Përplasja për selinë e PD, Nishani: 8 janari konfirmoi që ne na duan jo veç demokratët por edhe shumica e shqiptarëve

10 Janar 2022, 14:57Politika TEMA

Ish-presidenti dhe ish-kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, deklaroi në Ditarin e mesditës në A2 CNN, se protesta e 8 janarit konfirmoi edhe njëherë se kush ishte mazhoranca në partinë më të madhe opozitare, duke hedhur në këtë mënyrë poshtë, sipas tij, dhe pretendimet e Lulzim Bashës.

Nishani deklaroi se 8 janari do të ngelet në histori dhe për faktin që policia ushtroi dhunë ndaj anëtarëve të një partie brenda selisë së tyre.

“Ne gjithmonë jemi munduar të përcjellim interesin e lëvizjes brenda PD-së që është në interes të të gjithë publikut, i gjithë sistemit politik. 8 janari tregoi disa dimensione të rëndësishme. Për herë të parë në histori, ndodhi që policia e shtetit sulmoi në mënyrë të dhunshme anëtarësinë dhe veprimtarët e një partie brenda selisë së tyre politike. Ne nuk ishin mbledhur përpara ndonjë institucioni si kryeministria, ne ishim mbledhur brenda selisë sonë. Për herë të parë, policia u përdor në mënyrë të dhunshme për të ndërhyrë ndaj anëtarëve të një partie brenda selisë së tyre. U konfirmua edhe njëherë mazhoranca. Ka pasur një tentativë manipulative nga Basha, duke pretenduar se PD-ja nuk është te baza, nuk është tek anëtarësia, nuk përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. Besoj se të shtunën, u rikonfirmua tregimi viziv se kush është mazhoranca në PD dhe kush është pakica. Kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Nishani.

Nishani la të kuptohet se aktet e dhunës gjatë protestës së të shtunës në selinë e PD, ku u hodh gaz lotsjellës nga ambientet e brendshme të godinës, ka bërë që shumë deputetë të këtij grupi parlamentar të kenë reagime të ndryshme për sjelljen e Lulzim Bashës. Ish-presidenti u shpreh në A2 CNN, se deputetët që ndjekin akoma Bashën nuk guxojnë të dalin në bazë dhe të takohen me anëtarësinë.

“Ka pasur reagime të ndryshme nga shumë prej deputetëve të grupit parlamentar nga sjellja e fundit e Lulzim Bashës dhe policia që kërkon t’iu imponojë demokratëve që kush duhet të rrijë në seli. Kushdo që do të verifikojë këtë shumicë i ka dyert e hapura. A keni parë ndonjë nga deputetët që nuk është distancuar nga Basha të shkojë te baza. Shumë nga deputetët iu fshehën demokratëve. Në demokraci ka një parim, shumica vendos dhe pakica respektohet. Ne nuk mund ta lejojmë platformën e qeverisë për të pasur një PD të dobët. Ne nuk e shesim PD”, u shpreh Nishani.

15 komente në “Përplasja për selinë e PD, Nishani: 8 janari konfirmoi që ne na duan jo veç demokratët por edhe shumica e shqiptarëve”

  1. AlbNY says:

    Nishanit i falen budallalleqet qe thote. Gjysem njeriu eshte.

    1. Flamur Nelaj says:

      Hahahahahahahahah

  2. 1 says:

    O zot ke kemi patur president,nje njeri qesharak.Ku e pe ti zotni qe ju duan gjith shqiptaret ,te ajo pjesmarje per faqe te zeze?Apo te veprimet kriminale te pjesmaresve delikuente?

  3. Kapter NISHANI says:

    KAPTER NISHANI DJALI JOT LARGOJE NACIONALITETIN SHQIPTARE DHE MORI ATE AUSTRIAKE TY NUK TE BEHET VONE PER ATA KOKE BOSHE QE I MANIPULUAT E SOT JANE NE BURGE .
    QE SHQIPTARET NUK JANE ME JU EDHE TI E DI PO DUHET KARIKUAR TURMA QE SHQIPTARET NUK JU DUAN BESOJE E PE VETE BERRISHEN ME 10 VETA NDAJE MOS I MERNI ME QAFE ATA 200 KATUNDARE TE PA SHKOLLUAR QE I MERNI ME AUTOBUZE NEPER FSHATRA MER GRUAN VAJZEN DJALIN DHE DILE PROTESTO O KOMUNISTE I QELBUR.
    TI NUK E MENDONE DOT SA I PA ZHVILLUAR JE SI NJERI

  4. Falcon says:

    8 janari tregoi qe as demokrateve nuk ju plasi kari per ju o handikapat lere pastaj shqiptarve qe as ju bie ndermend per ju dhe Salih Shpellarin

  5. Njeres pa (qe nuk duan)pune says:

    Je ne rruge te drejte….ja nga ka ngjare mbesa

  6. E verteta says:

    Simbas nishandhiut ne qoftese dy vellezer ngaterrohen njeri me tjetrin dhe ju rrezikohet jeta ndonjerit prej tyre dhe therret policine, policia nuk duhet te nderhyje se ato jane vellezer dhe dine ti zgjidhin vete problemet. O te dhjefsha mustaqet qe ke patur.

  7. betixho says:

    Nishan! 8 Janari tregoi se si një komunist antikomunist, dikur Lideri i komanduar i PD-se, që mori në dore drejtimin e permbysjes se Komunizmit Sali Berisha, zhgënjeu në menyre të pa kthyshme per TË, gjithë demokratet e ndershëm e të devotshëm dhe mes tyre gjithë ajken e kulturuar dhe idealiste në gjirin e SAJ.

  8. zoni ijes says:

    Por une si nje protestues me zjarr ne dore dua te bashkohem me odeten, se pse kjo dihet tung
    jari me zile

  9. Ai says:

    O kasolle ku na mblodhe…. shkodranet thone „rujna ZOT“

  10. ?? says:

    O KATRAN !
    KËSHTU FITOFSHI SA TË KENI JETËN.

  11. rrockodani says:

    ca thua o trap njethundrak

  12. Rushan says:

    O çerek njeri po kush ju pjerdh ju o sakat rob, përveç një tufe çeçenësh asgjë nuk keni.

  13. NQS atje ne oborin e SHQUP-it sipas Nishanit ishte shumica e shqiptarëve që duan FOLTOREN , i bie që Shqipëria të ketë jo më shumë se 1000 banorë , po ç’thua o Nishan , po aq njerëz sa mblodhët ju shokët e Komitetit Qendror te FOLTORES , nje KRYEPLAK FSHATI i mbledh !

  14. Krio says:

    Une te urrej, me vjen neveri kur flet. Fyen intiligjencen e cdo shqiptari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje