Nga Artan Fuga
Dolën edhe të dhënat e targave të autoveturave, do të dalin edhe pronësitë!
Hahaha, qesharake, një administratë që i ikin të dhënat si mollët nga një shportë e çpuar. Sepse nuk di si t’i ruajë! Nuk kemi thënë kot që administrata është e fryrë, është në përgjithësi një kope, një turmë, pa rregulla, hierarki dhe statuse profesionale. Janë shumica o me mik, o me ndërhyrje, o me tarafe, o me lekë, o me militantizëm. Pak ka që janë tamam dhe atyre u a zënë kokën me derë!
Por, por, por, le të përfitojmë nga kjo transparencë që vjen nga paaftësia dhe çoroditja e një administrate palluqe !
Dolën targat e makinave!!!
Hoho dhe çfarë pastaj.
Targën e makinës sime të stërvjetër e di çdo lavazh, e dinë në kufi, shërbimet e doganave, e di çdo agjent sigurimesh, cdo punonjëse postash ku paguaj gjobat që më venë kotnasikoti për parkim të gabuar në Tiranë, atje ku nuk ke ku parkon veçse në Rollinhg Hills. E dinë edhe çunat e lagjes, naçot, e dinë komshinjtë. E di cdo garazh, cdo rregullues bravash për vetura, kushdo.
Targa e makinës nuk është si numri i brrekëve që e mbaj sekret!
Do dalin edhe pronat e gjithësecilit!
O pika sistemeve të sigurisë tuaj!
Por ama le të dalin, pa të shohim sa mijëra apartamente ka filani, po filani sa kilometra tokë ka, sa rrënjë ullinj ka deputeti, sa vila ministri dhe ish ministri, sa zona ka në pronësi kryetari i bashkisë, sa vila, sa apartamente opozitari, sa sa sa, pronat e ligjshme, t’i gëzojë ai që i ka, sa prona të vjedhme, sa prona të marra për shkak të postit!
Cfarë sekretesh janë këto! Cdo notere e di, cdo komshi të sheh, le të përfitojmë nga transparenca që dikush paska vendos me na hap sytë!
Mos mendojmë ne për ruajtjen e sekreteve, ato t’i ruajnë ata që e kanë për detyrë, ne t’i nxjerrim të gjitha në shesh!
Po ja plas pikërisht një shoqërie që është ndërtuar mbi sekretin, fshehtësinë, skuthësinë, mos transparencën!
Gazetarë, intelektualë, studjues, prokurorë, hetuese, qytetarë të ndershëm, masa e popullit, interesi publik vetëm fiton!
E cfarë humb një gjyhnaqar që ka një apartament dhe që del se e ka!
Asgjë!
Oooo profesor! Pse duhet te jete sekret rroga qe vjedh dhe mos ta dine njerzit, pse duhet te jete sekret targa e makines qe ne fakt ajo tere diten e naten dihet se e kujt eshte, pse duhet te jete sekret nr i brekeve kur ate ta kontrollojne me satelit kudo qe je, pse duhet te jete sekret ID karta e identitetit kur merr nje zyre ne telefon dhe i kerkon diçka dhe te thote me jep numrin nacional e ti ja jep dhe zgjidh problemin qe ke…?? Nuk ka asgje sekrete sot, keto jane genjeshtra me thase. Edhe sikur ti hedhin ne shesh ne bulevard, do ti marrin ata qe dine ti marrin dhe ndryshe. Mos u merrni me keto gjera, ne qoftese u ka ngele pak mendje, se sekret nuk ka me as ne bark e jo ne kompjuter!!! Merruni me pune produktive per vete dhe shoqerine se po vidhni duke klikuar.
O profesor Fuga. Une jam i interesuar te di diametrin e gopit te gruas tende…
E trishte se si nje person me kete nivel analize, me keto pasthirrma, te jete anetar i akademise se shkencave. As te kaushi nuk gjen kete nivel llumi. O zot ver dore ne ket vend!
Haha ? ? ? po keshtu ka për të ndodhure e Jo ndryshe .. Kure në pozicjonet më të rensishme të shteti vendose njerze si ilir Beqajen Damire Xhiknurin dhe më famshin e të famsheve Arben Ametajen… Keta vendosin hajdute dhe militantet partije si veten Drejtore dhe ne postet e rensishme Drejtoret punsone edhe ate hajdute dhe militantet partije si veten dhe pastaj kemi produktin e pune se pse kjo pune shkone keshtu zingjire…
Academia e Shkencave ta kete per nder nje anetar si Prof Fuga.
Mos ndalo se shkruari Prof, njerzit kane nevoje te lexojne, degjojne e te hapin syte..
Na mbyti korrupsioni, droga dhe pislleqet qe sti nxe goja dhe keta palo qeveritare dine vetem te justifikohen….
Boll meeeee se na plaset ….