Debati në FSHF, Fidel Ylli: Duka të japë dorëheqjen, futbolli ka nevojë për ndryshim rrënjësor

30 Janar 2022, 17:05Sport TEMA

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli i ftuar në News 24 lidhur me situatën në FSHF tha se Armand Duka duhet të japë dorëheqjen dhe se futbolli ka nevojë për një ndryshim rrënjësor.

“Të drejtën për të bërë futboll ta jep ministri i sportit dhe në qoftë se ti nuk je në rregull dhe ke shkelje të hedhin në gjyq.

Ne kërkojmë që në Federatën e futbollit të ketë proçes të rregullt, të drejtë, transparent. Njerëzit e Federatës shkojnë i bëjnë presion delegadëve. Si njeri i sportit që jam dua që të gjithë federatat që bëjnë zgjedhje, të jenë transparente.

Pse sporti duhet të njolloset, mua nuk më intereson se është Z. Duka apo dikush tjetër. Duka duhet të dorëhiqet sepse u bë 20 vjet aty. Edhe Platinia i kishte votat, edhe Blateri i kishte votat po ku përfunduan tani? Votat i kanë këta, por duhet të japin përgjigje para drejtësisë”, theksoi Ylli.

Ylli theksoi se kryebashkiaku Erion Veliaj është në të drejtën e tij në debatin për FSHF-në, pasi është aksioner në klubin e Tiranës dhe kësisoj interesohet për menaxhimin e fondeve dhe të mirave që investohen për sportin në territorin e kryeqytetir.

4 komente në “Debati në FSHF, Fidel Ylli: Duka të japë dorëheqjen, futbolli ka nevojë për ndryshim rrënjësor”

  1. Drini says:

    Ky qe shiti mandatine deputetit per djalin e Qifes

  2. On says:

    Kur flet Fideli o perendi…ky do e ngreje sportin me Gjozen…o zot

  3. Taulant says:

    Ky qe dergoi nipin ne Tokio ne vend te trajnerit te ekipit te peshengritjes.
    As me vendet Afrikane nuk ndodhi nje gje e tille.

  4. WTF was that? says:

    Idiote ne krye te puneve ne cdo sfere te jetes .Shqipot nuk dine te qeverisen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje