Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 17-vjeçarin Florian Pervathi që ekzekutoi me pistoletë Ndue Lekgjonaj në Manati të Lezhës më 24 janar, duke u hakmarrë për babanë e vrarë.
Avokati i të miturit, Andi Durra menjëherë pas vendimit të gjykatës në një deklaratë për mediat është shprehur se kjo është një ndër ngjarjet më të rëndë që ka tronditur të gjithë, pasi viktimë sipas tij nuk ishte vetëm 62 vjeçari por dhe klienti i tij.
“Do të jetë seanca e radhës për vlerësimin e vendimit. Nuk pritej ndonjë vendim tjetër për shkak se është vepër me rrezikshmëri të madhe shoqërore. Është rasti i parë që kemi 2 viktima, një është ai që humbi jetën dhe që ngushëlloj familjarët, dhe viktima e dytë që nuk do të jetë i fundit është dhe autori i veprës penale i cili nuk do të jetë i fundit.
Fajtore jemi të gjithë pasi e kemi nxitur nga pak që të kryen kjo vepër penale qoftë duke e quajtur gjakmarrjen si vepër penale qoftë media qoftë opinioni duke i rritur me një urrejtje të tillë. Klienti im është i mitur dhe ishte shumë i tronditur, deklaratën e ka dhënë në polici në prani të psikologut.
Është një ndër ngjarjet më të rëndë që ka vetëm viktima. Do të bëj të pamundurën për përfitimet e klienti tim sipas ligjit”, ka thënë ai.
Floriani kur ishte vetëm 4 vjeç, iu vra babai për një sherr banal, ndërsa po në të njëjtën dite e ëma piu helmin sapo mori vesh për humbjen e bashkëshortit.
Autori i vrasjes së babait të Florianit Ndue Lekgjonaj, kreu afro 7 vite burg dhe më pas u largua nga vendi. I riu në pa mundësi për të marrë hak ndaj autorit, i zuri pritë të vëllait duke e qëlluar me 6 plumba dhe me pas u vetëdorzua në komisariatin e policisë së Lezhës.