Kuvendi Kombëtar i 18 Dhjetorit i Partisë Demokratike i thirrur nga Lulzim Basha ka miratuar disa ndryshime. Një ndër vendimet është miratimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të 12 Dhjetorit, që Kuvendin e iniciuar nga Sali Berisha më 11 Dhjetor e shpalli nul.
Gjithashtu u vendos që personat e shpallur non grata nga SHBA nuk do të jenë pjesë e funksioneve drejtuese të Partisë Demokratike.
U vendos shkarkimi i:
Kryetarit të Këshillit Kombëtar: Edi Paloka
Anëtarëve të kryesisë:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi
Si dhe sekretarëve:
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia.
Rezoluta me pikat e miratuara:
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në 12 dhjetor 2021 në përmbushje të përgjegjesive të veta politike dhe statutore, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve,
-Diskutoi mbi situatën shqetësuese të krijuar nga lëvizja e zotit Sali Berisha pas pezullimit të tij nga Grupi Parlamentar dhe tubimi i tij përmbledhës i datës 11 dhjetor;
-Konstatoi se thirrja e ketij tubimi me pretendimin se po mblidhte një Kuvend të Partisë Demokratike dhe të ashtuquajturat “vendime” shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimarrjen e saj si institucion politik;
-Vëren se tubimi falsifikoi dhe përdori simbolet dhe logot e Partisë Demokratike në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore;
-Vlerëson se lëvizja “Berisha” dhe tubimi i djeshëm si finalizim i saj janë një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shpërjen e saj si forca më properëndimore në vend, duke synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbrojtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA.
-Konkludon se çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendim i këtij tubimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike.
-Afirmon se Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm e gjithëpërfshirës i demokratëve, ku do të diskutohet, debatohet e vendoset në mënyrë demokratike për thellimin e demokracisë se brendshme dhe fuqizimin e PD-së përballë sfidave të kohës.
– Konsideron se duke instrumentalizuar disa problematika të brendshme të Partisë Demokratike, shqetësimet dhe ndjeshmëritë e sinqerta të mjaft demokratëve pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, si dhe duke mobilizuar e mbedhur rreth vetes një grup organizatorësh me agjendë dhe interesa personale të së shkuarës dhe të sotmes, lëvizja “Berisha” për të shantazhuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç e deklaroi hapur në fjalën e tij, Sali Berisha hodhi dje bazat e një organizatë politike me frymëzim antiamerikan që vetëm me PD-në nuk ka e nuk do të ketë asnjë lidhje kurrë. Kjo është lëvizja e parë antiamerikane në historinë e tri dekadave të sistemit demokratik dhe e dyta në historinë e Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës.
-Partia Demokratike distancohet me forcë dhe dënon lëvizje të tilla që bien ndesh me përcaktimet identitare të saj, me interesat e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, me marrëdhëniet strategjike jetike të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar me SHBA.
-Këshilli Kombëtar apelon demokratët që ishin në tubimin e 11 dhjetorit për shqetesimet e tyre legjitime, që nuk kanë lidhje me agjendën dhe interesat përsonale të Sali Berishës, të reflektojnë dhe të qëndrojnë të bashkuar me shumicën e demokratëve rreth historisë dhe vlerave të shenjta të Partisë Demokratike.
-Këshilli Kombëtar e konsideron luftën kundër korrrupsionit dhe pandëshkushmërisë në sferat e larta si një element kyç për vendosjen e shtetit të së drejtës, mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, integrimin e Shqipërisë në BE, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, zhvillimin dhe mirëqenien e familjeve shqiptare. Në ketë luftë vendosja nga SHBA e antikorrupsionit si përparësi e politikës së saj dhe përdorimi i sanksioneve kundër zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri ka qenë dhe është një faktor vendimtar për shembjen e sundimit aktual dhe shumëvjeçar të korrupsionit dhe paligjshmërisë në vend
-Këshilli Kombëtar shpreh vlerësimin dhe e mbështetjen e plotë për ngritjen në një nivel të ri dhe më të ngushtë të marrëdhënive të bashkëpunimit të Partisë Demokratike dhe kryetarit të partisë me SHBA.
-Këshilli Kombëtar mbështet të gjithë veprimtarinë dhe vendimarrjen e Kryetarit, Kryesisë dhe Grupit Parlamentare për mbrojtjen e interesit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj si opozita dhe altenativa e vetme për largimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e demokratëve si forcë qeverisëse.
Tiranë, 12 dhjetor 2021
hajt me kembe te mbare…
BRRAVO…. te ndahen shpellaret nga qytetaret….
Po evi karalarin dhe clirim gjaten i rehabilituan ?
Tani ka nje shans PD te rinovohet vertet, dhe mbas nje fare kohe te heqe edhe Lulzim Bashen.
Te votosh per Bashen e Salianjin eshte tmerr,. Shkojne e qihen naten hoteleve dhe diten vişne ne kuved.
Te votosh per Gridën e Salianjin eshte katastrofë. Naten qihen hoteleve kurse diten ligjerojne ne paralament. Pthuuuuu
POR SIDOMOS KOMISIONIN E DREJTON NJE MBETURIN SI GJANA.
Kete duket sikur e ka shkruar Sali Berisha. E njejta gjelle qe gatuhet e ri gatuhet. Prandaj jane te hutuar demokratet. Keta jane i njejti soj. Si ti ndash keta?!
Kete radhe votohet per shba. Heren tjeter do te votohet per partine e re demokratike me ide te qarta politike ku te spikatet rujtja e traditave te popullit ,rujtja e kultures ,mbi te gjitha monumentet ku mafi e shtetit i dergoi ne koshin e plehrave ,si 5 herojte e vigut ,Zhdukja nga radhet e pd elemente te korruptuar ,dhe me konflikte interesi ,si dhe marja e besueshmerise se votes e dhene nga populli ,duke ralizuar ato gjera qe i sherbejne mirqenies se popullit ,dhe jo si tani ,qe vetem mashtrime e trillime kane bere.Te hiqen nga radhet e pd elementet e agjenturave te huaja qe kane lobuar kunder interesave te atije vendi, ku nje nga keta njerze ishte edhe kryetari i saje LULUSHI i genjyer nga babai i tije njerku SALI..Eshte e drejte thenia qe edhe nje gabime me i vogel ,Lulushit do i kushtoje me largimin pergjithmone nga PD.
USA dhe BE i njohu zgjrdhjet e 25 prillit,Ju qe nuk i njihni nuk jeni anti Amerikan apo i perdorni per konsum te brendshem.Ju dhe plaku skeni asnje ndryshim…jeni te dyja anet e te njejtes monedhe..