Deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi denoncoi sot në Kuvend gjendjen në shkollat dhe universitetet e Shqipërisë, duke u shprehur se ato nuk kanë ngrohje.
“Do kërkojmë një borxh tjetër. Ta kemi edhe këtë 20 milionë eurosh se na duhet. Unë flas si ish-student dhe ish-pedagog. Bëj diferencën si janë kushtet në konvikte jashtë Shqipërisë. Në Shqipëri personat që s’kanë mundësi financiare nuk paguajnë dot as shtëpinë e studentit.
Nuk bëjmë asgjë prodhojmë vetëm marrje borxhesh. Sot studentët shqiptare ngordhin së ftohti, auditoret janë kallkan. Ne në mbledhjet e Kuvendit nuk kemi mundur të ngrohemi të gjithë, jo më të imagjinojmë si janë auditoret. Pse sot auditoret janë bosh?
Sepse Shqipëria nuk ofron asgjë për studentët? Si ka mundësi të shkoi një nga unë nga Lushnja dhe të marrë bursë. Në Shqipëri nuk ha dot me 2 mijë lekë asnjë sufllaqe në Tiranë. Ne jo vetëm jemi 100 vjet mbrapa por edhe 50 vjet anash. Mos merrni lekë kot sepse në 2050-ën ata fëmijë do t’ju godasin, sepse jo vetëm asnjëri nuk realizon ëndrrat, por këtu pa pasur teser partie nuk fillon dot punë. A e dini që në shkollat e Lushnjes, kostoja e rikonstruksionit kalon vlerën e ndërtimit, atë që ministria e Financave ka si bazë.
Hajde shikojeni rezultatin. Kemi vënë ashensor 30 mijë euro, punon jo, janë 30 mijë euro të humbura. Shikoni shkollat e fshatit, përveç bojës tuaj pink asgjë nuk është bërë, brenda i keni lënë për ibret. Janë po ato ndërtesa. Keni terezinë t’u vini buzëkuq ndërkohë që brenda i keni lënë pa të mbathura. Pa vënë mistrinë e parë me llac doni edhe 20 mln euro. Siç keni bërë për reformën në drejtësi ju të Financave, keni marrë një kalem një letër sa kushtojnë. Apo i fusni 40 të dënuar në një furgon dhe i shënoni 40 rrugë”, tha deputeti.
ik merrrr dreq andej mbushu me ndonje cep u bere ti per politiken e madhe ai ja leu buzet po ju nuk rregulloni dot shtepin tuaj mer kaqol se vidhni dhe qeramidhet e shtepis tuaj me keni nxjerr dhe 4 kanditat ne LU se kualitet i madh intelektual PD e qytetit nuk dini ke te zgjidhni dhe ty me nje kembe nga Berisha e nje tek Luli e na bene gallat ne kuvend se po na imition Murrizin po me ata qe mbeshtet as ti vet nuk e di ku e care je
Jam dakort qe shteti duhet ti beje me ngrohje shkollat, por nuk ka per detyre tu bleje sufllaqe askujt. Mos kerkoni qiqra ne hell. As ne komunizem qe i merrte persiper te gjitha qeveria qendrore nuk te jepnin ushqim ne shkolla. Vetem cerdhet dhe kopshtet dhe jo te gjitha ishin me ushqim.
Cfar thote ky laluci qe i ka ikur voraxhiut nga dora…
Laluci i pidhit te sateme.
Nje Nard,nje Mslym tjeter ne kuvend ..haaaaa…
Deputet dhe Professor,
Para se te dalesh ne ate foltore dhe corroditesh mendjen e shqiptareve te ndershem, sill disa fakte sa paguajne studentet jashte per te ngrene dhe per shkollen pastaj tregoj edhe kushtet e tyre neper shtepia studentesh dhe konvikte.
Ju jeni te peshtire.
Ja po te pergjigjem un se sa paguajn ne Shtetin ku un jetoj. Pagesa llogaritetet ne baze te te ardhurave te familjes,dhe kur familjes i mungojn te ardhurat,parat ja paguan shteti,me kushtin qe kur femija te dali ne pun ato para do ti kthehen shtetit,Problemi ne Sqiperi esht se Rinia nuk ka te arshme dhe po tja paguaj shteti,hajde tja gjej adresen pas disa vitesh,se ne cilin shtet te botes ndodhet.
deputet je bej punen , kerkoj llogari dretuesve mos rri