“Pluralizmi i vareve dhe qysqive”: Absurdi i tezës së mbështetësve të Sali Berishës

10 Janar 2022, 17:37Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Përdorja nga Sali Berisha, i argumentit se rimarrja e PD-së prej tij garanton pluralizmin, e Basha po e mbyt atë, ka sens pasi përbën retorikën e tij për të mbështetur aksionet e tij në përmbushjen e objektivave.

Por shtrimi i kësaj teze dhe krijimi i një “aksiome” në opinionin publik prej mbështetësve të tij është e pakta “dembelizëm intelektual” dhe një absurd logjik.

Skena politika shqiptare e polarizuar nga dy tre dinosaur politikë, është natyrisht një regres, sidomos kur shohim zhvillimet rajonale, e së paku në Kosovë, ku kemi parë rinovimin total të klasës politike, çka i ka dhënë procesit dhe skenës një frymëmarrje dhe një freski e madhe.

Por që të ndodhë edhe tek ne ky fenomen, duhet patjetër që të strartojnë procese politike evolucionare, të cilat krijojnë hapësira të reja.

Në rastin e hapësirës së opozitës shqiptare, e cila humbi pushtetin në vitin 2013, ajo ka pasur të gjitha mundësitë që të lejonte një proces evolutiv nëpërmjet hapjes dhe afrimit të njerëzve dhe grupeve të reja, natyrisht duke mos larguar me forcë politikanët e vjetër, por duke i përballur me një proces normal selektimi nëpërmjet votës.

Të gjithë këto duken retorika, por vendet normale me demokraci funksionale janë pjesë e sistemit që tashmë funksionon herë mirë e herë jo mirë, por megjithatë është kthyer në një rutinë, e cila nuk ndërpritet as nga dhuna e as nga veprimet arbitrare.

Edhe kur ndodh kjo, ka mekanizma e institucione që nuk bëjnë të mundur ndodhjen e këtyre fenomeneve.
Amerika, shteti më i fuqishëm i botës, që konsiderohet si modeli i demokracisë funksionale, u përball në janarin e vitit të shkuar me një situatë të ngjashme me atë që pamë në selinë e PD-së më 8 janar.

Madje edhe më të rëndë, pasi u sulmua institucioni simbol i vendit: Kongresi Amerikan.

E siç dihet institucionet reaguan fort e ashpër, duke ndëshkuar si autorët por edhe organizatorët, të cilët janë në procese gjyqësore që ende vijojnë.

Askush në SHBA nuk tha se po pengohet demokracia e po bllokohet pluralizmi, pasi po ndëshkohet alternativa e demokratëve që morën Presidencën e SHBA-së.

Pluralizmin nuk e ka monopol asnjë person apo grup politik, aq më pak Sali Berisha, i cili si udhëhqës politik ka rekorde të forta që e ka dëmtuar pluralizmin, si brenda partisë së tij, ashtu edhe më gjerë.

I ka dhunuar kundërshtarët, kërcënuar, burgosur, si mjet politik, ç’ka ka sjellë pikërisht vendosjen si rregull që nëse diçka nuk shkon, atëherë përdoret dhuna e forca.

Ka mbështetës mediatikë të Berishës që në 2019-n përkrahën rrëzimin e dhunshëm të Edi Ramës, duke bllokuar sistemin nëpërmjet bojkotit dhe forcës, të cilët edhe tani ishin pro përdorimit të dhunës në selinë e PD-së.

Fatos Lubonja, përsërit për 30 vjet të njëjtën aksiomë se “meqë ka një ‘bandë politike’, më mirë të ketë sa më shumë banda se kështu garantohet pluralizmi”.

Ky nuk është tjetër veçse pluralizmi i bandave, e jo pluralizmi politik. Madje largimi jo vetëm i Sali Berishës, por gjithë elitës së vjetër në vend krijon hapësira më të mëdha për të dalë aktorë e faktorë të rinj.

Të cilët natyrisht nuk dalin as nga vareja e as nga qysqija, por nëpërmjet procesit politik që e sjell terreni që frymon më shumë liri e hapësirë politike…

8 komente në ““Pluralizmi i vareve dhe qysqive”: Absurdi i tezës së mbështetësve të Sali Berishës”

  1. Ylli mirë e ke ti , por faj keni dhe ju analistë a gazetarë , bile dhe në këtë shkrim , kur shprehesh me superlativa “DINOSAURË TË POLITIKËS” kur në të vërtetë janë HARDHUCA e ZVARANIKË !

  2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj pune arabesh vari ķkkkkkkkkk……nuk ka shtet arab qe te funxionoi DHIMOKRATIA.

  3. Mic Sokoli says:

    Primitivizmi po na zë frymën.E ardhmja e këtij vendi dhe gjithë trojeve shqiptare është jo e qartë.Hallall o Sali Berisha se ma fort dëm nuk po mundem me gjet kush mund ti kish bërë çështjes kombëtare.Hej të shitofshin Zanat!

  4. Dhori kule says:

    Titulli eshte me se i mjaftueshem !

  5. Pak says:

    Po te pakten asaj varése ti kishin vene nje bishte te erret jo te verdhe qe dallohet aq shume! Edhe per kete jane treguar injorante.

  6. Popullore says:

    Ngrihi dëshmorë një çikë,
    lule djemtë e nënave,
    të shikoni poshtërsitë,
    lule djemtë e nënave.

    Kudo horra dhe banditë,
    lule djemtë e nënave,
    i kanë shtuar babëzitë,
    lule djemtë e nënave!

    Gjaku juaj s’u shpërblye,
    lule djemtë e nënave,
    se kokëposhtë çdo gjë u kthye,
    lule djemtë e nënave!

  7. Balo says:

    Kur në arsyetim nisesh nga premisa të gabuara nuk mund të nxjerrësh konkluzione të besueshme.
    E them këtë sepse të ka ikur filli i mendimit rrugës…
    Nuk kemi Demokraci o njeri!
    U lirua disi vetëm llapja,se këtu nuk ka as mundësi ekonomike,as pronë,as drejtësi.
    Mos na krahaso me Amerikën se bën masë!
    Ajo që këta quajnë demokratike ,është arsyetimi i thjeshtë ” të shkoj pas Saliut ,të djeg e shkatërroj,të vras e të pres,se mbase bën vaki e vjen në pushtet ai,e unë të kap ndonjë vend në doganë të vjedh ,se më duhen pare”
    -“Sotir më thonë, them të vij me ju ,se mbase bëj ndonjë lek”- thotë Birçe Haskoja të “Liri a Vdekje”.
    Ka ndryshuar gjë thua ti?
    Që nga data 8, emri i Vrana Kontit do zbehet në histori,si ai që mbrojti kalanë e Krujës nga sulmet Osmane, tani do flasim për Luli Kontin!

  8. Mesjetaret sulmojne keshtjellen e sulltan Sali pekmezi says:

    Me keto veprime nga keto foto i vute vulen vetes Mesjetare shpellare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje