Trau i Albin Kurtit për shqiptarët, qytetarët protestë në Morinë: Vendim i padrejtë, dy doza na kërkojnë kudo kurse këtu duhen tre

24 Janar 2022, 12:39Sociale TEMA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë vendim për t’i vendosur masa drastike udhëtrëve që duan të hyjnë në Kosovë përmes doganës së Morinës.

Dhjetëra qytetarë të zonave rreth doganës së Morinës në Kukës protestuan sot kundër vendimit të qeverisë së Kosovës se për të kaluar kufirin është e domosdoshme doza e tretë e vaksinës.

Ata thonë se ky vendim është i padrejtë dhe se nëpërmjet këtij vendimi cënohen lëvizjet e tyre të cilat kanë qëllime pune, shëndetësore dhe familjare.

Ndërkohë organizatori i protestës thotë se me dy doza vaksine janë të lirë të udhëtojnë kudo, ndërsa mes kufrit Shqipëri-Kosovë kërkohet një e tretë, gjë e cila nuk duhet të ekzistojë.

Të shtunën qeveria e Kosovës mori një vendim ku thuhet se çdo person i cili hyn në territorin e Kosovës duhet të posedojnë certifikatën e tri dozave të vaksinave kundër coronavirusit ndërsa për të gjithë ata të cilët kanë vetëm dy doza të vaksinës duhet të posedojnë edhe testin RT-PCR të bërë 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare.

7 komente në “Trau i Albin Kurtit për shqiptarët, qytetarët protestë në Morinë: Vendim i padrejtë, dy doza na kërkojnë kudo kurse këtu duhen tre”

  1. arben says:

    ky eshte nji idiot total ,po futen nga te gjitha anet pa teste e pa vaksina ne veri te kosoves dhe per ne te shqiperis duhen tre doza vaksin dhe pastaj duhet te futesh ne kosov,po si ska turp ky idiot njeri ,dhe mbi te gjitha ku eshte kryeministri jone qe nuk ka thene nje fjale per gjithe keto qe ndodhin.mjer kosova per nje idiot si ky albin (se vec albin NUK ESHTE).

  2. Qytetar says:

    TE NJEJTIN RREGJIM TE APLIKOJE DHE QEVERIA E SHQIPERISE PER KOSOVEN. INFEKTIMET NE KOSOVE JANE PASOJE AFATGJATE E POLITIKES SE IDIOTIT KURTI ME VAKSINIMIN E POPULLSISE SE KOSOVES.

  3. On says:

    Kosova ka shtet jo han me 50vporta e kryeministra qe punojne ne FB

    1. Ilir says:

      Hahaha… ka shtet Kosova???Kur e ben Rama… eshte tradhetar???Vella i Vucicit??????ndersa Kosova paska shshshteeet…

  4. Shaqo says:

    Oh sa mire me kene shqiptar ose me mire patriot kosovar.
    S’kini pare gje akoma.

  5. Supaxhiu 300 evro says:

    Injorant te gjith vendeve bashkohuni!çfar me nder rregulla kerkoni ju qe deshironi te hyni ne Kosove?Nuk e keni ber dozen e tret,ik pirdhuni e mos çani derrasat,ende nuk e kuptoni se po vdesin njerezit si pulat,vaksinohuni dhe hyni ku t’ju doj fundi i shpines.

  6. leko says:

    Gomari Kurti kerkon 3 doza te vaksines per shqipetaret nga Shqiperia ndersa kosovaret jane vaksinuar me dy doza…..
    Nuk ka faj se Shqiperia hapi dyert ne sezonin veror per vellezerit Kosovar por ske ci ben kur gomari behet krueminister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje