Nga Adriatik Doçi
Pas Spiro Kserës, Saimir Tahiri është ish-ministri i dytë që dënohet me burg në historinë pluralizmit në Shqipërisë. Vendimi për dënimin e ish ministrit të Brendshëm me 3.4 vite është marrë nga tre gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Engert Pëllumbi, Igerta Hysi dhe Florian Kalaja. Ndërkaq, dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët i qëndruan akuzave të rënda ndaj Tahiri dhe që kërkuan 12 vite burg, janë Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Po kush janë 3 gjyqtarët që çuan në burg ish ministrin e Brendshëm, cila është karriera e tyre dhe si e kaluan Vetingun?
Engert Pëllumbi
Engert Pëllumbi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Pëllumbi e ka nisur karrierën në Gjykatën e Fierit. Në vitet 2017-2020, Pëllumbi punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës si pjesë e skemës së delegimit. Në tetor të vitit 2021, Pëllumbi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vetingut.
Megjithatë, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, kishte paraqitur në Komisionin e Vetingut, një raport negativ për Engert Pëllumbin, duke e klasifikuar si të papërshtatshëm për të shërbyer në drejtësi, pasi sipas DSIK gjyqtari mund të ndikohej në ushtrimin e detyrës së tij. DSIK i referohej një procedimi penal ndaj gjyqtarit në Prokurorinë e Fierit. Pëllumbi kundërshtoi konkluzionin e DSIK-së si kontradiktor dhe të pabazuar. Raporti i DSIK-së u rrëzua nga KPK-ja si i pabazuar.
“Nga provat e administruara nga Komisioni dhe praktikat e administruara nga organet e tjera ndihmëse në kuadrin e vlerësimit të figurës nuk u provua që subjektit i rivlerësimit të këtë pasur ndonjëherë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar”, thuhet në vendim.
Sa i takon aftësive profesionale, KPK-ja konstatoi disa mangësi në 8 dosjet e analizuara, por që “nuk përbëjnë shkak për ta konsideruar subjektin të papërshtatshëm dhe marrjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra”.
Engert Pëllumbi figuron në listën e gjyqtarëve të denoncuar nga Saimir Tahiri në vitin 2014, për vendime absurde dhe që betonizonin kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, duke liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda. Tahiri e akuzonte Pëllumbin se kishte liruar nga burgu Hekuran Meçanaj, i arrestuar nga policia për vrasje nga pakujdesia.
Florian Kalaja
Florian Kalaja ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës. Kalaja ka qenë në një klasë me Engert Pëllumbin. Në vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihmës magjistrat në Gjykatën e Lartë, më pas gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
Florjan Kalaja u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vetingut në dhjetor 2020. Kalaja është angazhuar edhe si pedagog në disa universitete si dhe është autor i botimeve në fushën e së drejtës civile. Kalaja u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në dhjetor të vitit 2020.
Nga analiza financiare e kryer, gjyqtari rezultoi me një balancë negative në shumën 590 mijë lekë. Sa i takon aftësive profesionale, Komisioni i Vetingut solli në vëmendje se Florian Kalaja kishte marrë tri vërejtje me shkrim nga ish-KLD-ja për kryerjen e gjykimit në kapërcim të afatit, se ka dalë nga seanca për t’u konsultuar dhe një rast tjetër kur Gjykata e Apelit Vlorë kishte prishur vendimin e marrë prej tij. Megjithatë, KPK-ja nuk kishte dilema për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit. Vendimi i KPK-së nuk është kundërshtuar as nga Komisioneri Publik dhe as nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Igerta Hysi
Igerta Hysi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010. Ajo e ka nisur karrierën në drejtësi në Gjykatën e Tiranës dhe më pas në Gjykatën e Rrethit Fier. Gjyqtarja Hysi është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në 1 nëntor të vitit 2021. Vendimi për konfirmimin e ndaj në detyrë nuk është kundërshtuar as nga as nga Komisioneri Publik dhe as nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Komisioni gjeti disa probleme jo të rënda në pasurinë e gjyqtaret, të pamjaftueshme për ta ndëshkuar. Ndërkaq, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte depozituar një raport për pastërtinë e figurës së gjyqtares, duke konkluduar se Igerta Hysi nuk ishte e përshtatshme për të ushtuar detyrën e gjyqtares.
Sipas DSIK-së gjyqtarja, në vitin 2014, kishte dënuar me tre vite burg tre persona në vitin 2014, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek zyrtarët publike, por i kishte liruar nga burgu me kusht. Sipas DSIK-së, gjyqtarja kishte liruar një tjetër person me kusht, i dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Nga informacioni i disponuar, prokurorit i janë dhënë para që të mos e ankimonte këtë vendim në Apel. Në vitin 2014, Igerta Hysi liroi nga burgu Arben Isufajt, i njohur edhe si Ben Qimja, i cili kërkohej asokohe nga Italia për trafik droge. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga KLD-ja inspektim dhe vlerësim të procedurave që janë ndjekur nga Igerta Hysi, për lirimin e Ben Qimes dhe dy personave të tjerë. Por vendimi u la në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë. “Nga inspektimi i kryer nga ish-KLD-ja, nuk u evidentuan shkelje ligjore të pretenduara si të kryera nga subjekti i rivlerësimit”, thuhet në vendim. Komisioni i Vetingut e rrëzoi si të pabazuar raportin negativ të DSIK-së.(Shqiptarja.com)
Fakti qe kaliruar nga burgu nje kriminel si Ben Qimja,kriminel qe e njeh gjithe Fieri,kjo nuk duhet te ishte me gjyqtare.
Te tre keta gjyqetar qe kane denuar Saimir Tahirin,paskan qene per t’u furur vete ne burg. Keta jane kriminel e jo gjyqetar.
Mirmbrema
Si gjithmone, gazetat, mediat merren me te padobishmen.
Populli thote:
”Nuk shikon traun ne syrin tend, Por do te shikosh nese ka qime tek syri i tjetrit ”.
Gjithe te mirat
Keta jane gjyqtaret shqiptare, te gjithe te perlyer,
por asnje gjyqtar nga bota demokratike nuk pranon te punoje ne Albanistanin e degjeneruar nga agjentura serbe ne Shqiperi.
Pune muti…, u pordh dhe vetingu dhe “drejtesia” (e trapit)…!!! Thjesht, te gjithe, jashte e brenda vendit, tallen me fukarenjte injorante shqipo-malokare mesjetare…
PO SI NUK DOLI NJE BUDALLA NGA VERIU KETO 30 VITE XHANEM,do te thoshte dikur Froku!
Ky lloj hermafrodit-i qenka gjyqtar apeli ???…. Zot na ruaj …! Ky nuk ka as atributet qe duhet te kete nje njeri i zakonshem . Ky eshte shaka’ e natyres . Mjafton ta shikosh , t’i degjosh zërin , lere pastaj po ta njohesh nga afer …. ; të bën per te vjellë ….! E pra , ky ka vetem nje funksion : atë të buratinit .
Mesa duket nuk ka gjyqtarë të kulluar. Më të shumtët ngelën në klasë, kurse këta që gjykojnë sot e kaluan klasln me brek nëpër këmbë që thotë populli. Dmth. kata kanë kaluar klasën me 4+ .
Tani, meqense eshte keshtu: keta te dy gjyqtare a jane ne konflikt interesi dhe nuk duhet te ishin ne gjykimin e Tahirit? Une besoj se kane nxjerre inatin pavaresisht nga te dhenat e tjera qe mendoj. Pra kjo eshte poshtersi demokratike dhe sipas nje parrulle: n’ato maja rripa-rripa, nje here ma hipe dy here ta hipa !!! Prandaj miljona e harxhuara nga vetingu shkuan perseri tek PLEPAT e Saliut. Ku ishim ? Asgjekundi; çfare beme? Nje mut me te madh. KJo duket shiqaré edhe tek SPAK qe s’do te beje drejtesi! Dhe Edi Rama ka besim tek vetingu dhe drejtesia e ré, si tha sot, por dhe tek Mitat Frasheri apo Xheraldina qe i ngre bustin ne mes te Tiranes dhe Le Donika Kastrioti ne Spanje. Ee, eshte pjerdhur tek bovi kjo pune tani, shyqyr qe kemi covidin perpara.
E Mero Fizi, fillove të sulmosh gjykatat dhe të mbrosh zbatuesin e planit për kanabizimin e vendit. Të gjjthë e dimë që në Shqipëri nuk ka gjykatës të ndershëm, por dimë gjithashtu që në kohën e Tahirit, më shumë kishte siperfaqe të mbjella me hashash se sa me jonxhë.
Zbatuesin e planit e ke ne gjirin e lalzit.Mos ja hiq meritat se ka rrahur gjoksin per 20 vjet.Me parate e asaj droge jetojne si sheike ai dhe deri ne 7 breza pas tij.
Ju dhjefsha Reformen ne Drejtesi
Denohet Saimir Tahiri se qenka kushri me nje trafikant dhe kapardisen dy hajdute dhe vrases si Like Hajduti dhe Sali Krimineli dhe gjith hajdutet qe ju shkojn mbrapa ketyre Haleve
FAJIN E KANE GJYQTARET THOTE MERUA TANI JO TAHIRI.BO BO SA LEGEN QE JE MO MERO.SI U KATANDISE KESHTU.KUR LEPIJE BYTHEN E SALIUT KISHE ME SHUME KARAKTER.ME RAMIUN PO TE SHTRYDHIN SI LIMON.NJE ARSYE E FORTE DOJETE QE SNA E KE THENE.
Futen ne burg Tahirin,dhe kane marre nga 500 mije euro qe kane nxjerre nga burgu kriminele te rrezikshem qe kane kryer perseri krime te renda,a nuk mbajne pergjegjesi keta lloj gjyqtaresh?
“Pse nuk e dinim ne,kush ishte Beqir Balluku?Një mut muti, që nuk kishte as kokë as hiç?
Po kë të vinim ministër!? Vehbi Hoxhën? Fraksionistin?”!?!
Amerika nuk e mendonte kurrë se gjyqtarët shqiptarë do dilnin 100% të qelbur në korrupsion!
Prandaj reforma e tyre dështoi…nuk kanë me se të ngrenë trupat gjykuese dhe prandaj ka plasur gallata!
Po dënimi i Saimirit ishte i paracaktuar…nuk kemi pse të habitemi…duhet që të dukej se gjithë ato para të reformës që vodhën shefat e Yurit ,kishin dhënë një lloj rezultati…prandaj e hongri Saja!
Gairet…..tre vjet kalojnë shpejt! Ti mbyll gojën se ndryshe…..t’a mbyllin të tutë!
Do me falesh 100 here, zoti “Predatori”, por me gjendjen ne Shqiperi me mire te lejoheshin te gjithe te mbillnin canabis sativa se sa te mos kishte drejtesi si sot , se demokraci do te thote shtet ligjor, liri do te thote shtet ligjor dhe shtet ligjor pa drejtesi , nuk ka. Edhe sot vendi yne eshte i pushtuar nga padrejtesia 100%, SPAK dhe Arben Kraja bejne sehir, keshtu te mos ankohet njeri per asgje. Une prisja qe Saimir Tahiri te denohesh shume vjet me ato qe kam degjuar, por ky ishte nje kompromise i poshter si gjithe te tjeret. Pa drejtesi nuk ka jete ne kete kohe. Le te vazhdojme keshtu se s’kemi ç’bejme, s’kemi fuqi, nuk i kundershtojme dot te keqes me force! Te faleminderit, ne qoftese e kuptove shqetesimin tim si shume te tjere.
Nuk jam aspak me ty kur thua që më mirë do ishte po të lejohej që të mbillej hashash se sa të mos kishim drejtësi. E para dje u vu pak drejtësi, sepse u provua që një minister ka qenë i përlyer në kanabizimin e vendit. Nuk është pak në ditët e sotme të degjojme që një ish minister i brendshëm dënohet me burg. Nuk ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë në këto 30 vjet.
Unë uroj që ky të mos jetë rasti i vetëm, por që të ndiqet me arrestimin e Salës, Likes, Ramës, Bashës, Veliajt, Ben Ahmetit, Ridvan Bidesë, Ilir Beqajt dhe gjithë atyre zyrtareve të korruptuar që e shpopulluan vendin tonë dhe e bënë atdheun tonë të pajetueshëm.
Shpresoj ta kem sqaruar sado pak këndvështrimin tim.
Respekte!
Ka “Pilat” ne historine e Tahirit, por pavaresisht mendimit pozitiv qe kam per Tahirin, ai duhet te ishte i kujdesshem dhe te ruante imazhin si personazh publik , ndoshta kjo nga mungesa e eksperiences dhe fuqia e pushtetit. Nuk jam dakord me sulmin qe i behet gjykates si dhe denigrimin e drejtesise per faktin se kete institucion e presin detyra te medha ne konsolidimin e saj si pushtet i pavarur duke pasur integritetin e duhur si dhe nisja e menjehershme e proceseve gjyqesore me peshqit e mesdhenj per te cilen populli eshte i lodhur e i zhgenjyer. Po te ndodhe kjo gje, Sajmir Tahiri do jete engjell perpara tyre.
tahiri eshte denuar mbase sepse nuk ka dhene leke se po te kishte dhene leke do kishte shpetuar
Po pse u shua dynjaja per nje gjykates qe skishte koflikt me Sajmirin e ta gjykonte po u caktua ky handikapi.
Ky trup gjykues eshte nje skandal i reformes se Kane nje CV me shume ” probleme ” duhet ta ndjekin ne rrugen dhe shtepine ate qe cuan qe ekzekutuan denimin eshte nje skandal nga reforma e drejtesi se vazhdon keshtu mos qofte se po’ vazhdon keshtu nuk Ka shprese se ky vend do kete shprese??????????
Pas Spiro Kseres ky Saimir Tahiri eshte ministri i dyte qe burgoset ne Shqiperine pluraliste – ben “zbulimin” Tik Doci!
Por per te gjuithe Docet duhet qartesuar dicka – Saimir Tahiri eshte i pari Minister i Brendeshem ne boten diktatoriale dhe pluraliaste qe burgoset me Akuzen – Bashkepunimi ne afera me Grupe KRIMINALE!
Te tille rast unik ne bote e servir Rilindja e Edi Rames qe me tej e zevendesoi ate Tahirin me…nje Xhafke qe kishte vellackon te denuar per trafik Droge !!
Ne c’do cast vdes nje budalla por
lindin dy.
Thua te jete veting natyror?
Me mir te lirohet nje fajtor
se te denohet nje I pafajshem.
Gjykata. e larte nuk ben pjese
ne kete seleksjon.
Te shpresojme!
Keta gjykates jane te paafte dhe te kapur. Jo per arsyen qe pretendon artikulli, por per faktin qe i hoqen nje nen Tahirit per ta denuar vetem 3 vjet nga 8 vite qe meritonte.
Po cbehet keshtu ore?! Po pse nuk u kerkuar nga avokati perjashtimi i kryesusit te trupit gjykues? Pse nuk u kerkua nga avokati edhe perjashtimi i dy gjyqtareve te tjere per te cilet eshte kerkuar perjashtimi nga DSIK? Po ketu eshte bere skandal fare.
Pse duhet të qëndrojne në drejtesine e re gjyqtar me këto shkelje si lirimi i kriminelve dhe te denoncuara para 7 vitesh.