FOTO/ Armando Duka ndjek derbin me Çim Pekën: Në këtë stadium ku Berisha rilindi pluralizmin

24 Dhjetor 2021, 14:49Sport TEMA

Ditën e djeshme në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, Armando Duka presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk u pa të ishte i pranishëm në tribunën VIP për ta parë sfidën krah presidentëve të dy klubeve, por kishte zgjedhur zonën luksoze të stadiumit “Air Albania”, dhomat në katin e dytë.

Dhe njeriun që kishte zgjedhur për të qëndruar në dhomë nuk ishte as më pak e as më shumë, ylli i gazetarisë shqiptare Çlirim Peka.

Si dy personazh qesharak ata nuk i kanë nguruar të bëjën dhe një selfie për ta hedhur në rrjetet sociale.

“Ne kete stadium rilindi pluralizmi”, shkruan gazetari i familjes Berisha Çlirm Peka, i cili nxjerr dhe zbuluar Armando Dukën si një njeri që ishte një ndër organizatorët e mitingut që Sali Berisha zhvilloi më 11 dhjetor kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë luftë që Berisha i ka hapur SHBA-së u përfshi dhe kreu i FSHF-së Armando Duka i cili shtyu javën e Superiores për ta vendosur stadiumin “Air Albania” në shërbim të njeriut “non grata” në Shqipëri.

Përveç kësaj Duka dërgoi në mitingun e Berishës dhe zyrtarë të lartë të FSHF-së si trajnere të ekipeve kombëtare duke politizuar institucionin e futbollit shqiptar. (TemA)

4 komente në “FOTO/ Armando Duka ndjek derbin me Çim Pekën: Në këtë stadium ku Berisha rilindi pluralizmin”

  1. Usa says:

    Ekspertet e futbollit

  2. Elio says:

    Mjer shqiptaret me keto debila te lindur

  3. Fagu says:

    ku ka perfunduar futbolli shqiptar ne duart e nje katunari te trashe dhe hajdut!

  4. WTF was that? says:

    Keta ka Shqiperia.popull debil nuk mundet te nxjerre me te mire .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje