PD publikon videon: Berisha vuri në Dibër burrin e prokurores që s’hetoi dosjen 184, poshtërimi më i madh që iu bëhet demokratëve

2 Shkurt 2022, 09:49Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të koalicionit mes Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit.

Sipas selisë blu, kandidati që koalicioni “Shtëpia e Lirisë’ ka propozuar në Dibër për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Premtim Kryemadhi, është poshtërimi që Berisha iu bën demokratëve.

PD shprehet se Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, duke vënë në dukje se ai është bashkëshorti i prokurores që sipas selisë blu mbrojti Edi Ramën duke mos hetuar dosjen 184.

REAGIMI I PD

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.
Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit  do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg.
Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë.
Po zgjodhe Sali Berishën e  Ilir Metën mban Edi Ramën. Nëse zgjedh Edi Ramën mban Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje