Lajm i mirë për emigrantët që punojnë në Itali. Vendi fqinje njeh vitet e punës në Shqipëri për pensionet e tyre.
Duke nisur nga viti 2023 qeveria italiane do të njohë vitet e punës në vendin tonë. Ky vendim favorizon mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinjë duke u dhënë të drejtën e pensionit në momentin që mbushin moshën e përfitimit. Senati tashmë ka miratuar fondin e propozuar nga kabineti i ministrave, teksa pritet dhe miratimi i marrëveshjes mes dy shteteve.
Senati dha votat pro relacionit të buxhetit për 10 vitet e ardhshme ku kryeministri Mario Draghi ka parashikuar 136 milionë euro për zbatimin e paktit me shtetin shqiptar.
Një vit më parë u tentua të miratohet e njëjta paketë, por pa mundur të marrë votat e shumicës.
Kosto për njohjen e viteve të punës në Shqipëri do të kenë një efekt prej 7,6 milionë eurosh në Itali.
Më tej në vitin 2023 parashikimi arrin në 9,8 milionë dhe duke vazhduar në rritje deri në vitin 2032 pas së cilit fondi do të prekë shifrën e 20 milionë eurove.
Një marrëveshje dypalëshe pensionesh Italia e ka nënshkruar prej kohësh me disa vende si me Malin e ZI, Maqedoninë, Kosovën, me Argjentinën, Tunizinë, Bosnjën, Izraelin, Meksikën, Kanadanë, Brazilin etj., por jo me Shqipërinë.
Po me keta buthqirat nga Jugu cdo behet ?? Per helenet e kam fjalen , se keta para per korveta , aeroplane dhe fregata kane boll po te japin te drejtat mijra e mijra shqiptereve bejn harpagonin dhe sikur sdegjojne , sikur skuptojne , bejn kinezin ….te mesohen te jene te drejte ashtu sic kerkojne parate e mijra emigranteve greke kudo ne bote ti fusin neper arkat e siguracioneve dhe te regullojne pensionet , me te njejtin interes te kujdesen dhe per te ardhurat e mijra e mijra shqiptareve , legenat . torturojne mijra familje shqiptaresh …po ky piktor huri i gardhit , corapekuqi ben gje ?? Ketu tregohet se sa i do emigrantet , dhe jo vetem te dergosh delegate per vota , dhe autobuze gratis te votojne dputetet bajgarace ….po skemi politikane ne , ne kemi lamashe , qe te jem teper i sakte nuk kemi patur asnje politikan te denje te perfaqesoje interesat e emigrantit …e duan vetem te sjelle valuten ne Shqiperi , bile kulmi qe ne vitet e qeverisjes se sharlatanit Sali Berisha , qe kish vene ne te gjitha hyrjet per ne Shqiperi police rrugore te ripnin emigrantet , Sali plera . ….ptuuuuu jazek qelbesira , keto shikojne helenet dhe nxjerin mesime se kur ata, emigrantet nuk i duan qeverite e tyre , do i duam ne ….dhe vitet ikin dhe emigrantet te pasiguruar … zgjouni pisa
Te falnderojm italine se te ishte per ju te korruptuar gazetar shqiptar dhe qeverit marr te gjitha sebashku kushedi se kur firmosej dhe akordohej.Viva Italia
Supaxhiu, pa diskutim qe duhet me falenderu Italine, se ajo do ti paguaj pensionet, por po mos ishte perpjekja zyrtare intensive dhe lobimi jo zyrtar i qeverise, Italia nuk do e kishte bere kete.
Kjo eshte e keqja e races shqiptare, kur ben nje gje te mire shaj dhe peshty, kur ben nje gje te keqe shaj dhe peshtu, dhe normale qe do dominoj e keqja se e mira zbythet.