Skandali me pagat, Rama: Mund të mos jetë e fundit, mund të ketë të tjera nga “foltoret” antikuvend

23 Dhjetor 2021, 12:53Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Në një konferencë nga Kryeministria, Rama i bëri thirrje Prokurorisë të kryejë një hetim të imtësishëm mbi këtë ngjarje, ndërsa shtoi se mund të ketë edhe të tjera përpjekje, duke pasur parasysh deklaratat e bëra nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve.

Nga ana tjetër, dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet, në një përpjekje që nuk është e para.

Duke pasur parasysh edhe deklarata të bëra nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve mund të mos jetë e fundit, prandaj thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë, duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim inspektorët e Tatimeve, që kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem, apo të tjerë që mund të jenë larguar nga ky sistem në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri sot, por edhe ata që nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve paralajmërojnë zymtyra të tjera”, tha kryeministri Rama.

2 komente në “Skandali me pagat, Rama: Mund të mos jetë e fundit, mund të ketë të tjera nga “foltoret” antikuvend”

  1. ben. says:

    Po mor njish, po.
    Kuvendet e kane fajin.
    Ti je ne rregull.
    Ben ndonje film me tomin dhe xherin ,i fut dhe nje tralala, dhe iku mbaroi kjo pune.
    Rrogen e andi bejtes e morem vesh qe e paguan begeti nga 130 milione euro qe i dhe ti.
    Kete rrogene batonit nuk e morem vesh kush e paguan.

  2. geron says:

    Shut the fuck up idiot! Ti s’ke shtet, shtet prej lettre. Jep doreheqjen se po i dhunon shqiptaret,palaco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje