Shanset e mbijetesës politike të “partisë non grata” Berisha-Meta

20 Janar 2022, 19:10Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Tashmë është e qartë se lëvizja e Ilir Metës me dekretimin e zgjedhjeve vendore po synon që grupi i tij politik tashmë së bashku me Sali Berishën, po synon që të dëmtojë Lulzim Bashën në zgjedhjet e pjeshme vendore.

Në mënyrë që pas 6 marsit ta përdorin si “atu” politike që Berisha dhe “Komisioni i tij i rithemelimit” ta përdorin deri më 22 mars.

Vetë Meta, ka nisur të përdorë sërish arsenalin e tij të dekoratave në Shkodër, vend mjaft i rëndësishëm për betejën e 6 marsit.

Sipas të gjitha gjasave, aty do të përqendrohet i gjithë arsenali politik, që ka më shumë objektiv sesa fitoren e tij, humbjen e Lulzim Bashës.

Do të duhet të shikohet në ditët në vazhdim sesi do të jetë loja e LSI-së në bashkinë e Shkodrës, pasi njerëzit që mbështesin Berishës në qytetin e madh të veriut, kanë nisur takimet e organizimin e tyre, pasi po publikojnë fotot në rrjetet sociale.

Në Shkodër, dega e Partisë Demokratike, thuajse e gjitha nuk i është bashkuar Berishës, ndërkohë që edhe deputetët e qarkut janë me Bashën.

Kështu që gravitacioni politik në këtë zonë, për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë, ku shanset e fitores së PD-së janë shumë të mëdha, afrohen drejt partisë së njohur zyrtarisht.

Megjithatë, jetë ka edhe pas 6 marsit dhe 22 marsit e vijimësia e “Koalicionit Non Grata” do të hyjë në një realitet politik me këmbë në tokë.

Sidomos edhe pas intervistës së rëndësishme së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ku u përcaktua qartësisht se nuk ka asnjë shans për një “revizionim” të ndëshkimeve siç po luhet në mediat e këtij grupimi, por thjesht thellim të ndëshkimeve.

Pra do të vijmë në një situatë më realiste, ku grupimi politik “Non Grata” do të funksionojë dhe veprojë politikisht si i tillë, pra si formacion anti-amerikan, pa nevojë për tu fshehur në qoshe dhe figura të tjera politike.

Duke parë panoramën në vendet rreth e rrotull, pra në Ballkan, të vetmit vende ku kanë mbijetuar formacionet antiamerikane janë Serbia dhe Republika Srbska.

Në Serbi, megjithatë, grupimi i të ndëshkuarve nga SHBA i përfaqësuar nga Vojislav Sheshel është në periferi dhe vepron më shumë si një pakicë e margjinalizuar pa një mundësi ndikimi në politikën reale.

Në Maqedoni, VRMO-DPMNE veproi fuqishëm duke u distancuar nga Nikolla Gruevski e ministrant e tij të ndëshkuar nga SHBA dhe sot është një forcë e qartë properëndimore.

Madje në zgjedhjet e fundit lokale, partia nacionaliste e djathtë bëri aleancë të pastër politike e të hapur me partinë e Zijadin Selës, i cili u masakrua në 2017-n së bashku me Zoran Zaevin me njerëzit e Gruevskit.

Rezultati që një fitore e rëndësishme për opozitën, duke nisur nga Shkupi. Po ashtu edhe në Bullgari e Rumani, të ndëshkuarit sipas 7031, janë ose në burg ose të larguar përfundimisht nga politika….

4 komente në “Shanset e mbijetesës politike të “partisë non grata” Berisha-Meta”

  1. qytetar says:

    Kete here populli duhet te tregoje veten…
    …..jo thesin e miellit….

  2. Balo says:

    E keni gabim ..!
    Shkërdhim Peka dhe Agim puro Nethua ..e dinë të sigurt: koka e Saliut falet!
    Dhe sipas proverbit,koka e falur,nuk pritet!
    DHITET!

  3. raul says:

    Shume shpejt per te ndihmuar levizjen cartiste, staliniste, kastriste, haxhiqamiliste, dumbabiste, enveriste, marksiste te foltores se Vucidolit per te hyre ne zgjedhjet e 6 marsit do vije prane foltores dhe nje delegacion i Agimit te arte per eksperience . Ata do te takohen me neonazistin gabel Belind kerricin dhe komandantin e naziskineve te mamurrasit Kryegangsterin Muli horri te cilet jane ne balle te dhunes dhe molotovit ne cdo sulm te dumbabisteve kunder forcave vertet demokratike te pds te udhehequra nga kryetari legjitim i saj Basha.Prandaj aleanca e Habib Burgibes me hanxhar ne njeren dore dhe me cfurk ne doren tjeter duke vrapuar neper shkretetiren e Tunizise per te ardhur perseri ne pushtet eshte nje enderr e keqe e parealizueshme. Vucidoli dhe Burgiba me hanxhar ne dore e kane marre rrugen e mutit me kohe. Nje faqe e re po hapet per pdn dhe populli shkodran e di mire kush jane vrasesit e 2 prillit dhe kush sulmoi me molotov kryeministrine para 3 vitesh dhe ne 6 mars do jene ne anen e pds me Lulzim bashen ne krye per zgjedhjet lokale.

  4. Suada says:

    Po i latë të lirë këta çakenj, mos prisni gjëra të mira. Këta janë të destinuar për gjak njeriu. Lidhini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje