Këshillimi Kombëtar, Rama-qytetarëve: Të marrim vendimet e duhura teksa politika zhurmon nga bravat, sharjet e përçarjet nga ata që s’kanë ç’ti japin Shqipërisë

28 Janar 2022, 16:27Politika TEMA
Këshillimi Kombëtar, Rama-qytetarëve: Të marrim vendimet e

Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë mbi 1000 pyetësorë të Këshillimit Kombëtar të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në këtë nismë, ndërkohë janë mbi 36 mijë numri i pyetësorëve të plotësuar online.

Ai shton më tej se duhet vazhduar të dëgjojmë njëri-tjetrin, si qytetarë e njerëz për të marrë vendimet e duhura për Shqipërinë, ndërsa ka “thumbuar” opozitën teksa shkruan se “politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë”.

“Kalon mbi 1000, numri i pyetësorëve të parë të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në Këshillimin Kombëtar, ndërkohë që ka kaluar mbi 36.000 numri i pyetësorëve të plotësuar online në linkun https://keshillimikombetar.al/

Le të vazhdojmë të dëgjojmë njëri – tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen, teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë”, shkruan Rama.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje