Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në ministrinë e Bujqësisë për fondin e garancisë sovrane në dispozicion të fermerëve për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë, pjesë e paketës mbështetëse prej 4 miliardë lekësh.
“Koha e bujqësisë së lëmoshës ka perënduar ashtu si kundër ka perënduar dhe koha e bujqësisë vetmitare, e atyre që mbeten thjesht në kufinjtë e ngastrës së tyre pasi është e pamundur, sado që të bëjë qeveria apo shteti për ta, që të garantohet një e ardhme më e mirë, apo që e tashmja të ketë një pamje tjetër.
Dua të ju them të gjithë atyre që sot me gjasë na ndjekin për të përsëritur një mesazh nga ana jonë se duhet të jenë më shumë këmbëngulës që në sektorin e bujqësisë, është e domosdoshme që të shikohet e ardhmja me syrin e inovacionit, me syrin e sipërmarrjes, e cila beson tek investimi i kapitaleve dhe po ashtu patjetër beson dhe tek ndërveprimi.
Tani praktikisht hapi rrugën e një çasjeje nëpërmjet një linje kredie dhe mundësisë së ndarjes së rriskut. Ajo që kemi sot para syve nuk është një arsye për të qenë plot të kënaqur, por plotësisht të bindur se kjo është rruga. Janë 6 mijë përfitues nga ky fond.
Nga qeveria shqiptare vihet në displozin një fond tjetër për të mundësuar rritjen në këtë rrugë. Unë jam shumë i bindur që sot Shqipëria i ka të gjitha rastet e suksesit. Cila është rruga e të ardhmes në modernizin e sektorit të prodhimit bujqësor, të përpunimit, të agropërpunimit. Rruga e të ardhmes nuk është më ajo e ndjekur jo më nga 2-3, por nga qindra që po bëhen mijëra dhe na takon ne si qeveri, i takon Ministrisë së Bujqësisë që të investohet seriozisht për të promovuar këto shembuj në sytë e të gjithë të tjerëve për të treguar me forcën e veprave të këtyre aktorëve se suksesi është i mundur dhe rruga e të ardhmes është e mundur, për ato që janë në kushte duke u bashkuar, të prodhojnë dhe të eksportojnë, por edhe në ato që të investojnë në agro-turizëm për ta sjellë konsumatorin tek dera e shtëpisë”, deklaroi Rama.
Me 30 miljon euro nuk mjafton as per te blere farat e shaleqirsit,Rama eshte nje mashtrues hajdut shoket Saliut Metes bashes etcccc
Bujqesia do vuaje heqjen e skemes se kompesimit te tvsh…..
Per ty gjithcka eshte e pamundur ….
Por pse je kryeminister ?
Duhet te gjesh zgjidhje per problemet.
Pse Maqedonia,Serbia mos te flasim per vendet e BE-se ndihmojn me fonde bujqerit ndersa ti jo?
Ushtrin pa fonde ,Bujqesin zero Mjekesin e kalove tek PPP-te e beri Shqiperin te pajetueshme.
po ku ti gjej fondet? Tua heqi skemes se pensioneve dhe asistences sociale? Tua heqi infrastuktures rrugore? Arsimit? shendetesise? Qeveria e ketij Tames po jep me shume sec ka dhene ajo e sali kuckes.
Jo mor edi jo..bujku shqiptar I ka zero shanset e mbijeteses dhe e gjitha kjo strategji fale pu es tende.. po pse or tutkun nevoje vetem per kredi ka bujku shqiptar??kur greku I stimulon me menyra nga me te ndryshmet bujqesine e vet jep miliona euro cdo vit jo kredi por I jep si ndihma I gjen garant edhe tregun ku te shitet malli po keshtu edhe serbi ti sjell produktet e tij ne mes te Tiranes e deri ne Konispol ..po fshatari shqiptar ku do ti shesi prodhimet e tij ? sa here kemi pare ferment tu ngelen prodhimet ne fushe..politika jote eshte shume e qarte eshte antishqiptare ti po punon per te gjunjezuar cdo lloj biznesi ne shqiperi sepse punon per grekun dhe serbin..
(moderatori te plasesh ti edhe Mero bashk me ty une do vazhdoj ta jap mendimin tim ashtu sikurse besoj,gazeta juaj eshte nga me besniket e qeverrise dhe nje strofke e garantuar filogrekesh..normalisht qe une shkruaj edhe ne forums te tjera dhe pet te gjitha censurimet qe me beni do te vije dita kur do te ballafaqohemi)
KM flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës!
A thua po e therret ndonje bujk t’i punoje token a ti mbjelli kulturat bujqesore?! Kooperativizimi i bujqesise e blegtorise mbi baza private dhe vullnetare besoj se dihet nga cdo fshatar, fale eksperiences shumevjeçare, etj. etj.
Ne nje kohe qe duhet te përgjigjet per detyrat e shtetit si rregullator i prodhimit dhe tregut, por edhe mundesine e subvencionimit, te kulturave te većanta per ekonomine tone.
Tung