Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, ja bilanci që la pas Agim Ismaili

17 Dhjetor 2021, 12:54Kronika TEMA
Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, ja bilanci që la

Agim Ismaili është shkarkuar sot nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve me vendim të Këshillit të Ministrave pas propozimit të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ky i fundit propozoi edhe emrin e ri, Admir Abrija, për Drejtor të Përgjithshëm të Bugjeve, vendim që u miratua nga Këshilli i Ministrave.

Por cili ishte bilanci që la pas Ismaili në kolltukun ku paraardhësit e tij ja pasuan detyrën mes skandalesh të shkaktuara nga afera korruptive, problematika institucionale.

I ardhur fill nga pozicioni i drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Ismaili pati disa sfida delikate përballja me të cilat i solli jo pak problematika të cilat shkuan deri në kërcenime për eleminimin fizik të tij.

Duke qenë se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ishte një institucion i lënë pas dore për sa i përket mirëadministrimit, roli i Ismailit në atë moment rezultoi efektiv në përpjekje për t’i kthyer dinjitetin pas skandaleve që lane pas paraardhësit e tij në këtë funksion.

Implementimi i një plani të ri veprimi solli jo pak ndryshime në sistemin penitenciar duke dhënë rezultate konkrete në uljen e mbipopullimit, forcimin e sigurisë, marrjen e masave për rehabilitimin e ambjenteve, konkurset e punësimeve të reja, rritja e cilësisë së kapacitetit të burimeve njerëzore, trajnimin e efektivëve të vjerët e të rinj, investimet infrastrukturore, si dhe standardizimin e shërbimeve nrbimeve në përputhje me konventat përkatëse, etj.

Implementimi i reformës në sistemin penitenciar të ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2017, preku gjithë rregullimin ligjor lidhur me sistemin dhe ekzekutimin e vendimeve penale.

I konsideruar si prioritet nga Bashkimi Europian, plani i veprimit rezultoi esencial duke kthyer në shinat e zgjidhjes disa problematika që e kishin shndërruar sistemin penitenciar në një “minë” me sahat.

Këto problematika mbareshin edhe nga fakti se më parë ky institucion ishte menaxhuar prej vitesh nga funksionarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim shumë prej të cilëve veç të tjerash e kishin shfrytëzuar si hambar votash duke pasur si kriter punësimi votën.

Ajo që vlen për t’u përmendur në punën e Ismailit është edhe menaxhimi i tërmetit dhe pandemisë ku pati jo pak problematika të shkaktuara.

Ndërkohë, sistemi 41 bis pati një tjetër vëmendje të veçantë prej tij duke e shndërruar në një objektiv suksesi për luftën kundër krimit i cili jo pak here niste nga personat e dënuar që komandonin rrjetet e tyre kriminale nga qelia.

Vlen të thuhet se sfidat dhe problemet janë shpalosur nga vetë Ismaili duke përcjellë transparencë në vendimet e tij.

Nga sot, pasardhësi i tij në detyrë do të gjejë një situate të re ndryshe nga Ismaili për të çuar më tej drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm.

Kreu i ri i Burgjeve, Admir Abrija ka qenë Prefekt i Tiranës, ndërsa më herët drejtor i Policisë Kufitare në Kakavijë.

Në vitin 2013, kur Abrija ishte në krye të Kufirit në Kakavijë, mori për herë të parë pas 20 vitesh vendimin për t’ju përgjigjur Greqisë me reciprocitet.

Shkak u bë moslejimi në kufi nga pala greke për qytetarët shqiptarë që të kalonin drejt Greqisë, duke kthyer pas dhjetra udhëtarë. Ndodhur në kushte të tilla, Admir Abrija vendosi reciprocitet ndaj Greqisë, duke kthyer pas dhe mos duke mos lejuar kalimin drejt Shqipërisë të shtetasve grekë.

Një masë e tillë bëri që pas disa orësh Greqia të mos bllokonte më në kufi kalimin e emigrantëve shqiptare çka solli më pas edhe normalizimin e qarkullimit në kufirin mes dy vendeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje