Muli përgatititi sot një darkë të Doktorit me Metën

2 Shkurt 2022, 20:22Antena TEMA

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që nesër, ditën e enjte, të vazhdojë seancën për shkarkimin e Metës.

Siç është zakon, një ditë para vendimeve të mëdha të gjykatave për Metën, Doktori shkon pi një gotë verë tek shtëpia e Metës dhe të nesërmen vendimi jepet me unanimitet.

Për këtë, Muli sot vendosi të hapte lajm që Doktori po darkon tek vila e Metës.

I vetmi problem që ngelej për t’u sqaruar, ishte  se tek cila vilë.

Në Lalëz i kanë vilat ngjitur.

D.m.th shtëpia e Lirisë, është ngjitur me shtëpinë e Ilirit, ndaj nuk ka kuptim të bëhej në Lalëz, se keqpërdoret nga Luli dhe thotë koalicioni u mblodh tek shtëpia e Ilirit.

Atëhere vendosën të mblidhen tek vila nr. 4 tek Pallati i Brigadave, që është vila e presidentit.

Nga ajo vilë Doktori ka marrë vendime të mëdha.

Duke u ulur në kolltukun që ulej dikur, Doktori kujton:

-Këtu isha ul atë natë që shkaruam Zef Brozin.

Ju thashë nuk dua ta shikoj më atë njeri aty dhe e zhduka.

Kur shkarkova Maks Haxhinë isha ul tek ai kolltuku tjetër.

U thashë nuk dua ta shikoj më aty dhe e hoqën.

Pastaj ai nga inati hapi piceri “Sorosi”.

Kur shkarkova Dhori Sollakun isha në këmbë.

Erdhi ky Lul Basha më fliste më zë të ulët, më thoshte “shiko se unë e njoh, nuk është burrë i keq”.

I thashë atë e di unë, dhe e hoqa.

Pastaj aty isha ul kur dola të shkarkoja Ina Ramën, por nuk i kisha më votat dhe më lindi ideja t’i thosha “lavire bulevardi”.

Ishte shumë e goditur. Gjithë gratë e PD u entuziasmuan.

Meta e dëgjonte i kënaqur.

-Tani Doktor duhet të bëjmë një foto e ta shpërndajmë që je për darkë nga unë.

Ta shikojnë ata të Gjykatës Kushtetuese.

-Patjetër, duhet ta bëjmë.

Por ti duhet ta çosh në gjyq në Francë. Aty ku e çova unë.

Vetëm atij gjyqi nuk kanë çfarë t’i bëjnë, se ata nuk mblidhen kurrë.

-Ke të drejtë, tha Meta. Duhet ta dërgojmë menjeherë.

Vetëm shpenzime poste kemi.

1 komente në “Muli përgatititi sot një darkë të Doktorit me Metën”

  1. thana says:

    Ka kohe qe shume shkrime te Zotit Muli duhen mbledhur e botuar ne liber me vete, sepse shquhen per nje humor te holle dhe i qendrojne kohes, madje vlejne per te sotmen e te nesermen e politikes shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje