"Zgjedhjet lokale", Meta: Kushtetuesja s'mori asnjë përgjegjësi, anëtarët kanë kryer disa shkelje. Jam krenar që i shtyva

14 Janar 2022, 12:53Politika TEMA

Në një konferencë për shtyp këtë të premte, ndër të tjera, presidenti Ilir Meta foli edhe për zgjedhjet lokale të vitit 2019 dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Për Metën, Kushtetuesja nuk mori asnjë përgjegjësi, duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare. “Lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit 2019, kur prisnim që gjykata kushtetuese ti rikthente popullit mundësinë për të shprehur vullnetin e tij, gjykata do të duhej të kishte një vendim përfundimtar mbi zgjedhjet lokale, ndërsa kjo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi. Vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive, duke shpallur veten jo kompetente për shqyrtimin e këtyre rasteve, duke e lënë këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare”.

Më tej, Meta u shpreh se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ka të dhëna se kanë kryer disa shkelje të rënda profesionale dhe etike që cenojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. “Shkelje me mënyrën që konsistojnë me mënyrën e caktimit të relatorit të çështjes. Nuk rezulton të jetë hedhur proceduralisht shorti për caktimin e relatorit”, tha Meta.

3 komente në ““Zgjedhjet lokale”, Meta: Kushtetuesja s’mori asnjë përgjegjësi, anëtarët kanë kryer disa shkelje. Jam krenar që i shtyva”

  1. qytetar says:

    O zot ne ka zot [email protected]@
    Mbrojtesi i Kashtutes.

  2. Bardha says:

    Cfare pritni nga ky idiot e kriminel

  3. Sara says:

    Ky eshte komplet palle! Nuk i gjykon ti ata o trangull, po ata ty…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje