Vjeshta e Doktorit

29 Janar 2022, 12:00Politika TEMA

Nga Namir Lapardhaja

As vet Sali Berisha nuk e dinte se pse atë të enjte mbrëma pronari i një prej televizioneve më të mëdha në vend, nuk doli si zakonisht ta priste tek hyrja, ashtu siç kishte bërë për një kohë të gjatë me të ftuarit e vet.

Edhe çudi: atë ditë Doktori kishte dhënë udhëzime që, në konfliktin me Rusinë, Ukraina të pajisej me fishekë shqiptarë.

Ndonëse e ulën në rresht të fundit në Kuvend, besnikët e tij kishin negociuar që t’i jepet fjala në foltoren parlamentare. – “Edhe një herë Berishën për procedurë e të ikim ne…” – u lexua në mesazhin e shkëmbyer me drejtuesen e seancës.

Mos ndofta dhënia e dorës së atij deputetit nuk kishte dhënë asnjë efekt.

Televizioni i familjes e kishte “shitur” si diçka të madhe një gjest takimi krejt të rëndomtë.

Gjithçka kishte ndodhur aq shpejt saqë nuk u mor vesh se kush përfitoi nga tjetri.

Mos ai deputeti e kishte pasur me të hedhur…?! Mos fshihej një nëntekst pas atij shtrëngimi duarsh…?! Mos…?!

“O budallenj, jam Sali Berisha unë…” do t’i ketë kaluar në ato çaste Doktorit…

Të mendosh se ai, Sali Berisha, një ndër politikanët më të pushtetshëm në Shqipëri, njeriu që kishte ngritur dhe ulur në karrierë dhjetëra figura; njeriu që kishte pasuruar e u kishte ndryshuar jetën qindra personave; njeriu që kishte ndarë pushtet dhe para për një kohë të gjatë me mijëra të tjerë…, të ndihej i vetmuar dhe t’i gëzohej dhënies kalimthi të një dore.

Kohë të turbullta për Doktorin…. Ç’ishte kjo punë?!

U kishte premtuar demokratëve që nuk do t’i përziente çështjet e tyre me hallin e vet, mirëpo i gallaviti aq keq saqë i ka shtënë në armiqësi me njëri-tjetrin.

U premtoi se do t’u hiqte Lulin dhe do t’u jepte garën… Madje, mblodhi rreth vetes të gjithë ata që nuk donin Bashën me justifikimin se vetëm Doktori mund ta zbojë Lulin, mirëpo bëri bash të kundërtën.

U premtoi Kuvend më 8 dhe Referendum më 18 dhjetor, mirëpo u dha gas dhe hunjë pas shpine më 8 janar të gjithë atyre që besonin verbërisht se urrejtja dhe dhuna mund të legjitimohet nga ideja se “atë punë e di Doktori”.

Kishte qenë dikur e s’ishte më…

Ai, Doktori i madh, që simbolizonte fitoren dhe pronësinë mbi Partinë…

Ai që të gjithë besonin se me një ultimatum mund të trembej Luli e kryesia, me një fishkëllimë mund të mblidhej anëtarësia e shqiptaria, me një shenjë mund të goditej godina dhe selia…

Ai që kishte premtuar një parti më të fortë dhe po i strukte në kotecin e një partiçke të dobët…

Ai që dikur frymëzonte shqiptarët, sot entuziazmonte vetëm një pakicë të margjinalizuar, agresive dhe të verbër.

Një herë e një kohë Doktori kishte qenë tjetër, por sot ai është më i braktisur se kurrë.

Ndonëse media pranë tij, krijon lajm aty ku nuk ka ngjarje dhe njerëzit e tij prodhojnë zhurmë aty ku mbizotëron heshtja, është e dukshme se propaganda po i shteron, kreativiteti po varfërohet, gjetjet figurative janë shndërruar në mëse të zakonshme.

Edhe kur ngrihet me shkop në dorë në mes të emisionit dhe tregon me të madhe se sa shumë e duan, ai vetëm se zvogëlohet në sytë e publikut.

Doktorit do t’i duhej KOHË, mirëpo ajo është e vetmja gjë që nuk ka.

Ai është duke konsumuar vjeshtën e tij politike. Dhe pas vjeshtës dihet…

Ia beh dimri… Me të ftohtin acar…

17 komente në “Vjeshta e Doktorit”

  1. Kozmo says:

    EHH MORE GAZETARUC SA ENDRRA TE BUKURA SHIKONI ME BERISHEN, ME VJESHTE DHE DIMER. SA VJESHTA DO TE KALOJNE, SA ENDRRA DO TE THURESH, POR BERISHEN AS NE PENSION NUK DO TA SHIKOSH. ASHTU TE SHTREMBERUAR, NE PARLAMENTIN E TE GJITHE TE KORRUPTUARVE.
    MOS JU GENJEJ MENDJA QE AMERIKANET DO TA SPASTROJNE SHQIPERINE.

    1. Ms says:

      Zgjohu Kozmo!!!! Ikët për lesh!???

      1. Vetem Dr. Djalli mund te quhet ky perbindesh says:

        Pash nderin, mos e therrisnin kete vrases “Doktor”. Vetem Dr. Mortja ose Dr. Evil (Djalli) mund t’a quani. Ka vrare kaq shume njerez dhe ka shkaterruarc kaq shume familje dhe jete sa qe ky nuk mund te quhet me me ate term.

    2. Ladi says:

      Zgjohu Kozmo! Nuk je në anije kozmike, por po fluturon me presh në…

  2. Vranakonti says:

    Eshte me se e qart,Saliu eshte ne grahmat e fundit.s’shpejti do ta shikojme me paterica dke ecur me nga dal drejte shpirterave qe po e therresin atje ku i ka derguar ai vete,ne parajse. Saliu eshte i padobishem per kete kete bote,madje eshte i demshem.

  3. Cdo e keqe ka nje te mire.... says:

    Jugu dhe Berisha jane peng te njeri tjetrit,se e kane perdorur jugoret dhe minoritaret (bota:vllehe,serbe,greke etj) si kelysh te rritur ne koliben e tyre e qe ia dine te tera veset,huqet e dobesite dhe e kane perdorur kobure kunder veriut te mire e sidomos dibraneve!!! Ndaj as qe kane ne plan te largojne a burgosin Berishen!!! Dhe Berisha eshte koshient per kete perdorim dhe luan me jugoret!!! E genjejne se do te te heqim non grata vec hiq lulin e te vene topallin,miken e rames me shoke!!! Jugu qe merret akoma me Berishen,me vjen keq ta them,qenka me i ulet se berisha dhe merenaret e korruptur e te inkriminuar te tij!!! Ra Berisha dhe jugu zbuloi fytyren e tij dinake e te pafisme dhe mjerane e INJORANTE!!!

  4. Jugu says:

    Jugu i ka qire nonen Berishes o klluf kari Kete e tregoi ne 97 jane maloket si ty qe perkrahin Berishen

  5. Erzeni says:

    Saliu u mesua me Fatos Nanon,qe e trembte me mamurrsit,tani ka Rene ne “hundelesh”,I ka has sharra ne gozhde me Edi Ramen,do perfundoj ne burg.

  6. Ch says:

    O Nam Mir, nuk i doli ta priste se i ka i dale nami pertej oqeanit.. dhe s ka me interes
    po problemi eshte ata qe dalin e presin akoma,
    ata te rinjte qe lene shkollen ( si zotrote para 20 a 30 vjetesh) per ta pritur…
    Juve ju duhet nje Dritero qe tu ja plasi ne sy dhe t ju thote qe kjo parti filloi si levizje per ndryshim dhe pushoi se qenuri demokratike më 23 mars 1992 se filluan me njetin revanshizem si ne 46..
    Po keta te 46 bene progres ne gjitha fushat ( duke vraie e du prere pa dyshim) po per PD ne a mund te na thuash ku eshte progresi kur vetem ne ate Beratin tone u vrane me shume 92 97 sesa 46-90
    Kur ta kuptoni se pd lindi e vdekur dhe basha eshte pjelle e kopje e keqe e berishes mund ti prishni Namin Rames.. deri atehere faljuni zotit qe ne kohe termeti e pandemije ishte Rama se imagjino Bashen me noken e mziun etj etj.
    Ja kshu o bashkefshatari im nga lapardhaja

  7. Ho ho says:

    Posi posi o Erzen “trim i madh Edi “.
    Ata qe e njohin e dine “sa trim ” eshte Rama.

  8. Maqo says:

    Vdekja e Doktorit, do te ishte nje titull me i goditur!
    Vdekja i ka ardhur ketij njeriu, por per ta kallur ne dhe nuk po e kallin akoma!

  9. Xeni says:

    Po sikur te jete pranvera e doktorit dhe dimri i lulit? ??

  10. Namkeq karbunara says:

    Namir djali me Berishen akish shans te e je ne politike dhe do ngelesh ne province, por me Bashen i ke akoma me te vogla shanset, shume me te vogla! Je ne dimrin tend te promovimit tend ne politken e pas 2022-shit e tutje!

  11. Fshatari says:

    Ky eshte njeriu, qe eshte mbushur plot me urrejtje, qe nuk ndjen dhembshuri, as mall, as gas, as dashuri, as brenge, as shprese, as keshille per te mire, eshte nje i vdekur i gjalle, nje i vdekur i pakallur.
    Lexoni cfare ka thene i madhi Dritero Agolli per kete tip njeriu:
    ”Kur njeriu nuk ndjen as mall, as brenge, as dhimbje,
    Nuk ndjen as gaz, as hidherim, as shprese,
    Nje gje ju them me ndershmeri dhe bindje:
    -Lereni te vdese!”
    E keqja e ketij lugati eshte se ky nuk iken, pa bere zullume deri ne grahmen e fundit…
    Eh, salih kolera! Te rriti partia dhe ti vet u ”rrite”…
    U ngrite ne pushtet, shume lart u ngrite…
    Nga lartesia u rrezove, theve qafen, rreshqite,
    Partise si muti pas kepuce iu ngjite.
    S’iu shqite, salih, qe s’iu shqite…
    I mjeri ti, qe ia arrite kesaj dite!

  12. pali says:

    Po,doktori mori persiper me i a pastrue Lulit partine ! Gjithe llumin e partise e mori me vehte doktori,kte te mire bani ai!

  13. Asd says:

    C’doktor o zoteri!? Ai eshte kasap!

  14. rexha 10 says:

    Per keta tipa si ky lugati ,eshte vetevrasje te zbresesh nga kali ,.Aqe dhe me keqe qe problemin e ka me SHBA ,me ata qe e lane te vriste ke ti dilte perpara ,sa ne sfondin politike doli shprehja e fameshme ;JAME Sali Berisha une ,,,,,,,ooo rrote thirri mendjes ,kure ishte kryeminister ,dhe kryetarje e Parlamentit ,locka e Shkodres ,te mberthente nga zhelet ,dhe te dergonte ne burge . dhe ne rrime e flasim per demokraci ne ate vende .kure e dime qe ne krye ishin kasapet e serbit ,dhe jo doktorret Shqiptare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje