Deputeti Flamur Noka dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me protestën e 8 Janarit. Noka tha për gazetarët se i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë Bashën për mashtrim publik në lidhje me Kuvendin e 18 Dhjetorit.
Gjithashtu u shpreh se i bëri thirrje prokurorisë të hetojë Spartak Brahon për përhapjen e panikut, në lidhje me deklaratat e tij për vrasjen e një deputeti, si dhe bëri apel për hetimin e Sokol Bizhgës, atij që ai e cilësoi si kryepolici që ushtroi terror mbi demokratët.
“Unë sot i bëra thirrje prokurorisë të hetojë për një mashtrim publik që pengu u ka bërë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve në datë 18 dhjetor duke sajuar numra të gënjeshtërt, duke mashtruar për 5004 delegatë, duke falsifikuar firma.
Sot i bëra thirrje prokurorisë të hetojë edhe dhune ushtruar nga policia mbi demokratët në shtëpinë e tyre. I bëra thirrje që të hetojë edhe një zjarrvënës si Spartak Braho që përhap terror dhe panik duke sajuar lajme. Të hetojnë dhe Sokol Bizhga që ushtroi dhunë.
Asgjë, as thirrjet në prokurori dhe as dhuna e pushtetit dhe e bandave nuk ndalojnë vullnetin e demokratëve. Shteti dhe pushteti duhet të hetojnë banditët që ai kishte mbushur shtëpinë e lirisë”, tha ai.
Noka e konsideron 8 janarin si protestën më paqësore të mbajtur ndonjëherë dhe hedh poshtë akuzat për sulme nga Lulzim Basha dhe lidershipi i PD.
“Absolutisht janë po ata që dolën dhe ju thanë se në selinë e PD thjeshtë po bëheshin brandime, mohuan blindimin. Kanë gënjyer shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Protesta ishte më paqësorja që është zhvilluar ndonjëherë, asnjë polic i sulmuar apo plagosur, as mercenarët, asnjë xham makine nuk është thyer.
Protestë më qytetarë se kjo nuk është parë. Protestuesit do të nxirrnin në mënyrën më paqësore pengun”, u shpreh ai, ndërsa më tej e mohon gjithashtu që të kishte të armatosur në mesin e protestuesve.
“Ajo që keni parë ju është se në këtë protestë nuk ka patur asnjë person të armatosur. Arma e vetme që kishin demokratët kanë qenë teserat e partisë. Nuk kishte çfarë të ndodhte. Demokratët nuk e njohin frikën”, tha Noka.
Heu malok, bre, heu shurran bre.
Nje nga kushtet qe çdo kandidat per deputet duhet të plotesoje është qe “të mos jete trap”.
Është e qarte qe asnje parti ne Shqipëri nuk e ka kete kusht, sepse çdo parti e ka nga nje Flamur Noka.
Shko more bandit se e pame dhe ne jashte cfare po banit. Cfare i bene atij te Gjirokastres. E dinte i madh e i vogel cfare do te ndodhte. Fale races berishiane jane larguar me shume se gjysma e Shqiperise. Na turperuat ne verioreve qe skemi asgje te perbashket me ju hajduta e kriminela
Hej Nul Noka nuk i bëhet thirrje spakut,aty jepen shpjegime,nga sa shoh e paske hëngër zogun,ke thon se protestuesit nuk kishin vare,kazma,çekiçë.hahaha a e din se ti e Saliu qysh në momentin që filluan thyerjet e xhamave e thyerja e dyerve keni kryer krimin e një proteste të dhunshme
per ju o zoti flamur te gjitha jane normale por cfare ti besh SPAKUT,gjykates, dhe prokurorise qe ju leshojne gjoja per munges provash
Në fakt në terminologjinë e shpellareve kjo mund të jetë vërtet paqësore. Sipas perceptimit të këtij idioti , protestës i munguan elementët e dhunës. Siç janë : kallashi, granata, tritoli, pse jo edhe ndonjë antitank. Policia e Berishës , apo edhe garda në atë kohë, të dhiste në dru, të fuste dhe plumbin në kokë. E megjithatë shpellua thoshte se është vetëpërmbajtur . Sot e 10 vjete nuk ka asnjë viktimë gjatë protestave. Këta vazhdojnë të bëjnë si i bukuri shejtan. Çeçen, ufo, shpellar, katunar, malok, idiot, + kokë katrore. Të kesh këto cilësi, dhe të vish nga ku ha pula gurë, në mes të Tiranës, ky është maksimumi i mallkimit që zoti i ka bërë këtij vendi.