E keni tepëruar me ushqimin gjatë festave? Ja çfarë duhet të bësh për të ndihmuar tretjen

3 Janar 2022, 16:44Lifestyle TEMA

Është e pashmangshme që çdo fundvit ta përmbash veten nga tundimi i tryezës së mbushur plot. Por, me siguri të ka ndodhur që ke pasur probleme me stomakun e fryrë apo me tretjen. Meqenëse pjesa më e madhe gjatë periudhës së pushimeve e kanë të vështirë ta kontrollojnë veten nga ushqimet e mira, dietologët gjejnë zgjidhje edhe për këtë rast. Çfarë duhet të hash kur e ndien veten shumë të fryrë dhe kur ndien se ke probleme me stomakun?

Sipas “Eat This, Not That”, gjëja e parë që duhet të bësh është të pish sa më shumë ujë. Kjo mund të të ndihmojë për fryrjen e barkut, por ndërkohë ka edhe shumë përfitime të tjera. Lauren Minchen, dietologe dhe nutricioniste në New York, shpjegon: “Të qëndrosh gjithmonë e hidratuar të ndihmon jo vetëm për tretjen, por edhe për të ulur gazrat. Po ashtu, uji ndihmon metabolizmin për të qenë më i shëndetshëm dhe trupin e mban në gjendje të ngopur.”

Para se të flesh, pi një gotë me ujë, por edhe gjatë ditës, sa më shumë ujë. Uji të ndihmon edhe për të eliminuar toksinat e trupit.

Mund të duket e çuditshme, por të nesërmen pas një vakti të rënduar, mund të ndiesh e uritur. Kjo ndodh për shkak se, pas një vakti të rëndë, është fjala e insulinës. Minchen shpjegon se pas një ngrënieje të rënduar, bie sheqeri në gjak, gjë që rrit ndjenjën e urisë. Në këtë rast, këshilla më e mirë është të konsumohen sa më shumë fibra dhe proteina. Fibrat dhe proteinat ndihmojnë jo vetëm për të ulur urinë, por edhe tretjen. Prevention.com sugjeron që të hash vetëm një omletë me perime. Vezët, siç dihet, kanë një përmbajtje të lartë me proteina dhe fibra. Nga ana tjetër, spinaqi ose edhe zarzavatet e tjera si domate apo speca, të ndihmojë në procesin e tretjes dhe të bëjnë të ndihesh më pak e fryrë.

Çaji jeshil është gjithashtu një zgjidhje mjaft e mirë pas një vakti të rëndë. Çaji jeshil të rrit energjinë, por është i pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e qelizave toksike që shkaktohen nga ushqimet e rënda. Sipas Prevention.com, studimet tregojnë se çaji jeshil ndihmon për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak. Nëse do të shmangësh edhe kafeinën, provo çajin e xhenxhefilit, i cili të ndihmon për gjendjen e fryrjes.

 

2 komente në “E keni tepëruar me ushqimin gjatë festave? Ja çfarë duhet të bësh për të ndihmuar tretjen”

  1. Jon says:

    Tema pershendetje. Ku i gjeni keta shkencaret, apo ju kane ikur dritat dhe nuk e mbaruat dot kerkimin. Nese pi uje pa llogjik dhe pa ta kerkuar trupi, njeriu hollon acidin gastrik qe ka ne stomak dhe si rrjedhoje ul aftesine e sotmakut per tretje. Nese ndjehesh shume i renduar, coca-cola edhe tretes shumei forte dhe te ndihmon, por jo te kthehesh ne varesi. Nese ke urth, duhet te pertypesh dy camcakiza qe te prodhohet peshtyme ne goje e cila perfundon ne stomak dhe ul paksa aciditetin, ose pak uje me sode buke. Ne cdo rast, kur ke urth, do te thote qe ushqimi nuk po kalon ne zorre dhe ka ngelur ne stomak, keshtu qe dalja jashte ndihmon per te liruar hapesire ne zorre per ushqimin qe eshte ne stomak. Fakti qe ushqimi ngelet ne stomak do te thote gjithashtu se keni ngrene shume ushqim pa fibra, pra pa perime dhe me shume yndyre, keshtu qe levizja e ushqimit ne zorre veshtiresohet edhe me shume.

  2. ? says:

    Me ushqimin ndoshta jo ,
    por me te pimeeeeeeeeeee????apo s’na erdhi edhe Raki mo ,
    ala sot me got ne duar jena per te miren e vatanit e bejme more .
    Per Ju pijme e behemi tap ,more te uruar ,
    t’ju shikojme sa me te bukur dhe te gezuar .
    Hajde edhe nji dolli ,per ato qe aq shume deshem dhe kurr gotat si ndeshem?
    Pini shoke e shoqe e beni ejfin tamam dhe e teproni aty ku duhet , me ate qe ju jua don ai xhan?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje