 veta, e ka reduktuar aksionin te vula, selia, zyra. Haxhiu: Berisha, një barbar”

  1. Beni says:

    Thone qe Shkelzen Berisha ka kohe qe i jep shuma te majme Bushatit dhe e ka bere milioner.
    Jane pare te dy ne nje lokal i mbyllur nga jashte dhe vetem keta ne tavoline duke pire kafe.Para nje jave ne nje kafe ne Myslym Shyri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje