Në një bisedë mes dy vendeve, Kina i ka thënë Shteteve të Bashkuara se dëshiron që të gjitha palët e përfshira në Ukrainë të qëndrojnë të qeta dhe të shmangin rritjen e tensionit, ndërsa Shtetet e Bashkuara theksuan de-përshkallëzimin dhe paralajmëruan për rreziqet e sigurisë dhe ekonomike nga agresioni rus, shkruan Reuters
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, biseduan rreth situtatës në Ukrainë në një telefonatë të mërkurën.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të qëndrojnë të qeta dhe të mos ndërmarrin veprime që nxisin tensionet dhe krizën”, tha Wang tha në një deklaratë.
Rusia, e cila ka pozicionuar forcat e saj ushtarake në kufijtë e Ukrainës për disa muaj tashmë, i ka kërkuar NATO-s të tërheqë trupat nga Europa Lindore dhe të heqë dorë nga përpjekjet për të ndaluar Ukrainën, një ish-shtet sovjetik, të bashkohet me aleancën e NATO-s.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO e kanë kundërshtuar këtë qëndrim, por ata janë të gatshëm të diskutojnë tema të tjera si kontrolli i armëve. Wang, i tha Blinken se siguria e një vendi nuk mund të vendoset në kurriz të sigurisë së të tjerëve dhe siguria rajonale nuk mund të garantohet duke forcuar apo edhe zgjeruar blloqet ushtarake, tha ministria kineze.
“Për të zgjidhur çështjen e Ukrainës, ne ende duhet të kthehemi në Marrëveshjen e re të Minskut” tha Wang.
Kina ka forcuar lidhjet me Rusinë ndërsa tensioni midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është rritur për një sërë çështjesh, nga tregtia te të drejtat e njeriut, Tajvani dhe pretendimet detare të Kinës.
Kjo nuk eshte problem race apo transgender qe administrata e Biden dhe shoqes Kim jane specializuar. Putini nuk terhiqet se do duket qe qen qe leh dhe nuk kafshon. Politico qe eshte prane Biden e pranon qe Putini do godasi, Ukraina ne rastin me te mire do ndahet Europa do mbushet me refugjate, energjia e nafta do rriten dhe Russia do krijoje probleme be Bosnje e mbase Kosove nese Perendimi reagon shume fort ekonomikisht. Nderkohe Biden do humbi Kongresin e Senatin ne Nentor e do focusohet tek zgjedhjet dhe kjo pune harrohet. The End