Incineratorët, Basha: Laku po ngushtohet, prokurorët e SPAK nën presion të jashtëzakonshëm, kam informacione konkrete

15 Dhjetor 2021, 14:35Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se drejtësia shqiptare është në sprovë për sa i përket hetimit të aferës së incineratorëve dhe pas arrestimit të Lefter Kokës.

Basha shtoi se ai vetë por edhe institucione të tjera të sigurisë kombëtare, mes tyre edhe SHISH kanë informacione konkrete për presione që u bëhen prokurorëve në vend.

“Jemi të vetëdijshëm për presion që bënë Edi Rama dhe ne duhet të bëjmë presion që prokuroria të eci përpara. Unë, demokratët ju si gazetar. Tani po shtrëngohet laku. Do shtrëngohet ajo qesja e madhe, 2 milion ju thash më parë. Së pari duke drejtuar vëmendjen tonë. Tek dy faktorët të korruptuarit dhe drejtësia që është në sprovë.

Ka informacione. Jam këtu për të shtyrë në të gjitha forcat transparencën dhe drejtësinë, të ndahemi nga e shkuara. PD është në luftë me armikun e mirëqenies shqiptare. Brenda vetes dhe para kundërshtarit politike. E shtuna është një sprovë. Zgjedhim të Ardhmen është motoja jonë këtë të shtunë.

Që kjo ndarje të jetë e besueshme, PD është në luftë me armikun. Mund të thonim edhe t’i mbyllim derës së shkuarës. T’ja fikim dritat karroselit të hajdutëve që vërtitet prej 30 vjetësh duke vjedhur prona, para, të ardhme, shpresën e shqiptarëve. T’i japim fund mentalitetit komunist. Mund të thonim edhe kështu por le të zgjedhim të ardhmen.” tha Basha.

4 komente në “Incineratorët, Basha: Laku po ngushtohet, prokurorët e SPAK nën presion të jashtëzakonshëm, kam informacione konkrete”

  1. Kalec Dega says:

    spiun i deges, babai dhe i biri i ngjan akoma me shume…demokrat komunist…vetem ne Shqiperi degjon….
    =
    lol
    =
    ose ja ka treguar dashmori i cadrave….

  2. Patronazhisti says:

    Edhe ti paske “qytetar dixhital”?
    Po nese Lefter Koka nuk paraqitet para gjykates se “eshte me rrufe” si i behet? Di gje ti, se me duket se ti ke nje eksperience te tille para do kohesh?

  3. Bardha says:

    Ketij idiotit i raportojne alient

  4. LULUSHI VOGEL says:

    Edhe une kam informacione nga spak qe ti do arrestohesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje