Partizani i pamëshirshëm ndaj Teutës, Tirana nis arratinë në krye

5 Shkurt 2022, 18:53Sport TEMA

Janë mbyllur dy ndeshjet e pasdites të luajtura në “Air Albania” Tirana-Skënderbeu dhe në “Elbasan Arena” Teuta-Partizani.

Skuadrat e kryeqytetit kanë “imituar” njëra-tjetrën teksa kanë arritur të sigurojnë 3 pikët e radhës në kampionatin shqiptarë.

Tirana mposhti Skënderbeun me shifrat 3-2 Skënderbeun. Golin e parë për bardheblutë erdhi nga i “zakonshmi” Taulant Seferi, i cili tundi rrjetën dhe i dha avantazhin skuadrës në minutën e 15-të.

Një supergol në minutën e 43-të erdhi nga ish-mesfushori i Kukësit, Vesel limaj, i cili nuk nguroi të ndëshkonte për së dyti herë portierin Rexhepi.

49-të trefishohen shifrat, sulmuesi De Silva, shënon golin e parë me fanellën e Tiranës. Braziliani mposht portierin e Skënderbeut me një goditje të saktë brenda zonës. Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari sinjalizon gol.

Skuadra e Memellit “zgjohet” nga gjumi në minutën e 66-të ku kapiteni Vangjel Zguro arriti të dërgonte topin në rrjetën e kryeqytetasve.

Skuadrat krijuan raste të tjera, ku korçarët e dërguan topin në portën e Bekajt për së dyti herë në minutën e fundit të shtesës. .

Tirana vazhdon kështu arratinë, me 43 pikë në vendin e  parë, ndërsa Skënderbeu endet në zonën e ftohtë.

Në “Elbasan Arena” Partizani “shpartalloi” Teutën e Renato arapit me shifrat 4-0. Një sfidë pa shumë histori për durrsakët të cilët u “shpërfytyruan” që në pjesën e parë me demat që arritën të dërgonin dy herë topin në portën e Qirkos.

Pas 100 sekondash arritën të gjenin golin e epërsisë me anë të Xhuliano Skukës. Shiko Golin

Goli i dytë do të vinte nga këmbët e Tedi Carës në minutën e 28-të, për t’i dhënë qetësinë skuadrës së Dritan Mehmetit.

Eljon Sota në minutën e 60-të treshifroi rezultatin ndaj Teutës e cila ishte inegzistente në fushën e lojës. Ndërsa  kishte vend edhe për golin e 4-të në minutat e fundit të shtesës, me Junior që vulosi rezultatin final 4-0.

Me këtë fitore Partizani shkon në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Teuta ngelet në 21 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje