Beteja në gjykatë, Kushtetuesja rrëzon Metën: Asnjë gjyqtar s’e jep dorëheqjen

1 Shkurt 2022, 13:18Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit të Presidentit Ilir Meta për dorëheqjen e trupës së gjyqtareve. Gjykata konstatoi se asnjë gjyqtar nuk parashtroi kërkesë për dorëheqje. 

Kushtetuesja është shprehur se kërkesa e Metës për gjyqtarët Vitore Tusha, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Marsida Xhaferllarin, Elsa Toskën, Sonila Bejtjan dhe Altin Binajn është haptazi e pabazuar.

VENDIMI 

“Lidhur me pretendimin për qëndrimin tej afatit 9-vjeçar dhe për propozimin e emërimit në një detyrë tjetër, shkaqet janë të pabazuara në Kushtetutë. Lidhur me pretendimet për shortin, afatin dhe pezullimin e tij u vendos të vlerësohet se janë të pabazuara pasi janë çështje të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, tha Vitore Tusha mbi argumentet kundër dorëheqjes së saj.

“Po ashtu pretendimi për parqitjen e një ankese për procedim disiplinor nuk përbën shkak për përjashtimin nga gjykimi të gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa lidhur me gjyqtaren Marsida Xhaferllari rrëzohet, pretendimi mbi mënyrën e emërimit është haptazi e pabazuar, po ashtu pretendimi për organizimin e shortit, pezullimin dhe afatin janë të pabazuara.

Për gjyqtaren Fiona Papajorgji kërkesa rrëzohet. Pretendimi mbi mënyrën e emërimit është haptazi e pabazuar. Pretendimi mbi organizimin e shortit, afatin dhe pezullimin janë të pabazuara sepse janë çështje të pavarësisë organizative të Gjykatës Kushtetuese. Paraqitja e një ankese për procedim disiplinor nuk përbën shkak për përjashtim.

Kërkesa për gjyqtaren Elsa Toska rrëzohet. Pretendimi për emërimin është haptazi i pabazuar. Pretendimi për organizimin e shortit, afatit dhe pezullimit janë të pabazuara.

Kërkesa për gjyqtarin Përparim Kalo rrëzohet. Lidhur me pretendimet se interesi që gjyqtari ka shprehur publikisht për vijimin e detyrës edhe përmes ndryshimeve kushtetuese nuk është një nga shkaqet që parashikohet për paanësinë e tij. Gjykata Kushtetuese ka deklaruar mbarimin e mandatit të tij dhe organet kanë vijuar me vakancat. Pretendimi për emërimin është haptazi i pabazuar.

Kërkesa për gjyqtaren Sonila Bejtja rrëzohet. Pretendimi mbi mënyrën e emërimit është haptazi e pabazuar. Pretendimi mbi organizimin e shortit, afatin dhe pezullimin janë të pabazuara sepse janë çështje të pavarësisë organizative të Gjykatës Kushtetuese.

Dhe kërkesa për gjyqtarin Altin Binaj, pasi pretendimi mbi mënyrën e emërimit është haptazi e pabazuar. Pretendimi mbi organizimin e shortit, afatin dhe pezullimin janë të pabazuara sepse janë çështje të pavarësisë organizative të Gjykatës Kushtetuese”, tha Tusha teksa lexoi vendimin.

1 komente në “Beteja në gjykatë, Kushtetuesja rrëzon Metën: Asnjë gjyqtar s’e jep dorëheqjen”

  1. alphade says:

    Metush …I dhje nusja ne kale ! Hajdut ke marre fund,
    ik mos ta shohim me surratin do te ngrysesh jeten ne
    REC !! Shihni ju shqiptare se si I degradon politika nje-
    rezit e babezitur per pushtet !!!! Te korruptuari, te gji-
    the pa perjashtim para Drejtesise !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje